Shumë zhurmë për asgjë
Ndeshja e fundit e përfaqësueses
Shumë zhurmë për asgjë
Uellsi barazon në Tiranë me 9 mungesa në formacion
Lojë pa emocione në terrenin e rënduar të stadiumit
Edhe pse dite shiu, më tepër se 6000 spektatorë ulën në shkallët e stadiumit Kombëtar për të parë skuadrën e përfaqësueses të futbollit, për herë të parë pas aktivizimit pa Demollarin, kundër Uellsit.
U duk sikur do të arrinte një rezultat i tillë kur Kushta shënoi me penallti në minutën e tretë dhe më parë Pano kishte goditur shtyllën nga një goditje dënimi. Por nuk ndo-dhi ashtu. Lojtarët tanë të vetëkënaqur dhe me mendimin se golat bëhen vetë filluan pasimet në mbrojtje duke i lënë kohë Uellsit të mendonte aksionet që më vonë do të shënonin golin e barazimit.
Kështu skuadra jonë, përveç guxajjtjeve të Zmijanit në minutën
(vijon në f.2)
Tiranë i përfaqësueses shqiptare Bajko
Socialistët nuk duhet të vijnë në pushtet
Unë kam po atë mendim të mëparshëm që socialistët shqiptarë nuk duhet të vijnë në pushtet.
Për arsye se mi-dis tyre dhe diktaturës nuk ka ende një shkëputje (tam-pon), një mur ndarës, një filter. Kjo do të bëjë që çdo acarim kundër tyre, i ush-qyer nga kujtimet e hidhura që ende janë pranë mund të marrin përmasa të rrezik-shme. Socialistët shqiptarë nuk mund ta mbajnë pushtetin më shumë se një vit. Kjo do ta fclit vendin dhe do t'i përbalti vetë ata, socia-listët.
Marrë nga intervista që Kadare i dha gazetës "Alba-nia"
Ndërtimet “pushtojnë” investimet, por jo në favor të të pastrehëve
Ndërtimet kanë pushtuar investimet në Shqipëri. Këte fakte e konfirmojnë me së miri treguesit e vitit 1995.
Investimet në ndërtim nga 6 sektorët me krye-sorë të makroekonomisë, zënë mbi 57% të volumit të investi-meve në Shqipëri, jo vetëm per vitin 1995, por për 5 vitet e fun-dit. Ndërtim[e?] është investuar rreth 7 herë më shumë se në in-dustri, 3,5 herë më shumë se në bujqësi dhe mbi 10 herë me shumë se në transport e arsim. Çdo vit investimi në ndërtim kap shifrën mbi 5,5 miliardë lekë nga 9 mil-iardë e përgjithë total i investimeve. Një përqindje të lartë në inves-timet ndërtimore e zënë rrejt[?]
Të gjitha investimet në ndërtim të sferës joshte[?]rore janë bërë ose në tokat shtetërore, ose në token e tjetëkuj[?], çka do të thotë se ka filluar një problem social që përfundon zgjidhjen në gjykatë
vijon në f. 3
Pëllumbi i paqes në qeli
I ditë "burg" në Amerikë dhe 4 muaj e 29 ditë në Shqipëri
5 muaj burg për pagëruajtësin dezertor.
5 muaj burg per pagëruajtësin dezertor. Kështu Gjykata ushtarake ka shpall-ur atë fajtor se ka konsumuar veprën penale të shmangies nga shërbimi ushtarak. His-toria e Malko Zazajt të datëlindjes 1963 nga Vajzari i Tepelenës dhe banues në Ti-ranë, zë fill me 8 shtator 1995, kur ai niset drejt Amerikës në përbërje të kompanisë paqeru-ajtëse shqiptare, për të marrë pjesë në Stërvitjen “Shqiponja e paqes 95” në shtetin e Luizianës. I tunduar nga magjia e jetës ameri-kane, ku shkon për t'i vizituar një mjeku, ndërron uniformën e paqeruajtësit dhe del në jetën e lirë të qytetit. Mbas 8 orësh shëtitje ate e ze gjumi në shkallët e një katedraleje. Gjumi është "fatal" per te. Alarmi i dhënë nga ko-mandanti i kompanisë paqeru-ajtëse Vladimir Qirjazi, kishte vënë në lëvizje policinë usht-arake te Luizianës. Por ashtu siç mund të fitosh lirinë në Amerikë mund ta humbasësh dhe për pak sekonda. Policia ushtarake e ka kapur dhe ka njoftuar kompaninë shqiptare që e kish mbërritur në Frank-furt se do ta përcillte brenda
vijon në f.4
Gjenden eshtrat e 21 personave
Ne qytetin e Beratit u gjenden eshtrat e 21 personave të pushkatuar nga diktatura komuniste dhe deri me tani janë identifikuar vetëm 10 prej tyre.
Eshtrat u gjenden në periferi të qytetit të Beratit. Sipas kryetarit të degës së shoqatës së përndjekurve politike të këtij rrethi nga viti 1945 deri me 1990 në Berat janë pushkatuar me gjyq ose pa gjyq 300 të dënuar politik
Solana do te ishte nje shef i “mrekullueshem” i Nato-s -
Spanja beri që të ditur se ministri saj i jashtëm, Havier Solana, do të ishte një shef “i mrekullueshëm” i Nato-s dhe se ajo rezervon të drejtën për ta paraqitur atë si kandidat zyrtar për postin e lartë të aleancës, që ka mbetur bosh.
“Ai me siguri do te ishte një sekretar i përgjith-shëm i mrekullueshëm, por ne nuk kemi menduar ende për këtë”, vuri ne dukje kryemi-nistri, Filipe Gonzalez gjatë një interviste dhene radios shtetërore. Ministria e jas-htme theksoi se Madridi mund te paraqesë emrin e Solanës. Ministri i jashtëm spanjoll, i cili thuhet se ka marrëdhënie të mira me sek-retaren amerikan te shtetit, Uorren Kristofër dhe me presidentin, Bill Klinton, doli kësaj vete si një kandidat ko-mpromisi.
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
ÇDO SHQIPTAR KA SHANSE PER TE EMIGRU-AR NE KANADA
FAQE 5
RRIHET SHTAZERISHT NJË QYTETAR GREK NGA POLICIA
FAQE 4