teaser
neutral
teaser
ekonomi
pronësi
Zgjidhet apo komplikohet pronësia mbi tokën e ish-NB-ve
Zgjidhet apo komplikohet pronësia mbi tokën e ish-NB-ve
F.2
teaser
neutral
teaser
histori
kulturë
Pas 82 vjetëve Fan Noli rikthehet në Shqipëri
Pas 82 vjetëve Fan Noli rikthehet në Shqipëri
F.4
Fan Noli
Shqipëri
other
mixed
rubrikë
satirë
spektakël
politikë
Tellalli
Tellalli
Miss Albania ka shprehur deshirën te punojë atje ku ka nevojë Atdheu. Miss Pressi e ka papërgjedhur do te punojë si avokate ne rastet kur gazetarët do te kenë punë me gjykatësit, ndërsa Miss Politikës do t'i bëhet favori qe sa herë te ketë nevojë te tërhiqet nga jeta politike.
Ardit Gjebresë mbrëmë i ka mbetur marshi tek "Makina e Kujtesës". Roberto Papa ne emisionin Fokus do te thote "Ja pra qe edhe ne Shqiperi organizojmë Miss ... e pse jo një ditë do te kemi Mister..."
Vera Grabocka vitin e ardhshem do thërrasë kryetaret e partive per komisionin Miss Politika.
Ne kuadrin e sponsorizimeve do te shpallet tender per firmën qe merr përsipër sponsorizimin e duartrokitjeve entuziaste. Ne zgjedhjet e ardhshme kjo firme do sponsorizoje duartrokitjet e 1 milion e 600 mijë votuesve. Ndërsa ne momentin kur vijne dritat nuk do ketë nevojë per sponsorizimin e duartrokitjeve.
Ardit Gjebresë
Roberto Papa
Vera Grabocka
Shqiperi
news
positive
kulturë
spektakël
konkurs bukurie
Bukuroshja Durrësit - Miss Albania '95
Mbrëmë në oren 23:15, 17 vjeçarja nga Durrësi Hygerta Sako, u shpall Perendesha e Bukurise Shqiptare për vitin 1995.
Bukuroshja Durrësit - Miss Albania '95
Mbrëmë në orën 23:15, 17 vjeçarja nga Durrësi Hygerta Sako, u shpall Perendesha e Bukurise Shqiptare për vitin 1995. Kurorën e Bukurisë ajo e mori vetëm pas pak çastesh që kishte fituar çmimin Miss Pressi nga juria e gazetarëve. Sako në intervistën e dhënë vetëm pak minuta pas përfundimit të spektaklit tha se "ëndrra ime është televizioni".
Njezetetre vajza konkuruan mbrëmë ne Pallatin e Kongreseve për të zbuluar më te bukurën. Regjia televizive e Vera Grabockës percolli këtë spektakel para 3000 shikuesve ne salle dhe telespektatoreve ne gjithë vendin.
Kështu kurora e DEA -s filloi të kerkojë bukuroshen ne mbi dyqind vajza të ndara në tre kategori, deri sa mbërriten te kategoria e parë me 23 bukuroshe.
Spektakli u pasurua nga mjaft personalitete të larta të artit dhe kulturës sonë si dhe nga emrat e mëdhenj Pierre Cardin, Giuliana De Sio, Daniela nga Zvicra dhe Sozia e Majkell Xheksonit. 23 miset shqiptare flasin gjuhë të huaj. Spektakli pati si personazhe kryesore te zakonshmit Pandi Laço dhe Ardit Gjebrea, si dhe emri i ri i dekoristit Edi Hila.
Kështu spektakli Miss Albania nxori fituesen e katërt pas Valbona Selimllarit, Sidorela Koles dhe Monika Zuguros. Ndryshe nga vitet e tjera ky spektakel ofroi më shume natyralizëm dhe më pak përgatitje “artificiale” bukurie. Gjeografia e tyre ishte nga të gjitha anet e Shqipërisë.
Foto: Lulzim Lika , Reuter
Hygerta Sako
Vera Grabocka
Pierre Cardin
Giuliana De Sio
Pandi Laço
Durrësi
Pallatin e Kongreseve
Shqipërisë
Zvicra
news
neutral
politikë
drejtësi
Nesër Nano në Kasacion
Neser në Gjykatën e Kasacionit zhvillohet gjyqi për të shqyrtuar kërkesën e Fatos Nanos për përllogaritjen e dënimit sipas Kodit të ri Penal të hyrë në fuqi në qershor 1995.
Nesër Nano në Kasacion
Nano bojkoton gjyqin por nuk ka tërhequr ankesën
Neser në Gjykatën e Kasacionit zhvillohet gjyqi për të shqyrtuar kërkesën e Fatos Nanos për përllogaritjen e dënimit sipas Kodit të ri Penal të hyrë në fuqi në qershor 1995. Fatos Nano me nje letër nga Burgu i Bënçës ka paralajmëruar se e ka bojkotuar këtë gjyq. Megjithatë deri sot në Gjykatën e Kasacionit nuk është paraqitur asnje njeri të terheqë kërkesën e bërë nga Nano në korrikun e '95-es nga Burgu i Tepelenës. Këtë gjë nuk e kane bërë as avokatët e tij, Perparim Sanxhaku e Agim Tirana, ky i dyti pas mbetjes në provim, asistent /avokat. Përderisa nuk është tërhequr kjo kërkesë, gjithçka është ligjore dhe gjykata do të zbatojë një procedurë si gjithë të tjerat.
Mbas heqjes së imunitetit, me 27 korrik 1993, nga ana e Parlamentit, me 3 prill 1994 Fatos Nano u denua me 12 vjet heqje lirie, vendim që nuk pësoi ndryshim edhe në Gjykatën e Apelit me 26 maj 1994, as në Kasacion me 28 korrik 1994.
Nga amnistia e 28 nëntorit 1994 ai përfitoi falje 3 vjet 6 muaj e 21 ditë. Gjithashtu ai përfitoi dhe nje falje prej 2 vjetësh me 20 mars 1995. Kështu, duke llogaritur dhe kohën që po kryen dënimin, atij i mbeten dhe 3 vjet e 6 muaj burg.
Nano kerko[i?] te gjente hapësira të Kodit ri Penal për t'u liruar, por nuk përfitoi dot nga ky lirim në gjykatën e Tepelenës dhe Tiranës. Nesër në ora 10.00, në Gjykatën e Kasacionit do të zhvillohet gjyqi nen drejtimin e Zef Nikës.
S. M.
Fatos Nano
Perparim Sanxhaku
Agim Tirana
Zef Nikës
Kasacion
Gjykatën e Kasacionit
Burgu i Bënçës
Burgu i Tepelenës
Tepelenës
teaser
neutral
teaser
sociale
Zgjaten radhët e pensioneve të privilegjuara
Zgjaten radhët e pensioneve të privilegjuara
F.3
teaser
neutral
teaser
shëndet
shoqëri
Uji i pijshëm nuk është luks, por nevojë e jetës së përditshme
Uji i pijshëm nuk është luks, por nevojë e jetës së përditshme
F.3