Republika

E Enjte, 7 dhjetor 1995

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI I V i Botimit Nr.130 (78) Del cdo të Martë, të Enjte dhe të Diele E Enjte, 7 dhjetor 1995 Cmimi 10 lekë BIBLIOTEKA SHQIPTARE [?] TIRANË

Original newspaper scan
Full size scan

Cili është qëndrimi i qeverisë

Në bazë të nenit 89 të Rregullores së Kuvendit Popullor, kërkoj që të vijë në interpelancë në Kuvendin Popullor kryetari i Këshillit të Ministrave, zoti Aleksandër Meksi për të dhënë shpjegime për pyetjet e mëposhtme: Kërkesë për interpelancë me kryetarin e Këshillit të Ministrave, A. Meksi Cili është qëndrimi i qeverisë Në bazë të nenit 89 të Rregullores së Kuvendit Popullor, kërkoj që të vijë në interpelancë në Kuvendin Popullor kryetari i Këshillit të Ministrave, zoti Aleksandër Meksi për të dhënë shpjegime për pyetjet e mëposhtme: 1. A mendon Kryetari i qeverisë se jemi përpara një situate tepër të rënduar të disa plagëve sociale që lidhen me emigracionin klandestin siç janë: trafiku klandestin i emigrantëve, shitja e fëmijëve, eksportimi i prostitucionit, përhapja e drogës. Cili është qëndrimi zyrtar i Qeverisë shqiptare në këtë situatë? 2. A mendon Kryetari i qeverisë se puna e organeve të specializuara (Rendit, Ushtrisë etj.), ka qenë efektive për të ndaluar emigracionin klandestin. Si shpjegohet mungesa e vendosmërisë në marrjen e masave në terren që të mos kemi kriza tragjike, si ajo e datës 1 dhjetor 1993, ndërkohë që Qeveria është prononcuar në parim për marrjen e masave përkatëse? 3. A e njeh Qeveria shqiptare nevojën e veprimeve sinergjike, përcaktimin e përgjegjësive konkrete për ata që kanë organizuar emigracionin klandestin dhe për ata që kanë toleruar realizimin e tij. Si e shikon ajo rrugëdaljen perspektive? Këta njerëz që e rrezikojnë jetën për një nivel më të mirë ekonomik, a nuk meritojnë një fat më të mirë dhe një kujdes real nga shteti shqiptar? 4. Duke pasur parasysh se zgjidhja e çështjes së emigracionit është e lidhur ngushtë me disa dikastere qeveritare, a mendon Kryetari i Qeverisë se mund të krijohej një Komision Ndërqeveritar ad hoc, që të ketë të gjitha kompetencat e jashtëzakonshme që kërkon situata e jashtëzakonshme ku gjendemi. C'është bërë për një marrëveshje zyrtare në lidhje me emigracionin duke lehtësuar edhe emigracionin klandestin, si mund të komentohet nga Kryetari i Qeverisë fakti se deklarimet zyrtare të Qeverisë Shqiptare nuk kanë qenë të të njëjtit nivel shqetësimi e angazhimi, ose kanë munguar fare? 6. Shitja e fëmijëve shqiptare në Itali nuk duhet të ekzistojë më. Cilat janë masat drastike ndaj kësaj shitjeje që propozon Qeveria Shqiptare, kush do të ketë kompetencën për t'i marrë këto masa, a ka bashkëpunim me palën italiane. Interpelimi dhe kur organet e Rendit do të jenë në gjendje e gatishmëri së lartë në ndjekje të këtij krimi me pasoja të pallogaritshme? Jepni të dhëna për masat e marra në rastet e konstatuara. A mendohen për një reagim të rreptë të organeve gjyqësore, deri në dënimin me vdekje të grabitësve të fëmijëve? Deputeti MEHMET CELIKU Shpresojmë se Kryesia e Kuvendit do të shqyrtojë që në seancën e parë këtë çështje me rëndësi të veçantë. Sipas njoftimeve ende të paverifikuara, nga Vlora ka ditë që mungojnë lajme mbi fatin e disa barkave të tjera.
A. Meksi Aleksandër Meksi Mehmet Celiku Vlora Itali

Nuk kemi asnjë lajm për të afërmit tanë që nga 25 nëntori

Po ju drejtohem juve për një shqetësim timin familjar. Letër në redaksi Nuk kemi asnjë lajm për të afërmit tanë që nga 25 nëntori Po ju drejtohem juve për një shqetësim timin familjar. Quhem Asllan Imer Eterni me banim në Fier. Më 25 nëntor 1995 u nisën për në Itali me mënyrën tashmë të njohur, me motoskaf nga Vlora im vëllai me Ahmet Imer Eterni dhe kunati im Qerim Hoxha nga Mitrovica e Kosovës. Bashkë me këta janë nisur dhe 14 persona të tjerë, pritë e cilëve 2 nga Llovani i Fierit, 2 nga Kosova, 1 nga SMT e Fierit dhe 3 nga Vlora dhe të tjerë të cilët nuk i di. Deri më sot, 2 dhjetor 1995, nuk kemi asnjë lajm për jetën e tyre. As motogomoni me drejtuesit e tyre nuk janë kthyer. Nisja është bërë nga Semani i Fierit. Duke u nisur nga fakti që gazeta juaj për probleme të tilla është shumë afër popullit, kërkojmë ndihmën tuaj për sensibilizimin e kësaj ndodhie në opinionin lart dhe në ambasadat e vendeve fqinje. Shpresoj që ndihma që kërkoj nga ju të mos jetë e ekzagjeruar. Me shumë respekt për ju të gjithë Asllan Imer, Fierni [?]
Asllan Imer Eterni Ahmet Imer Eterni Qerim Hoxha Fier Itali Vlora Mitrovica e Kosovës Kosovës

Socialistët që kanë mbaruar shkollën e Enverit nuk mund të japin provime në demokraci F2
Enverit

Filloi kthimi i emigrantëve

Dje janë kthyer dhe 1100 emigrantë të tjerë, midis tyre dhe shumë të keqtrajtuar dhe një ku fëmijë e paidentifikuar që ende qytetari t'i ardhur nga ishulli i Kretës. Gjëra që priten nga kufiri jugor Filloi kthimi i emigrantëve Dje janë kthyer dhe 1100 emigrantë të tjerë, midis tyre dhe shumë të keqtrajtuar dhe një ku fëmijë e paidentifikuar që ende qytetari t'i ardhur nga ishulli i Kretës. Kështu dhe peshëtshelbe Republik, operacioni “Fshesa” hyn në veprim. Veç 800 policëve dhe divizionit të Janinës te cilat mbulojnë 85% të vijës kufitare me Shqipërinë, qeveria greke do të shtojë numrin e forcave për të bërë të mundur mbulimin 100% të vijës kufitare. Llogaritjet janë grumbulluar këtë javë mbi 8 mijë emigrantë të cilët pritet të riatdhesohen këto ditë. Por dhe nga ana e Shqipërisë janë marrë masa për forcimin e kufirit dhe në veçanti janë dërguar forca të policisë për të siguruar riatdhesimin normal të shqiptarëve. Për të mos u përsëritur situata e një viti më parë kur shumë emigrantë u grabitën sapo hynë në tokën shqiptare dhe veçanti për të mos u futur armë të blera në dyqanet greke, policia ka organizuar një kontroll të imët. Gjithashtu në kthimin e vjeshtëm u fut një sasi e madhe fare të bimës “Canobis Sativa” dhe për këtë policia ka marrë masa të rrepta që të mos ketë raste të përsëritura. Është forcuar veçanërisht kontrolli për mos kaluar në mënyrë klandestine jo vetëm në rajonin e kufirit të Korçës, por edhe në rajonin kufitar të Sarandës. Gjithsesi Qeveria duhet të këmbëngulë tek autoritetet greke që të ndalohet kthimi i emigrantëve ne veçanti atyre me familje dhe dokumente, që në kthimet e fundit kanë qenë të konsiderueshme. ... me shumë viza përshkuptare dhe një përpunim sezonal legalizuar për ta, jo vetëm do t'u kushtonte shumë më pak se sistemit elektronik për hermetizimin e kufijve, por edhe do të sillte përfitime reciproke ekonomike, shoqërore e politike... Faqe 5 B. Poroell [?]
B. Poroell [?] kufiri jugor Kretës Janinës Shqipërinë Korçës

Interpelancë me Meksin, edhe të majtët dakord

Edhe të majtët qenë dakord që kryeministri Meksi të interpelohët në Parlament. Interpelancë me Meksin, edhe të majtët dakord Edhe të majtët qenë dakord që kryeministri Meksi të interpelohët në Parlament. Depozitimi i kërkesës nga deputeti republikan, Celiku, pranë protokollit të Kuvendit është shqyrtuar dhe mbështetja edhe nga të majtët shqiptare. “Padyshim që me këtë shkrim, thotë deputeti dhe sekretari i PRS, Ilir Meta, lidhur me emigracionin si problem akut, kemi nënshkrimet e deputetarj socialist Skënder Gjinushi. Këtë mund ta shqetësimet me le të nënshkruaj”. Qëllimi filloi në javë më parë. Të shtunën e kaluar, natën, u nisën me disa barka nga Vlora drejt ngushticës së Otrantos. Pa dy ditësh shumë prej tyre humbën në det. Partia Republikane është e para që e institucionalizoi shqetësimin e vet për këtë tragjedi dhe në mbledhjen e Këshillit të saj vendosi t'i kërkojë Meksit, me anë të deputetit Celiku, që do të vijë për ngjarje. “Ai ai do të përgjigjet, çdo të përsëriteshin më vonë, si edhe për legalizimin e emigracionit. “Klandestiniteti është një problem me shumë pasoja”, mendon socialisti Meta, “Qeveria duhet të planifikoje të gjithë rrugët trajtim pa emigracionin e ligjshme”. Tek Qeveria e të hekesh ende Gjinushi, i cili thotë se duhet hartuar një marrëveshje me palën italiane. “Për këtë Qeveria jonë shpërehët ai, që respekton me tepër klandestinitetin, sepse kemi ta më shumë tradhëti privatish. Janë pushtetarët shqiptarë që pengojnë marrëveshjen me italianët”. Gjinushi është dakord dhe me reagimin e emigracionit, por thotë se problemi i emigrimit u intereson më tepër partive të majta. Ndërsa Ilir Meta mendon ndryshe “Problemi i emigracionit, i duhet shfrytëzuar thjesht për qëllime partiake”, thotë ai. A. S.
Meksi Celiku Ilir Meta Skënder Gjinushi Parlament Vlora ngushticës së Otrantos italiane