article
negative
drejtësi
politikë
Dënimi genocidit fillon të konkretizohet
Përfundimisht 34 ish-funksionarët e lartë dhe drejtuesit e brezave kufitare kundodhën 36 vrasjeve ne kufirin Shqiptar gjatë 1989-'92, janë në akuzë.
Dënimi genocidit fillon të konkretizohet
Përfundimisht 34 ish-funksionarët e lartë dhe drejtuesit e brezave kufitare kundodhën 36 vrasjeve ne kufirin Shqiptar gjatë 1989-'92, janë në akuzë. Dje, komisioni parlamentar i Mbrojtjes dhe SHIK-ut pasi riedëgjoi ministrin e Brendshëm, A. Musaraj, dhe kontrolloi plotësimet e dokumentacionit te anë të kësaj ministrie, e quajti atë të plotë dhe miratoi çuarjen e këtyre dokumentave në prokurori për fillimin e hetimeve dhe masave të ndëshkimit e 34 të akuzuarve. Siç është bërë e njohur, lista fillon me Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain, i cili pati plot dy javë kohe të hidhte “dritë” për këto krime me intervista nëpër gazeta, por të mos shpëtonte dot nga paditja.
H. Isai saktësoi se urdhërin e ka marrë nga R. Alia. Por në këtë listë janë dhe 32 emra të tjerë e të cilët kanë qenë direkt drejtues ku kanë ndodhur vrasjet. Me e veçanta është se shumë nga këta të përmendur i kanë adresat enigmatike.
Dje, komisioni parlamentar i plotësoi të rregullta dokumentet dhe i përcolli ato për ne prokurori. Kështu dënimi i genocidit fillon të konkretizohet. Po komisioni parlamentar ne një kohë të shkurtër pret dhe materialet e listës së dytë, ku janë dhe shumë emra të nomenklaturës së kuqe qe do të kenë të njëjtin fat.
A.D.
A. Musaraj
Ramiz Alia
Hekuran Isai
Shqiptar
article
negative
emigracion
kronikë
shoqëri
Ndeshkohen emigrantët
Ngjarjet ne burgjet e Athinës dhe Selanikut zbresin natën grek mbi emigrantët shqiptare.
Për tragjedinë e burgjeve në Greqi
Ndeshkohen emigrantët
Ngjarjet ne burgjet e Athinës dhe Selanikut zbresin natën grek mbi emigrantët shqiptare. Ende pa përfunduar ngjarjet në Athinë dhe Selanik, furtuna e policisë u lëshua mbi emigrantët shqiptare. Brenda 5 ditëve janë grumbulluar në mbi 40 qytete të Greqisë mbi 12 mijë emigrantë dhe çdo ditë rreth 20 autobuse i sjellin ata në Kapshticë dhe Kakavijë. Vetëm në datën 16 nëntor 1995 u sollën ne dy pikat tona kufitare plot 1005 emigrantë nga të cilët 370 në Kakavijë dhe 635 të tjerë në Kapshticë. Ky numër kthimesh ka ardhur duke u rritur ditët e tjera dhe linja Selanik-Kapshticë është ajo që çdo ditë sjell 500-700 emigrantë. Asnjë shpjegim, vetëm shkopinj gome, pranga, keqtrajtim dhe kthim në Shqipëri. Me se shumti mister mbetet ky kthim emigrantësh, kur midis tyre ka dhe kthime kufomash si ne datën 17.11.1995 kur ne Kakavijë erdhi dhe kufoma e shtetasit Vasil Kucuqi, 31 vjeç, me banim ne Delvinë. Nuk merret parasysh asnjë lloj dokumenti. “Ju keni nxitur shqiptaret ne burgjet e Athinës e Selanikut që të bëjnë revoltë, prandaj duhet të largoheni nga Greqia.” Sic dihet sot në Greqi ndodhen mbi 2000 shqiptare në burgjet greke, nga te cilët 98 janë adoleshentë.
Edhe pse ne korrikun e ’95-es u nënshkrua një konventë midis dy ministrive te Drejtësisë, se Greqisë e Shqipërisë, për kthimin e tyre, përsëri nuk ka ndryshuar e përparuar asgjë për këtë kategori njerëzish. Ata janë lënë pa avokatë, pa dalë ne gjyq dhe pse kanë kaluar këto afate ligjore prej vitesh. Kështu në vend që këto probleme te zgjidhen, ndodh e kundërta, madje kësaj radhe me një operacion të tipit “Fshesa” nga ne te medhenjtë që nga viti 1993.
S. R.
Vasil Kucuqi
Greqi
Athinë
Selanik
Kapshticë
Kakavijë
teaser
neutral
politikë
teaser
Humbjen e Valesës social-
istët shqiptare do e quajnë
fitore të vetën
F.5
teaser
negative
drejtësi
teaser
Padi për tre ekzekutorë të
gjenocidit në Baldushk më
1974
F.2
Baldushk
article
negative
politikë
drejtësi
histori
Alia Nano, Ruçi do të paditen për masakrën e 2 prillit
Ish presidenti komunist R. Alia
Ish - kryeministri Nano
Ish ministri i Brendshëm Ruçi
Alia Nano, Ruçi do të paditen për masakrën e 2 prillit
Ish -presidenti komunist Ramiz Alia, ish-kryeministri Fatos Nano dhe ish ministri i Brendshëm, Gramoz Ruçi do të paditen në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, për masakrën e 2 prillit të vitit 1991.
Kryetari i shoqatës antikomuniste 2 prilli E. P[?]rjaku, deklaroi për ATSH-se se kjo shoqatë po përgatit materialet për te bërë denoncimin në prokurori, jo vetëm për te lartpërmendurit por dhe për grupin hetimor të çështjes.
Më 2 prill 1991 nga godina e komitetit të Partisë së Punës së Shkodrës u qëllua me armë zjarri ndaj demonstruesve paqësorë që po protestonin ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 31 marsit te 91 ku u vranë katër të rinj shkodranë dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
“O grup ajo kohe ngritën gjyq-
tarë dhe zhvilluar për ketë çështje ka cilësuar mister urdhërdhënësit i masakrës[?]”
Ramiz Alia
Fatos Nano
Gramoz Ruçi
E. P[?]rjaku
Shkodër
article
neutral
politikë
Takim në selinë e PR
Dje paradite, kryetari i PR, z. Sabri Godo, u takua në Selinë e PR me delegacionin e Partisë Republikane per Unitet Popullor të shqiptarëve të Maqedonisë, të kryesuar nga nënkryetari i saj, Zejnulla Selimi.
Takim në selinë e PR
Dje paradite, kryetari i PR, z. Sabri Godo, u takua në Selinë e PR me delegacionin e Partisë Republikane për Unitet Popullor të shqiptarëve të Maqedonisë, të kryesuar nga nënkryetari i saj, Zejnulla Selimi.
Në këtë takim mori pjese edhe sekretari i Përgjithshëm i PR z. Cerciz Mingomataj, dhe shefi i Shtypit dhe Informacionit, z. Nertan Alibali.
Në fillim të takimit z. Selimi foli për partinë që përfaqëson, programin e saj dhe shtrirjen ne hapësirat e Maqedonisë. Më pas ai paraqiti vështirësitë qe ndeshen në bashkëpunimin e partive shqiptare. “Në Maqedoni veprojnë gjashtë parti politike shqiptare, tha z. Selimi, por mungon koordinimi ne mes tyre. Po nuk punuam te bashkuar, nuk do të arrijmë zgjidhjen e problemit shqiptar”. Ai vuri ne dijeni z. Godo se Partia Republikane për Unitet Popullor ka propozuar krijimin e një Këshilli Koordinativ të partive shqiptare që do të krijojnë një bazë te fuqishme bashkëpunimi.
Në fjalën e tij, pasi u uroi mirëseardhjen miqve, z. Godo theksoi se partitë shqiptare ne Maqedoni duhet te jenë të bashkuara për çështjen kombëtare. “Pluralizmi nuk duhet të çojë në luftë ndaj njëri-tjetrit, ndaj ne nuk na ka ardhur mirë për përçarjet atje.”
Më pas z. Godo the se “bashkëpunimi i deritanishëm i partive shqiptare me shtetin maqedon nuk po rezulton i frytshëm. Shteti maqedon hedh poshtë dhe kërkesë të deputetëve shqiptare. Pjesëmarrja në administratën shtetërore e shqiptarëve shkon drejt zeros. Partitë shqiptare nuk kane shtypin e tyre. Koha në Maqedoni nuk po punon për shqiptaret.” Në fund kryetari Godo deklaroi se Partia Republikane kërkon kontakte, konsultime dhe bashkëpunime me te gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, pa përjashtim.
Korresp. “Republika”
Sabri Godo
Zejnulla Selimi
Cerciz Mingomataj
Nertan Alibali
Maqedoni