Republika

E Enjte, 30 nëntor 1995

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI I V I Botimit Nr.127 (475) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Diele E Enjte, 30 nëntor 1995 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Andreoti:

Andreoti: Procesi kundër një njeriu, sistemi, apo një epoke? F. 9
Andreoti

Filozofia e kohës:

Filozofia e kohës: I ligjshmi grabitet, i paligjshmi mbrohet F.2

Puçi ushtarak i shkurtit 1991 në fazën e fundit të hetimit

Puçi ushtarak i shkurtit 1991 në fazën e fundit të hetimit Ngjarjet e ish-shkollës së Bashkuar në shkurtin e vitit 1991 drejt ndriçimit të plotë. Dy organet e prokurorisë kanë zbardhur të tre llojet e personazheve. Së pari janë thirrur për të formuluar krejt subjektin e ngjarjes personazhet mbi të cilët rëndon akuza e puçit ushtarak. Veç ish-ministrit Kico Mustaqi që nuk ndodhet në Shqipëri po është i pari në listën e atyre që kërkohen si personazhe numëron një, drejt Prokurorisë kanë udhëtuar ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Kristaq Komi, ish-komandanti i Shkollës së Bashkuar Arseni Stoka, ish-drejtori i shkollës, Niko Buxheli, ish-kryetari i Komitetit Kombëtar të Shpëtimit, që u krijua në ish-shkollën e Bashkuar ditët e puçit ushtarak sapo u rrëzua busti i diktatorit në qendër të Tiranës, Agim Barkatari, dhe disa personazhe të tjerë që kanë organizuar këtë puç me ndërhyrjen e dy partive opozitare të krijuara deri në atë kohë iu bë e mundur të shmangej. Të dytët që udhëtojnë drejt Prokurorisë, por me misionin e dëshmitarit okular janë të tërhequr familjarët që kanë shtëpitë përballë Shkollës së Bashkuar dhe kanë parë e mësuar të çfarë ndodhi 3 ditë e 3 netë në puçit ushtarak. Madje ata janë dhe dëshmitarë okularë të vrasjes së ushtarit Ylli Vëndresha dhe shoferit Petrit Sela nga plumbat e puçistëve. Gjithashtu shtëpitë e tyre dhe fasadat e pallateve përballë janë dëshmitarët ku për 3 ditë rresht plumbat e ardhur nga territori i shkollës mbollën terror e zjarr mbi atë pjesë që ndodhej jashtë shkollës. Pala e tretë janë familjarët e viktimave veçanërisht gruaja e P.S., nënë e 3 fëmijëve, dhe të afërmit e ushtarit të vrarë. Prokurori Ilir Cadri, që udhëheq hetimet, po vazhdon me tej për të krijuar kuadrin e plotë të puçit ushtarak ku personazhi kryesor pa dyshim mbetet Ramiz Alia dhe shtabi i lartë i ish-Ministrisë së Mbrojtjes, i cili pas rrëzimit të bustit lejoi ngjarjet e ish-Shkollës së Bashkuar të quajtur puçi ushtarak, ku një komitet famëkeq “shpëtimi” deshi të merrte bustin e diktatorit, ta vendoste në qendër të Tiranës, ku u rrëzua busti i tij, por populli i Tiranës mbajti të rrethuar për 3 ditë puçistët që donin të marshonin drejt Tiranës edhe pse kishin në dispozicion armatim. B. Përmeti
Kico Mustaqi Kristaq Komi Arseni Stoka Niko Buxheli Agim Barkatari Shqipëri Tiranë

Tellall

Tellall Socialistët festuan 29 nëntorin me duart lart dhe ballin plot. Fatos Nano nga Bënca ka dërguar përshëndetje të rastit. Manipulimi që i ka bërë “PD”-ja ditës së çlirimit ka qenë i tmerrshëm. Sot socialistët do të votojnë unanimisht kundër, si njëherë e një kohë, për ligjin e verifikimit të figurës së zyrtarëve. Pse të mos marrin pjesë kriminelët dhe spiunët në jetën politike dhe shoqërore. Kush ka parë keq nga spiunët xhanëm. Karta e Helsinkut e thotë çartë se edhe krimineli është njeri është. Këtu sa herë zëmë të theksojmë. Koka e njeriut nuk është si koka e pulës që vihet në kërcu.
Fatos Nano Bënca

Pazari me jetën e fëmijëve fenomeni më i shëmtuar

Pazari me jetën e fëmijëve fenomeni më i shëmtuar Përsëri publiku shqiptar është i detyruar të mësojë për atë çka po ndodh brenda strukturës së tij nga shtypi dhe media e huaj, pa mundur akoma të mësohet me idenë se plagët që mund ta kenë vendin dhe shoqërinë që jeton këtu, mund të thuhen edhe shqip. Nuk është thjesht paaftësi e organeve të informacionit publik shtetëror për të mësuar atë që ndodh midis nesh, ashtu sikurse nuk mund të jetë as një inkompetencë statistike e dikastereve përkatëse në evidentimin, qoftë edhe me shifra të përafërta të krimit që ndoshta e përfundon diku përtej detit apo kufijve të tjerë shtetërorë të Shqipërisë projektet e dhe ushqehet duke filluar rrugën e tij pikërisht këtu, brenda vendit. Është fjala për një shifër të njoftuar nga emisionet e RAI-t, ditët e fundit se deri tani janë rreth 250 raste shitje fëmijësh në Itali. Ritheksimi të vazhdueshëm të këtij problemi jo vetëm në shtypin italian, por edhe në shtypin jo qeveritar shqiptar, duke nxjerrë në dritë shembuj dhe shifra e dhënë sikur disa prind të shkonin të besoheshin të nxjerrin mishin, i ka korresponduar heshtja e vazhdueshme e po[t] tjetër informativ - shtypit dhe medias shtetërore. Edhe në ato pak raste kur informacioni ka ardhur nga burimi i sipërpërmendura të informacionit, indiferenca dhe mungesa e shqetësimit, mos sensibilizimi i opinionit për rrezikun që bart ky fenomen mesjetar, dhe njoftimet e thata, shumë herë jo dhe aq shqetësuese, sidomos kur shoqërohen me pengesë shtrime, e krijojnë përshtypjen se janë bërë të heshtyra nga turpërballë opinionit publik, sipas parimit “sa për të larë gojën”. Nuk mund të aludohet për një implikim të organizuar të organeve apo emrave potentë, por fshehja e këtij fenomeni ose përpjekja për ta minimizuar faktin e përhapjes së tij, të bën të besosh se edhe pushteti i sotëm vazhdon të preket akoma i sëmurë nga deliri i madhështisë dhe paqebashkë me vete duke u përpjekur të ecë në rrugën e turpshme të mbulimit të plagëve dhe donkishotizmit të pushtetit që solli parajsën. Transparenca aq shumë e kërkuar për informimin publik, nuk është thjesht një mjet për të shuar kureshtjen e opinionit publik dhe lexuesve të gazetës. Ekzistenca e saj do të krijonte sensibilizim real të këtij opinioni pa e korruptuar në turpin e indiferencës, por edhe duke mos lejuar as ekstremizmin e panevojshëm të tij që shpeshherë e buron nga vetëdyshja. Kjo e fundit, sidomos imponohet edhe nga mungesa e një legjislacioni të turbullt e të pakompletuar, të ndikuar nga tendencat pseudodemokratike dhe të një humanizmi të rremë që po ndihmon në krimin me fëmijët e tyre dhe prindërve të varfër dhe bashkëshortëve të indinjuar. Vetëm kontrolli i rreptë ligjor, zbatimi i ligjeve të ashpra, kontrollet tradicionale dhe kodi moral zakonor shqiptar, por edhe ligjeve e praktikave ndërkombëtare, për fenomenin e brisjesmit, si dhe ndëshkimi i kujtdo që nuk e kupton se fëmijët dhe jeta e tyre, e drejta për të jetuar dhe për të qenë i lirë si njeri, nuk janë pronë e njerit apo tjetrit, qofte ky edhe prind dhe të gjitha këto të mbështetura nga një opinion i shëndoshë shoqëror reciprokisht i mirëkuptuar me ligjet e botës do të mund ta minimizojë këtë fenomen të shëmtuar që veç të tjerash po krijon edhe imazh më të shëmtuar të një kombi që nuk do fëmijët e vet, ndoshta një nga epitetet e pakta që nuk e meritojmë. GENCI ÇOBANI
GENCI ÇOBANI Shqipëri Itali

Politika e socialistëve drejt degjenerimit të plotë

Politika e socialistëve drejt degjenerimit të plotë Konfirmimi i alternativave dhe shpallja e tyre në momentin oportun elektoral, ndonëse e përdorur në maksimum nga shumica e forcave politike, në arsenalin e përvojës së tyre është një taktikë e njohur, aq edhe e justifikueshme. Skepticizmi klasik i grupimeve elektorale ndaj forcave politike në kriterin e analizës së qëllimeve që frymëzon një parti në luftën e saj për të marrë pushtetin ose çka po thotë i vjetër se vëtë politika. Prandaj edhe format klasike të (vet) mashtrimit me parrulla të tilla si: “Nuk luftojmë për pushtet” etj., janë jo vetëm të dalë mode, por edhe pare të mëlmet, tek u shndërruar pak herë edhe nga efekti “bumerang” Prandaj është e natyrshme që çdo parti apo grupim praktik ta thotë hapur qëllimin e vet pushtetmbajtës ose marrës (natyrisht kur e ndjen me të vërtetë se ka këmbë për një gjë të tillë), por duke arritur të paktën t’u mbushë mendjen votuesve, që përveç interesave të ngushta të një grupi njerëzish, do të përmbushë edhe interesat e atyre që presin diçka (për naivitet edhe “gjithçka”) nga programi politik i saj. Përveç kësaj, kjo nuk është vetëm një taktikë e rëndomtë elektorale, por edhe ndjenjë shprehje, sa do minimale, e respektit ndaj nivelit politik, ekonomik dhe kulturor të atyre që kërkon t’u marrësh votën. Në këtë kuadër duket shumë cinike dhe fyese deklarata e avokatit Sanxhakt, që pas interpretimit politik të çështjes Nano, shpallos hapur qëllimin e luftës elektorale të socialistëve duke thënë: “Ja pse duhet të fitohen zgjedhjet”. Nuk është fyerje vetëm për të gjithë ata që presin sanksionimin dhe konsolidimin adekuat të karakterit apolitik të pushtetit gjyqësor shqiptar, shpresat e të cilëve janë tronditur jo pak dhe herë veç herë nga deklaratat e liderëve socialistë, për ata që do lirojnë dhe do t’i fusin përsëri në burgje (duke i kthyer mbrapsht e duart e tyre të gjata do të shtrihen dhenëshëm mbi të pushtetin gjyqësor), por mbi të gjitha edhe për elektoratin “besnik” socialist. Mungesa e alternativave dhe qënësia lakmarrëse e njerëzve të mësuar me idenë se janë të lindur për pushtet, ndaj tyre “guxuan” t’u marrin këtë pushtet, ka degjeneruar politikën e socialistëve shqiptarë deri në atë shkallë saqë edhe zgjedhjet duhen fituar vetëm për këtë qëllim. G. C
Nano Sanxhakt G. C Shqiptar

Sot në Parlament Zyrtarët e ardhshëm në sitën e ligjit

Sot në Parlament Zyrtarët e ardhshëm në sitën e ligjit Sot në Parlament pritet miratimi i ligjit për verifikimin të figurës së zyrtarëve të shtetit. Seanca parlamentare pritet që të transmetohet direkt në radio dhe televizion. Nga grupi i mazhorancës së Partisë Demokratike pritet që të mos ketë asnjë votë kundër këtij ligji, ndërsa opozita socialiste pritet të reagojë. Në gazetën “ZP” dje është shkruar se ky ligj është apartied për të mbajtur pushtetin. Ligji kufizon pjesmarrjen në jetën politike dhe shërbimin në poste shtetërore për persona të inkriminuar me të kaluarën komuniste dhe synon pastrimin e jetës politike dhe shoqërore të Shqipërisë
Shqipëri