Komuniteti shqiptar në SHBA proteston në Deiton, për çështjen e Kosovës dhe i tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk do të ketë paqen në Ballkan. Bukoshi përshëndeti bisedimet për paqen në Deiton, por theksoi se nuk do të rreshtin përpjekjet e shqiptarëve për jetësimin e republikës së Kosovës, për të cilën Bukoshi kërkoi që të jetë zgjedhje e pjeshme e zgjidhjes së plotë të krizës së ish Jugosllavisë Nuk mund të mohohet çështja e Kosovës, dhe askush nuk mund të thotë se një luftë në Kosovë nuk do të përfshijë të gjithë Ballkanin, deklaroi dje në një konferencë në Athinë, zëvendësministri i jashtëm i Shqipërisë Arian Starova Qindra demonstrues para Shtëpisë së Bardhë në Washington protestuan dje, ndaj pjesëmarrjes në bisedimet e paqes në Deiton të presidentit serb Slobodan Millosheviç. Rugova takoi diplomatë rusë, të cilët pasi u njohën me gjendjen e rëndë në Kosovë, të cilën e quajtën jo normale, u angazhuan për zgjidhje paqësore përmes dialogut të problemeve. Berisha takohet me Sorosin dhe e falenderon atë për ndihmën e fondacionit Soros në përgjithësi dhe në veçanti për projektin e Arsimit. Nënshkruhet marrëveshja për ndihmën ushtarake që Gjermania do japë Shqipërisë nga sekretari i shtetit për mbrojtjen të Gjermanisë dhe ministri shqiptar i mbrojtjes. Mati - 96 do jetë sërvitja e parë e përbashkët shqiptaro-gjermane që do zhvillohet në Shqipëri në pranverën e ardhshme. BERZH optimist për reformat në Lindje dhe sipas një raporti të lëshuar dje, parashikohet që Shqipëria do vazhdojë rritjen ekonomike për vitin 96 me 6%. Policia ndalon disa persona të dyshimtë në Tiranë, ndërsa vazhdojnë me intensitet hetimet për rrëmbimin e familjes 12 vjeçare, për lirimin e së cilës banditët i kërkuan familjes shuma të mëdha parash. Dy kandidatë për postin e Sekretarit të Natos, ish kryeministri hollandez Rud Lubers, dhe ish shefi i diplomacisë daneze Ufe Eleman Jenson do takohen sot në Washington me sekretarin e shtetit Warren Kristofer.
Republika
2 nëntor 1995
14 familje do të padisin Ramiz Alinë
Fëmijët e tyre u vranë mizorisht në tetor ‘90 në vijën kufitare Konispol - Kapshticë
14 familje nga Kolonja dhe Delvina, të cilët që prej ditës së djeshme janë në Tiranë, për të grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme, për vrasjen e 14 djemve të tyre në vijën kufitare Konispol - Kapshticë në tetor të ‘90, do të bëjnë padi se pari për Ramiz Alinë, ministrin
“Me të mbledhur materialet e nevojshme do t’i drejtohemi Prokurorisë” - tha njëri prej kryefamiljarëve. Lista e të paditurve sipas disa 12 veta, por për arsye të ruajtjes prej këtyre familjarëve shkon në së sekretit të hetimit nuk u dek- Të presidenti Ramiz Alia me avokatin e tij K. Koci Më tej në f. 2
5 të akuzuar për 100 milionë
Megjithatë gjithçka është mbështjellë me mister
Edhe pas 6 muaj hetime, fati i 100 milionëve venë në hije
Grabitja e bujshme e 100 milionëve të Bankës së Rrëshenit para Gjykatës Ushtarake të Tiranës. Dy gjykatësit Gjyli begu dëgjoi të rindërtuar dhe një herë
Rihapet debati për Kushtetutën
Kërkohet ngritja e komisionit të Kushtetutës dhe marrja për bazë e një prej 15 kushtetutave të vendeve të BE
Kushtetuta shfaqet përsëri në Parlament. Madje kësaj here me më shumë konsensus dhe lëshime nga PD dhe grupi parlamentar i saj.
Kur dje po mbaronte seanca parlamentare, Kryetari i Parlamentit, Pjetër Arbnori, propozoi një formulë për miratimin e komisionit të hartimit të projekt-kushtetutës së re të Shqipërisë. Përpjekjet e para për këtë komision u bënë në dhjetorin e vitit 1994, por nuk sollën sukses. Grupi parlamentar i PD pranoi që të përfaqësohej në këtë komision deri në 45% të tij, edhe pse në dhjetor 1994 këmbëngulnin që të përfaqësoheshin me 62%. Lëshimet e PD shkojnë më tej. Arbnori tha se në këtë komision duhet të jenë jo vetëm partitë e mëdha, por dhe të gjitha partitë e vogla politike që kanë përfaqësim në parlament.
Më tej në f. 2
Kushtetuta do të miratohet në Shqipëri vetëm nëse në komisionin që mund të ngrihet nuk do të marrë pjesë asnjë anëtar nga partitë që janë aktualisht në Parlament. Namik Dokle do të konkurrojë përsëri për president. E reja do të jetë se ndryshe nga radhët e kaluar kur ai votoi për shokun Ramiz Alia, këtë radhë Namiku do të votojë për veten. Ky fakt do të paraqitet tek Avropi si dëshmi rinovimi e distancimi nga e kaluara.
Ne nuk kemi nevojë për paratë e Bankës Botërore. Banka Botërore i ka dhënë para dhe diktatorëve, ndaj s’ka ç’na duhen paratë e tyre.
Ka një gabim në sondazhin e Partisë Socialdemokrate. PSD nuk radhitet e dyta në fshatrat e Tiranës, por e para.
Kjo sepse PSD ia dha fshatarit tokën, po ashtu është PSD që u premton fshatarëve se do t’u kthejë tokën e të parëve. PSD duke qenë edhe me këtë edhe me atë është me të gjithë dhe matematikisht del e para nga ...fundi.
Komisioni për hartimin e Kushtetutës do të miratohet me referendum mbarëpopullor dhe sondazhet tregojnë se ai nuk do të miratohet këtë verë.
Fati i 100 milionëve në hije
Grabitja e bujshme e 100 milionëve të Bankës së Rrëshenit para Gjykatës Ushtarake të Tiranës.
para Gjykatës Ushtarake të Tiranës. Dy gjykatësit Gjyjbeg[u?] dëgjojnë të rindërtuar dhe një herë në mënyrë të hollësishme nga aktakuza e Prokurorit Petrit Bici gjithë ngjarjen që ndodhi më 23 mars 1995 në urën e Milotit.
Organizator i gjithë kësaj grabitjeje konsiderohet ish-polici Preng Gjoni, i cili në atë mëngjes ishte dhe shoqëruesi i kasafortës me 100 milionë të vendosur në bagazhin e benzit të Bankës së Mirditës. Makina e nisur nga Burreli do të çonte paratë në Rrëshen. Por rrugën ia kanë prerë me një benz, Nikollë Gjini dhe Ndrec Gjini dhe, me maska e nën kërcënimin e automatikëve, kanë carmatu-s[?]ur shoferin dhe policin M. Koli, duke hedhur njëkohësisht në humnerë dhe çelësat e makinës. Sipas aktakuzës, të gjithë këtë skenë e ka organizuar Preng Gjoni, i cili në momentin e grabitjes ka bërë si i sëmurë.
Megjithëse për këtë ngjarje është marrë në pyetje edhe drejtori i Bankës, përsëri ende nuk është gjetur se ku kanë shkuar milionat.
Edhe pse janë bërë 6 muaj hetime, kjo ngjarje mbështillet tërësisht me mister. Seanca gjyqësore s’mundi dot të ndriçojë asgjë nga ky skenar. Gjithçesi gjithçka mbetet për t’u sqaruar gjatë hetimit gjyqësor. Kjo vjedhje misterioze është e 10-ta në bankat e Shqipërisë, nga të cilat 9 të tjera kanë mbetur në enigme.
B. M.
Në 70% të familjeve shqiptare, jetojnë 2-3 breza në një apartament
F.4