other
neutral
teaser
Një shkop gome, një votë
Një shkop gome, një votë
Faqe 4
other
neutral
teaser
Drejtësia në duart e bukurosh[e]ve[?]
Drejtësia në duart e bukurosh[e]ve[?]
Faqe 3
other
neutral
teaser
Refuzohen tapitë nga fermerët
Refuzohen tapitë nga fermerët
Faqe 2
other
neutral
teaser
Pragmatizmi politik i Finit
Pragmatizmi politik i Finit
Faqe 5
Fini
news
neutral
politikë
zgjedhje
legjislacion
Projektligji elektoral në duart e Arbnorit
Projektligji elektoral në duart e Arbnorit
Ka shumë mundësi që projektligji elektoral i Tetes dhe Celiukut të diskutohet brenda muajit. Sipas paraqitësit të tij pranë kryesisë së Kuvendit, projektligji duhet diskutuohet në do të hyjë apo jo në programin e punës së deputetëve, javën tjetër. Deputeti Teta thotë se me propozimin e programit themi hartuar për punë, skadon këtë fundjavë (deri në datën 15 dhjetor është programi), i takon kryesisë të diskutojë programin e ri. Atëherë u vjen radha firmuesve të projektligjit. Në këtë firmues futen edhe Gjinushi, Dokle, Vukaj, dhe këta deputetë, anëtarë të kryesisë, sipas Tetes, do të ngulmojnë që projektligji të futet në programin e dyjavëshit të fundit të vitit 1995. Me pas projektprogrami, sipas rregullores parlamentare, do t'u paraqitet për miratim të gjithë deputetëve. “Aty do flasin pothuaj të gjithë firmuesit e projektit”, thotë Teta, “të cilët janë mbi njëzet. Të gjithë këta do të ngulin këmbë që shtesat mbi ligjin e zgjedhjeve, të parashikuara në këtë projekt, të diskutohen para Vitit të Ri”.
Ndërkohë ndryshe qëndrojnë faktet në Kuvend. Shefet Zani, përgjegjës i përgatitjes së seancave të Kuvendit, thotë se që projektligji të diskutohet brenda dhjetorit, ky duhet ta ketë në dorë kryetari i Parlamentit, Arbnori. Ne duart e Arbnorit, qëndron tashmë faktikisht projektligji, pasi është protokolluar. Sipas Zanit, programi i dhjetorit është tashmë i hartuar dhe që të gjendet një vend për propozimin e Tetës-Celiukut, duhet të vendosë kryetari i Kuvendit Popullor. Në këtë kuadër gjithçka mbetet për t'u parë.
Me sa duket, projektligji që jep shtesa e vota teknike, të menduara nga opozita e të propozuara nga PR, do të presë edhe ca kohë në tryezën e kryetarit Arbnori.
Aurel Simoni
Teta
Celiuku
Gjinushi
Dokle
Vukaj
news
negative
politikë
çështje kombëtare
Kosovë
Deklaratë e LDSH
Deklaratë e LDSH
Të mbrohet kërkesa për Ko-sovën e pavarur
Lidhja e Djathtë Shqiptare vëren se Kombi ynë jeton në çast shumë kritik. Vendosja e paqes në Bosnje nuk u shoqërua me ndonjë marrëveshje për Kosovën dhe shqiptarët në Mal të Zi e në Kosovën Veriore. Deklarimet e disa personaliteteve të huaja lënë të kuptohet se Kosova do të mbetet krahinë serbe.
Lidhja e Djathtë kurrsesi s'mund të pajtohet me një mendim të tillë. Durimi i zgjatur i shqiptarëve çmohet si urtësi e faktor paqeje. Kosova duhet të kënaqet me këtë lëvdatë, pavarur në realitet asgjë. Shqiptarët që përbëjnë mbi 90 përqind të popullsisë në Kosovë do të vijojnë të konsiderohen “pakicë” në Serbinë, duke kërkuar sila moshe për ta disa të drejta, që Beogradi mund t'i fshijë kur dhe si të dojë, siç bëri në vitin 1981.
Lidhja e Djathtë, e ka si qëllim të shenjtë bashkimin e Kombit, në rrethanat e sotme është për pavarësinë e Kosovës me të drejtën e vetëvendosjes nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Kjo kërkesë është në pa-
(vijon në f.5)
Bosnje
Kosovë
Mal të Zi
Kosovën Veriore
Serbi
opinion
negative
opinion
politikë
zgjedhje
Midis dy të këqijave të zgjedhim më të voglën?!
Midis dy të këqijave të zgjedhim më të voglën?!
Atëherë kush është Hitleri dhe kush Hinderburgu?
Shprehja e dikurshme e gjermanëve të viteve '30 “midis dy të këqijave të zgjedhim më të voglën”, qe coi në pushtet Hinderburgun është kthyer tashmë në një aforizëm proverbial që mbi të gjitha sintetizon pozicionin e palakmuar në një elektorat pa rrugëzgjidhje. Është fakt që kjo kuotë e elitë politike e një mentaliteti mbarëkombëtar me pragzgjidhje, me shumë se për fajin e atyre që votojnë, vjen nga mediokriteti cinik i atyre që orientojnë këta njerëz drejt një emri më pak të keq, drejt një të keqeje më të vogël, por që pikërisht si i tillë nuk e mund dot të madhen, duke falimentuar para sajsa dhe duke prurë në skenë fatkeqësinë e një kombi.
Mund të jetë thjesht një fantazim, por gjithë propaganda zyrtare dhe ajo që vjen nga krahu i majtë i opozitës, duket se me intensitetin e zhurmave të tyre, me goditjet e ndërsjella të alternativave dhe me përdorimin egoist të mjeteve të kushtetizojnë forcën e pushtetit, po përhapin në popull pikërisht këtë antitezë zgjedhje. Nuk është fjala thjesht për sulmet e mirëfillta nihilizuese që PS drejton gjatë gjithë
Me tej f.5
Hitleri
Hinderburgu
Gjermani
news
neutral
politikë
qeveri
interpelancë
Javën tjetër Meksi në interpelancë
Javën tjetër Meksi në interpelancë
Javën tjetër skadon afati dyjavor që i jepet Kryeministrit përgatitet për interpelancën. “Gjithçka do të shkojë sipas procedurave”, konfirmon zyra e shtypit e Meksit. Duke qenë se kërkesa e Pjeter Arbnorit i erdhi në tryezën e punës vetëm në datën 6 dhjetor, Kryeministri duhet t'i përgjigjet Parlamentit brenda katërmbëdhjetë ditëve e pakten nëse nesër është apo jo në dispozicion. Nëse nuk është gati, atëherë sipas rregullores se Kuvendit Popullor, ai duhet të tregojë arsyet e mosardhjes, apo të kërkojë kohë me të gjatë për t'u paraqitur.
Ndërkohë nga burime te Parlamentit, vijnë njoftime se këtë Javë Kryeministri nuk do të paraqitet në interpelancë. Një ligj i për përdorimin e tokës (edhe ky në oda nga komisioni) duket se ka prerë rrugën kryetarit të Qeverisë për ne Kuvend. Kërkesa e 86 deputetëve republikan, Celiuku, që sipas rregullores është futur në mënyrë të përshpejtuar në rendin e ditës së seancave të përjavshme (neni 90) i duhet të presë edhe një javë, deri në datën 20.
Por nga kryeministri vjen vetëm lajmi se do të përmbahet procedura dhe nuk parashikon asgjë tjetër. Kështu pyetjeve që deputeti i Banas ka përgatitur, pothuajse dy javë më parë, do t'u shtohen ndoshta dhe të tjera, që kanë të bëjnë me shkallëzimin e ikjeve nga Shqipëria ilegalisht, edhe pas tragjedive të fillimit të dhjetorit.
A S
Meksi
Pjeter Arbnori
Celiuku
Banas
Shqipëria
other
neutral
njoftim partiak
Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PR se ditën e premte, dt. 22.12.1995, ora 10.00, mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Pikat për të cilat do të diskutohet janë:
- Probleme të elektoratit dhe organizimit
- Mbi programin e ripunuar të PR
- Shtypi dhe propaganda
Zyra e Shtypit dhe Informacionit