Republika

E Martë, 5 dhjetor 1995

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i V i Botimit Nr.129 (477) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Martë, 5 dhjetor 1995 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Kosovare - Kosova pa dominimin serb

Me kryeministrin e Republikës së Kosovës Dr. Bujar Bukoshi Kosovare - Kosova pa dominimin serb F.4 Me kryeministrin e Republikës së Kosovës Dr. Bujar Bukoshi
Bujar Bukoshi Kosova

Përpjekje për ta rikthyer Maqedoninë në “familje”?

Përpjekje për ta rikthyer Maqedoninë në “familje”? F.5
Maqedonia

Në gjyq 2 prilli, apo ish-polici Pal Nika

Sot në Shkodër zhvillohet gjyqi në ngarkim të ish-policit Pal Nika, njeri prej personazheve të ngjarjeve të 2 prillit të vitit 1991. Dëshmitarë edhe Ruçi dhe Nano Në gjyq 2 prilli, apo ish-polici Pal Nika Sot në Shkodër zhvillohet gjyqi në ngarkim të ish-policit Pal Nika, njeri prej personazheve të ngjarjeve të 2 prillit të vitit 1991. Nika është njëri prej katër policëve që iu larguan në drejtim të paditur me datë 3 prill 1991, vetëm pak orë pasi kishin ndodhur ngjarja makabër e vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm. Nëse dy ish-policët e tjerë u kapën dhe u dënuan në gushtin e vitit 1994, kapja e Nikës u bë e mundur vetëm pas filluan për herë të katërt hetimet për ngjarjet e 2 prillit. Ish-polici pasi ishte kthyer nga Greqia në pranverën e vitit 1994, jetonte në fshatin e tij në Bogë të Malësisë së Madhe duke punuar si fatorino autobusi i maskuar në mus taq. Megjithatë më 17 korrik 1995 ai kapet dhe merret i pandehur dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe largimin në drejtim të paditur pas masakrës së 2 prillit, duke mbështjellë me mister ngjarjen. Në gjyqin e tij parashikohet të jenë dëshmitarë dhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, e Gramos Ruçi ish-kryeministri Fatos Nano, i cili sot është duke vuajtur dënimin në burgun e Bëncës së Tepelenës. Gjithashtu dëshmitarë në këtë gjyq do të jenë dhe Dilaver Paraja, Çapajev Gjokutaj, Xhemal Dymylja dhe ish-drejtuesi i policisë së asaj kohe. Deponimet e Nikajt parashikohet të hedhin dritë mbi shumë enigma që kanë mbështjellë këto ngjarje, e cila edhe pse janë bërë 5 herë hetime, mbetet e errët. Bashkim Malo
Pal Nika Gramos Ruçi Fatos Nano Dilaver Paraja Çapajev Gjokutaj Shkodër Greqia Bogë Malësia e Madhe Bënca e Tepelenës

BE jep 1 milionë e 300 mijë $ Shqipërisë

Dje në mbledhjen e 15 ministrave të jashtëm të BE i është akorduar 1 milionë e 300 mijë $ Shqipërisë si ndihmë humanitare urgjente, BE jep 1 milionë e 300 mijë $ Shqipërisë Dje në mbledhjen e 15 ministrave të jashtëm të BE i është akorduar 1 milionë e 300 mijë $ Shqipërisë si ndihmë humanitare urgjente, njoftojnë komunikatën e lëshuar me këtë rast thuhet duke pasur parasysh përkeqësimin e kushteve jetësore dhe ikjen e refugjatëve për zonat veriore dhe rreth qyteteve. Ndihma do të lëvrohet në bashkëpunim dhe shoqatën humanitare britanike “Feed the Children” dhe një organizatë tjetër humanitare. Sipas Deutche Welle
Shqipërisë

Socialistët: pse duhet të vijnë në pushtet

Socialistët: pse duhet të vijnë në pushtet 1. Se kështu thotë Namik Dokle dhe i ka vdekur nëna. 2. Do të vendoset Marks në programet e shkollës. 3. Nuk do ketë mungesë tekstesh në shkollë si tani, pasi tekstet e vjetra do futen në qarkullim. 4. Do të vendosen tatimet e jashtëzakonshme për të gjithë tregtarët që u pasuruan gjatë tranzicionit me gjakun e popullit dhe do ketë më shumë para për shtresat e varfëra. 5. Reformë administrative, socialistët nuk do e bëjnë si demokratët përmes ligjeve, por me anë të tellallit do njoftojnë zyrtarët qē nesër e tutje i vje të dalin me në punë. 6. Do vendoset neni i agjitacion - propagandës dhe do punësohen me mijëra vetë në SHIK. 7. Do shpëtohen cigaret, galaret, dhe do t’i shpallin kulakë. 8. Fatos Nano duke bërë jetë qeni sot, nuk do lejojë me bashkë me vrasin qenët e rrugës. 9. Do eksportit imperializmi amerikan (?) përmes vendosjes së njē bombe në ambasadë dhe me këtë rast do qerohen hesapet me ca intelektualë të opozitës. 10. PS edhe pse 8’do ketë asgjë do të ndajë atë me gjithë popullin punonjës. 11. Se Namik Hoti do bëhet ministër i Ekologjisë. 12. Të pestët (ata që u përjashtuan nga kryesia e PS) do t’i nënshtrohen hetuesisë speciale. 13. Pas 5 vjetëve, do ta çojë në RD Dosen Ruçi, Pellumbi, Meta etj.
Namik Dokle Marks Fatos Nano Namik Hoti Ruçi

PS në kërkim të kandidaturave të reja

Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, përmes një deklarate për shtyp, PS për të parë pranon indirekt ligjin për verifikimin dhe kontrollin e figurës së zyrtarëve të lartë të shtetit. PS në kërkim të kandidaturave të reja Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, përmes një deklarate për shtyp, PS për të parë pranon indirekt ligjin për verifikimin dhe kontrollin e figurës së zyrtarëve të lartë të shtetit. “Ne kemi 104 mijë anëtarë dhe mijëra simpatizantë të tjerë të aftë për të kryer detyrat që u ngarkon koha”, thuhet në komunikatën e shtypit të PS. Kështu këtë radhë duket se PS po mendon seriozisht për zgjedhjet dhe diskutimi i zgjedhjeve dhe kandidaturave u është lënë “konferencave të partisë në rrethe”. Pas hyrjes në fuqi të ligjit për kontrollin e figurës së zyrtarëve, i cili nxjerr jashtë loje deri në fillim të shekullit të ardhshëm gardën e vjetër të PS (PP) e cila ka qenë mjaft aktive dhe ka dirigjuar socialistët, koha e mbetur është e vogël për të popullarizuar figurat nga “anëtarët dhe mijëra simpatizantë të tjerë të aftë”. Fushata elektorale e filluar disa muaj më parë nga frika e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, PS duket se do ta mbështesë duket i bërë biografi PD-së, te “suksesi” në zgjedhjet lokale të korrikut ’92, te rezultatet e referendumit për kushtetutën në nëntor të ’94... Megjithëse ligji i ardhshëm elektoral pritet të jetë me theks mazhoritar, nga komunikata e djeshme për shtyp e PS duket se fushata elektorale nga socialistët do zhvillohet sikur ligji të jetë 100% proporcional: kandidatët, do premtojnë se luftojnë korrupsionin, do përkrahin biznesmenët, do largojnë Nanon... Premtim konkret tani për tani duket se është vendimi i kryesisë së PS në mbledhjen e djeshme për “përfundimin me ritme të shpejta të hartimit të programit elektoral”.

Rugova në SHBA

Dje presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova nisi për një vizitë zyrtare në SHBA. Rugova në SHBA Dje presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova nisi për një vizitë zyrtare në SHBA, ku pritet të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të administratës Klintonit, në Kongresin e Senatin e SHBA, — njofton Qendra për Informim e Kosovës (QIK). Pas SHBA, presidenti Rugova do të vizitojë disa shtete të Evropës Perëndimore. Hollësi për këto vizita ende nuk janë dhënë. Rezultatet e vizitës së Rugovës priten me interes të veçantë, tani pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes për Bosnjën në Dejton të SHBA, kusipas analizave të deritashme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, si pjesë e zgjidhjes së përgjithshme të krizës në ish-Jugosllavi.
Ibrahim Rugova Klintonit Kosova SHBA Evropa Perëndimore Bosnja Dejton

24 orë në ruajtje të vijës bregdetare

Atë që bëri ushtria italiane në verën e këtij viti kërkon ta bëjnë forcat tona të ruajtjes së kufirit në ujërat tona bregdetare 24 orë në ruajtje të vijës bregdetare Atë që bëri ushtria italiane në verën e këtij viti kërkon ta bëjnë forcat tona të ruajtjes së kufirit në ujërat tona bregdetare Aksion blic i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Komisariatit të Vlorës në ruajtje të bregdetit shqiptar nga nisja e skafeve klandestine në drejtim të bregdetit italian. Dje nga Tirana janë nisur forcat speciale që do të marrin pjesë në këtë operacion, që konsiderohet më i madhi deri më tani. Ky aksion merrte nxitje nga ngjarjet e fundit të ndodhura me mbytjen e dy skafeve në afërsi të brigjeve italiane. Ndryshe nga herët e tjera, aksioni do të vazhdojë për shumë kohë për të rivendosur një gjendje qetësie në vijën tonë bregdetare. Edhe pse aksioni ka filluar, sipas të dhënave të fundit, nuk kanë munguar dhe rastet e kapjes së skafeve të lëvizshme dhe të tentativave për të ndryshuar bazën e nisjes nga ana e tyre. Policia ka vënë në kontroll të plotë të gjithë mjetet detare shqiptare dhe është treguar shumë e rreptë për të gjithë ata që tentojnë të shkelin rregullat kufitare. Të gjitha nisjet klandestine bëhen natën prandaj dhe policia aksionin e ka titulluar “24 orë në ruajtje të vijës bregdetare”. Forcat speciale nga Tirana kanë mbërritur për arsye se tre skafe të ndaluara dje nga policia jo vetëm që kanë kundërshtuar urdhrin për të ndaluar, por kanë tentuar të përmbysin dhe motor-skafin e policisë. Në këto përpjekje ka mbetur i plagosur dhe një skafist që nuk i bindet ndalesës policore. B.M
Vlorës bregdeti shqiptar bregdeti italian Tirana brigjet italiane