Republika

E Martë, 19 dhjetor 1995

Partia Republikane Shqiptare 1991 BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË REPUBLIKA VITI i V i Botimit Nr.135 (483) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Martë, 19 dhjetor 1995 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Punët e vonuara dhe gjysmake japin rezultate gjysmake

Punët e vonuara dhe gjysmake japin rezultate gjysmake Të shtunën u mësua për urdhërin e lëshuar nga Prokuroria e Tiranës lidhur me arrestimin e 14 ish-funksionarëve të rangjeve të ndryshme, të akuzuar për gjenocid. Nga sa u mësua, sigurisht jo në mënyrë krejt të hollësishme, disa prej ekspoentëve të asaj liste nuk ndodheshin në Shqipëri, ndonjë tjetër madje edhe kishte vdekur prej disa vitesh. Pasi kanë kaluar tre dite nga operacioni “blic” për të arrestuar gjenocidistët, ende nuk ka ndonjë të dhënë të saktë se sa prej tyre kanë rënë në rrjetën e organeve kompetente, për t’ju përgjigjur me pas para drejtësisë. Rezultati i këtij operacioni, na shqetëson për faktin se shumë punë të kësaj qeverie bëhen sikofi ni pas të vjeli apo lihen në mes të rrugës. Kështu, edhe në këtë rast, po të ishte ndërmarrë veprimi i mësipërm para tre vjetësh, as Qemal Lamej nuk do të ndodhej në Gjermani, e as Shkëlzen Barjaktari nuk do të kishte mundur të fitonte shtetësi neozelandeze për të shkëpur pas çdo ndjekjeje të dikujt, dhe ata që do të kryenin arrestimin e tij, do të këtheshin duarbosh apo do të mjaftoheshin me arrestimin e një gjysmë të vdekuri si Haxhi Lleshi, duke i dhënë edhe mundësinë të eludojë në njëherë. Si mund të flitet për drejtësi, kur një pjesë e mirë e atyre që duhej të kishin dhënë llogari më kohë për krimet e tyre, tani shëtisin lirshëm nëpër qytetet e botës, dërpësojë, dhe tallin me urdhërat e vendimeve të qeverisë kundër tyre. Neqoftëse sot po flitet për rrezikun e rikthimit të komunistëve në pushtet, këtë në radhë të parë qeveria e Partia Demokratike duhen ta shikojnë tek masat e vonuara apo gjysmake të marra këto vite. Por, më shumë se për shpëtimin nga duart e drejtësisë të ndonjë eksponenti të regjimit të kaluar, është për t’u shqetësuar për mos përfilljen e rregullave për zhdëmtuar ata që grabiti regjimi komunist, duke ua kthyer pronat pa asnjë kufizim pronarëve të ligjshëm dhe për të integruar sa më parë veten e vendit ish-të burgosurit politikë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë asnjë përkrahje lidhur me këtë, shteti do të bënte mirë të mos na kujtonte shoqata braziliane me futbollin e nxehtë, të cilit i lindi emri prej kësaj shprehjeje të F.1 lakon. D.D.
Qemal Lamej Shkëlzen Barjaktari Haxhi Lleshi Tiranës Shqipëri Gjermani

Në këto zgjedhje duhet të thyhet edhe monopoli i dy partive

Nga fjala e z. Godo në mitingun e komunës Shënkollit Lezhë Në këto zgjedhje duhet të thyhet edhe monopoli i dy partive Këto ditë Parlamenti konfiskoi përseri 200.000 ha tokë dhe i vuri në shitje. Ky pushtet bën çudira. Shpallet pronar dhe shet e blen sikur toka të ishte një pasuri e trashëguar e kryetarit të Parlamentit dhe Qeverisë. Kurse këta janë funksionarë të zgjedhur ose të emëruar me pagë fikse dhe me një shtet ligjor nuk kane asnjë të drejtë të vendosin dorë mbi pronën e qytetarit. E shumta, këta mund të shesin dhe të blejnë veçëm atë tokë që e trashëgojnë nga etërit e tyre, nëse kanë trashëguar të tilla. E keqja është që në rrënjë, te ligji i ndarjes së tokës për frymë, të cilit, sa do arrime t’i bëhen, prap ligji komunist do të mbetet dhe prej tij gjithmonë do të rrjedhin sherre e pengesa. Koha po provon pa asnjë dyshim se problemet e ndërlikuar të tokës, zgjidhet drejt vetëm me projektligjin republikan që ka si thelb tri pika: secili të kthehet në token e vet, atij që ka ndërtuar shtëpi në tokën e tjetrit t’i njihet shtëpia me 300 m2 truall dhe pronarët e kompensohen gjetiu, pronarët e medhenj të kufizohen në 60 ha. Këtë projektligj e do ta pranonte si të drejtë e të arsyeshëm çdo shqiptar, por Parlamenti ynë as qe pranoi ta merrte në shqyrtim, duke bërë me këtë rast një shkelje tjetër të Kushtetutës. Por ne kemi bindjen e patundur se dita e këtij ligji do të vijë, meqë e drejta e pronës private sundon si ligji me suprem në çdo shtet të demokracisë. Jemi brenda gjashtë muajve të zgjedhjeve, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit. Po të dëgjosh zëdhënësit e partive, që të gjithë do të fitojnë, askush do të humbase. Eshtë e drejta e atyre të thonë ashtu, si gjithkush nis për të fituar. Por politikani serioz njef a kërku i duhet ta ketë. Këto ditë njerin nga nënkryetarët e PS deklaroi se do të fitojnë ne shumë se gjysmën e votave. Nënkryetari tjetër tha se do të fitojnë dy të tretat. Kjo të kujton ato dy malësorët e uritur të mbetur në dëborë. Njëri bëri një rreth me shkop në dëborë dhe tha: “sikur të kishim një kulaç të tillë”. Tjetri tha: “sa’mund të bëje pak më të madh?” Po ta bëj dhe një herë më të madh, u përgjigj i pari, por prap një bajgë ke për të ngrënë. S’mund të fitojnë socialistët në Shqipëri, se kjo do të ishte katastrofë e Kombit. Ndërkohë le të bëjnë rreth në dëborë. Garanci e humbjes së tyre duhet të bëhet Lidhja e Djathtë. Por në këto zgjedhje duhet të thyhet edhe monopoli i dy partive, që nuk i shkon aspak për shtat demokracisë e kushtetutës tona. Me tej, z. Godo foli për shtrëmbërimet në qeverisjen e vendit që sollën këtë gjendje politike duke parashtruar alternativën • S’mund të fitojnë socialistët në Shqipëri, se kjo do të ishte katastrofë e Kombit. • Por ne kemi bindjen e patundur se dita e këtij ligji do të vijë, meqë e drejta e pronës private sundon si ligji më suprem në çdo shtet të demokracisë. Me tej f.3
Godo nënkryetarët e PS Shënkollit Lezhë Shqipëri

Njoftime faqeve

Në stepat e Rusisë fryn era komuniste Faqe 6 Të huajt po mësojnë portën nga hyhet në Shqipëri Faqe 3 Ja memur nefi-jakanun defi Faqe 2 Çështja Kombëtare e shqiptarëve në rrjedhën historike Faqe 4
Rusisë Shqipëri

Do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PRSH

Do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PRSH Ditën e Premte, dt. 22.12.1995, ora 10.00, në Sallën e Konferencave të shtypit te Pallatit të Kongreseve në Tiranë, do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PR. Këshilli Kombëtar do të diskutojë për: - Problemet e elektoratit dhe organizimit të partisë - Mbi programin e ripunuar të PR - Shtypi dhe propaganda. Zyra e Shtypit dhe Informacionit
Tiranë

Projektligji elektoral do shqyrtohet vitin tjetër

Projektligji elektoral do shqyrtohet vitin tjetër Projektligji elektoral edhe këtë javë të fundit të ‘95-ës nuk do të shqyrtohet ne Parlamentin Shqiptar. Kjo është përgjigja që i dha partive opozitare mazhoranca e Arbnorit, dje paradite, në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit Popullor. Megjithëse Ginushi, nga PSD, dhe Abdiu nga PS, kanë ngulmuar që projektligji i firmosur nga të gjithë deputetët opozitarë të diskutohej para janarit, Arbnori dhe Spahia e lanë në për fillim të vitit të ardhshëm. Kryetari i socialdemokratëve, duke thënë se ka këmbëngulur vetëm ai në kryesi, tregon se kishte thënë në mbledhje që projektligji duhet të diskutohet brenda dhjetorit, madje duhet të ishte diskutuar, “zgjedhjet sipas ligjit mund të shpallen edhe në 22 mars”, ka thënë Ginushi në mbledhjen e kryesisë së Parlamentit, “ndaj është e domos- (Me tej f.2)
Arbnori Ginushi Abdiu Spahia

Vendimi për kushtetutshmërinë e shkarkimit Brozit do jepet më vonë

Vendimi për kushtetutshmërinë e shkarkimit Brozit do jepet më vonë Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim. Në një kohë të papërcaktuar ajo do të lajmërojë palët e gjyqit për dhënien e vendimit. Kështu si PS, si palë paditëse, dhe Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Pjetër Arbnori, si palë e paditur, do të presin edhe për shumë kohë për t’u bërë e qartë nëse ka falsifikim, pakujdesi, korrupsion apo është zhvilluar sipas ligjit seanca parlamentare e 26 tetorit e vitit 1995 kur u shkarkua ish-kryetari Kasacionit, Zef Brozi. Grupi parlamentar i PS paditëse vendimin për shkarkimin e Brozit se është antikushtetues dhe seanca plenare është zhvilluar në mënyrë të kundraligjshme, pasi në sallë nuk ka qene numri i nevojshëm qe duhej për të marrë vendime. Në sa- Me tej f.3
Pjetër Arbnori Zef Brozi