15/10/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 tetor 1995

Senati dhe referendumi - dy ide të reja në shërbim të demokracisë

Përsa i përket Parlamentit, në projektprogramin e saj, PR, hedh një ide të re, gjithmonë mes synimin për t’i rritur nivelet e demokracisë, sistemin dhe dhomave: Senati dhe Parlamenti. Ky sistem që mbizotëron në të gjitha vendet demokratike, siguron një seri avantazhesh në krahasim me sistemin ekzistues tek ne. Në radhë të parë ligjet që do të miratohen do të filtrohen në më shumë instanca. Kjo do të sjellë një kontroll më efikas në bërjen e tyre. Duke qenë si një organizëm më vete Senati do të ndihmonte në rregullimin e anomalive të ndryshme, sidomos në funksionimin e administratës shtetërore. Në radhë të parë, Senati do të shtonte garancitë për një pavarësi reale të pushtetit gjyqësor, i cili, tani për tani, përbën “thembrën e Akilit” tek ne. Duke bërë në mënyrë të studiuar ndarjen e kompetencave, Senati do të shtronte kontrollin efektiv në politikën e jashtme, gjë që është jetike për fatet e vendit. Por më e rëndësishmja është se Senati do të vendoste një ekuilibër konstant ndërmjet parlamentit dhe pushtetit të presidentit. Kështu, ai do të minimizonte pasojat e një eprësie të presidentit mbi parlamentin dhe anasjelltas. Me tej f. 4

Berisha takon Papën

Romë “Rroftë Shqipëria” kjo ishte përshëndetja që Papa i bëri dje presidentit Berisha, në takimin që pati në bibliotekën private në pallatin papal. Takimi zgjati mbi 20 minuta dhe u zhvillua në një klimë shumë të përzemërt. Kjo është hera e dytë që Berisha takon Papën. Takimi i parë ka qenë gjatë vizitës së Giovanni Paolo II në Tiranë dhe Shkodër, vizitë e parë e bërë nga një Papë në Shqipëri, më 25 prill 1993. “Jam shumë i lumtur që do të takoj Atin e Shenjtë” – tha përpara takimit presidenti Berisha gjatë një konference shtypi. Berisha i bëri elozhe “kontributit shumë të rëndësishëm që Giovanni Paolo II dha për rënien e komunizmit dhe mbështetjen e madhe që dha për tëjen e demokracisë së re e në mënyrë të veçantë asaj shqiptare”. Në përfundim të takimit në Vatikan u bë shkëmbimi tradicional i dhuratave: Berisha i dhuroi Papës bustin e një shqiponje të bardhë, ndërsa Giovanni Paolo II i dha një medalje - kujtim i Papës. Berisha u takua më pas edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Angelo Sodano. Korresp. "Republika"

Vlora pa Enverë

Krejt e veçantë dukuria që po ndodh kohët e fundit në Vlorë. Janë 57 persona, të gjithë të quajtur Enver, 31 prej të cilëve nga qyteti, që po bëjnë të gjitha përpjekjet për ngjashmërinë civile në qytet, për të ndërruar emrin e përbashkët Enver. Motivi, edhe pse dikur deklarohet e diçka jo, duket të jetë fakti se këtë emër mbante ish-diktatori Hoxha. Vështirë të shprehesh ndonjë miratim apo kundërshtim para këtij fakti. Akoma më vështirë të gjesh ndonjë precedent tjetër të ngjashëm në botë. Aq jo e qartë, është fakti se Vlora rrezikon të mbetet pa asnjë Enver... “Sindik(alisti” 14 tetor 1995

Gjendja civile kërkon ta martojë për së dyti

…Me të njëjtën grua S.N. e dinte veten të martuar edhe zyrtarisht që në korrik të 1994, kur u paraqit në zyrën e Gjendjes Civile të Bashkisë së Tiranës, për të kryer formalitetet, por pas 15 muajsh i thonë se duhet të martohet sërish pasi nuk gjendet asnjë dokument që të vërtetojë martesën. “Harxhova gjithë paraditen duke kërkuar nëpër regjistra, por si përfundim në regjistrat e “shtetit” unë figuroj beqar. “Tani më duhet të marr dy dëshmitarë, llokumet dhe të degjoj edhe një herë formulën e betimit që do lejoojë përsëritjen e Gjendjes Civile”, thotë “viktima”. Për punonjësen e zyrës së Gjendjes Civile, e gjithë kjo histori është një harresë e thjeshtë, ndërsa për kryefamiljarin në normalitet që duhet bërë. Përsëri dhëndri dhe nusja duhet të thonë “po-në” me gjysmën zëri, që do shoqërohet me llokumet. Çifti të ri tani i duhet të çfëtohet edhe në njerëz tjetër, ndërsa dëshmitarët, nëse do të jenë të njëjtë, do ta ndjejnë veten më të qetë, pasi çifti i ka dhënë provat e devotshmërisë bashkëshortore. Gjithsesi urojmë që martesa e dytë të mos i sjellë telashe çiftit të lumtur. I. d.

Lëji për genocidin po dënon kriminelët e pafajshëm. Partinë Socialiste thonë se do ta ndihmojë gjithë bota demokratike, me kusht që të mos pretendojë të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Konkluzioni unanim i specialistëve është se PS i duhet shumë Shqipërisë, por në opozitë. Partia Socialiste meqë nuk po gjen elektorat në Burrel ka hedhur vështrimin drejt Brukselit. Atje pritet që të merren 87% të votave. Jemi për atë që dikush duhet të paguajë dhe dikush duhet të blejë, por po ndodh e kundërta. Sërvet Pellumbi e përshëndeti sekretarin e ri të PASOKU-t me një telegram shprese të nxituar. Aq të nxituar sa iu dogj dora marrësit. Telegrami mbyllej i “Juaji Sërvet”. Pas këtij teli, do të lidhen të gjithë mosmarrëveshjet që kemi me fqinjin e lashtë, të urtë, të edukuar dhe shumë të edukuar.

Liria e abortit “vret” 35.000 fëmijë në vit f. 4 Një papë që reciton si Zot! F. 8 A. BASHA - Rekordmeni i 400 m me pengesa për veteranët e Atletikës F. 9