Dejton - hapi i parë pas katër vjet përgjakje
Pa e minimizuar aspak rëndësinë që ka marrëveshja e Deitonit për ne shqiptarët, duhet të na tërheqë vëmendjen fakti se në bisedimet e atjeshme nuk u fol asnjë fjalë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi
Marrëveshja e paqes, e nënshkruar pardje në Dejton, mund të konsiderohet, me plot kuptimin e fjalës, si një marrëveshje historike, e cila do të hapë një epokë të re për Ballkanin e trazuar nga valët e një nacionalizmi të skajshëm, tani, pas shembjes së sistemit komunist në vendet që bënin pjesë në perandorinë e tij.
Paqja u arrit pas 21 ditë bisedime intensive, ndër të cilat, mund të përmenden si një rekord i veçantë, netët maratonike të njëpasnjëshme. Procesi i zhvilluar në Dejton, kaloi përmes peripecish të shumta, madje, mund të thuhet se për disa momente u mendua se suksesi nuk do të arrihej. I ashtuquajturi "korridori i Posavinës", i cili lidhte territorit të kontrolluar nga serbët e Bosnjës, në pjesën perëndimore të saj, statusi i Sarajevës, problemi i të drejtave të dy njësive të krijuara brenda shtetit boshnjak ishin disa nga çështjet që delegacionet nuk po gjenin një gjuhë të përbashkët.
Pikërisht në momentin, kur po mendohej se palët po bënin gati valixhet pa arritur ndonjë marrëveshje, presidenti Klinton dha njoftimin e bujshëm, për arritjen e marrëveshjes.
"Eshtë një zgjedhje historike dhe heroike e bërë nga presidentët e Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë", - tha presidenti Klinton në fjalimin e tij, kur dha njoftimin për arritjen e marrëveshjes.
"Sot, Bosnja kalon nga periudha e tmerrëve të luftës ne shpresat për paqen", -do të shtonte ai më pas.
Për me nënshkrimin e marrëveshjes, në Dejton te Ohajos, nuk do të thote se mbaruan vështirësitë, madje, mund të thuhet se ato tani mund të jenë me të mëdha.
Pak orë pasi u njoftua për arritjen e marrëveshjes, disa nga krerët e serbëve të Bosnjes e kundërshtuan atë duke qënë se ishte "nje duhs i ftohtë" për ta.
"Nuk kemi firmosur asgjë, Millosheviqi nuk ka të drejtë të flasë për ne. Kjo marrëveshje është e gabuar"
Kështu deklaronte kryetari i parlamentit të serbëve të Bosnjes, Momcillo Krajshnik, i cili ndodhej në Dejton, në delegacionin e kryesuar nga Millosheviqi. Krajshnik, thoshte gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes nga Millosheviqi ishte bërë pa praninë e tij.
Deri dje në drekë nuk kishte asnjë reagim nga Karaxhiq dhe Mlladiç, të cilët, në bazë të marrëveshjes së Dejtonit, përjashtohen nga jeta politike si të paditur nga Gjyk[i?] i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Në Beograd reagimet në përgjithësi janë pozitive. Udhëheqësi i partisë më të madhe të opozitës në Serbi, Vuk Drashkoviç, e konsideroi atë si
• Rrymat e ndryshme ultranacionaliste që kanë mbetur të pakënaqur nga kushtet e parashkruara në marrëveshjen e Dejtonit, duke qenë jashtë kontrollit mund ta kthejnë edhe Bosnjen në një Liban në zemër të Evropës
• Paqja e arritur në Dejton, mund të quhet vetëm si një hap i parë, i pasigurtë, pas katër vitesh konflikti të përgjakshëm.
• Në bisedimet trejavore të Dejtonit, nuk të habit suksesi, i cili u arrit nga presioni i vazhdueshëm i amerikanëve dhe nga të kuptuarit se logjika e luftës nuk mund të siguronte asnjë zgjidhje, por fakti se një dështim i tyre ishte gjithmonë në ajër.
vijon ne f.5