Republika

E Enjte, 4 Janar 1996

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i VI i Botimit Nr.1 (488) Del cdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Enjte, 4 Janar 1996 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Fini: “Zgjedhjet sa më shpejt. Përkohshmëria është një moçal”

Fini: “Zgjedhjet sa më shpejt. Përkohshmëria është një moçal” Faqe 5
Fini

Mbledhja Plenare e LDSH

1) Rikonfirmon deklarimin e saj për Kosovën e pavarur me të drejtën e vetëvendosjes. Dje në Tiranë Mbledhja Plenare e LDSH 1) Rikonfirmon deklarimin e saj për Kosovën e pavarur me të drejtën e vetëvendosjes. Çdo zgjidhje tjetër që e lë Kosovën nën sundimin serb është e papranueshme dhe pasoja të rënda për çështjen kombëtare. 2) LDSH e sheh të nevojshëm një takim të ngutshëm të trembëdhjetë partive për të diskutuar zhvillimet mbi ligjin elektoral. Në këtë takim mund të ftohen edhe parti të tjera që janë bashkuar me deklaratën e 13 partive. 3) Subjektet e LDSH të përfundojnë brenda janarit listat e veta për kandidatët deputetë. Përcaktimi i kandidatëve të përbashkët do të bëhet nga mbledhja plenare e LDSH në ditët e para të shkurtit. 4) Brenda 15 janarit t’u dërgohet komisioneve koordinuese në rrethe materiali shpjegues i 14 pikave të deklaratës për t’u përdorur në punën e tyre me elektoratin. 5) Të hartohet programi i punës së LDSH për janar-shkurtin duke i dhënë prioritet forcimit të komisioneve koordinuese në rrethe. Brenda 10 ditëve të mbahet mbledhja e posaçme plenare e LDSH për të shqyrtuar ecurinë e ligjit elektoral dhe të marrë vendimet përkatëse. Kryetari i radhës i LDSH SABRI GODO
Sabri Godo Tiranë Kosovë

Shkundet Dogana e Tiranës

Kryetari i Doganës së Tiranës dhe 60 % e personelit të doganës i kanë dhënë lamtumirën vendit të punës për moszbatim ligjshmërie, moszbatim të Kodit Doganor dhe për përzierje në rrjetet dhe kontrabandë. Shkundet Dogana e Tiranës Kryetari i Doganës së Tiranës dhe 60 % e personelit të doganës i kanë dhënë lamtumirën vendit të punës për moszbatim ligjshmërie, moszbatim të Kodit Doganor dhe për përzierje në rrjetet dhe kontrabandë. Ish drejtori Jani Ziso, që postin e Kryetarit të Doganës e kish marrë në janarin e vitit 1994 e humbet duke lënë në dispozicion të zbardhjes së problemeve që nuk ecin në këtë doganë. Veç shumë punonjësve, që u lëvizin për arsye qarkullimi, pati dhe shumë të tjerë që shkarkuan për kontrabandë. Gjithsesi shkarkimi s’ka qenë bërë dhe duhet edhe pak kohë për tu ndriçuar plotësisht gjithçka që ka ndodhur në Doganën e Tiranës. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave nga degë e personelit mësohet se në Doganën e Tiranës puna nuk po ecte mirë prandaj dhe Me tej f. 4
Jani Ziso Tiranë

Tejall

Tejall Në zgjedhjet lokale unë do të paraqitem vetëm me kandidatë të pavarur. Në atmosferën entuziaste të Vitit të ri, politikanët e harruan se misioni i tyre është të bëjnë zhurmë edhe në këto ditë, se për këtë gjë paguhen. Disa politikanë u penduan për pëlqimin që dhanë për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Dje ata kanë dhënë argumente bindëse, se pas hyrjes së Shqipërisë në Këshillin Avropit liria është ngushtuar aq shumë sa po vdesin njerëzit nga asfiksia. Burimet pranë burimeve të sigurta bënë me dije se nga e mërkura pritet një mot i ftohtë i cili do të prekë edhe pozitën edhe opozitën. Puna e parë që do të bëjë Parlamenti në këtë sezon është miratimi i një ligji që do të ndalojë përdorimin e fishkëlyerave në një ditë pas zgjedhjeve. Kjo bëhet në mënyrë që politikanët të përdorin mënyra të tjera për t’i nxjerrë syte njeri-tjetrit. Politikanët që nuk do të hyjnë në zgjedhje për shkak të ligjit të genocidit, do të bëjnë tifozllëk në stadiumin e lojrave me dorë.
Shqipëri

Miss Albania e mbyll vitin me "aksident"

Bukurushja shqiptare e ’95 Hygerta Sako e kalon vitin e ri 1996 në polici. Miss Albania e mbyll vitin me "aksident" Bukurushja shqiptare e ’95 Hygerta Sako e kalon vitin e ri 1996 në polici. Shkak për këtë “festim” të pazakontë vetëm 9 ditë pasi vuri kurorën e Miss Albania është bërë aksidenti automobilistik i ndodhur në ditën e fundit të dhjetorit 1995 tek kryqëzimi i stacionit të trenit në rrugët e ambasadës, kur bukuroshja me një makinë të gazetës “Koha Jonë” po shkonte për të festuar Vitin e Ri së bashku me ekipin botues të gazetës rivale Edjlit. Në shtëpi e sipër shoferi ka goditur një makinë tjetër duke dëmtuar drejtuesin e automjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e cila ka ndaluar makinën e gazetës duke urdhëruar paraqitjen në Komisariatin Nr.1 për të dhënë shpjegime. Edhe pse përplasja ka qenë e pazakontë bukuroshja ka shpëtuar pa asnjë dëmtim veç tronditjes. Nga komisariati Nr.1 mësohet se i gjithë incidenti u mbyll me pagësen e një gjobe nga shoferi. A.GJ.
Hygerta Sako

Në ditët e Vitit të Ri Kthehen emigrantë

Ditët e Vitit të Ri duket se kanë qënë ditë pune për policinë greke. Në ditët e Vitit të Ri Kthehen emigrantë Ditët e Vitit të Ri duket se kanë qënë ditë pune për policinë greke. Dje janë kthyer në pikën kufitare të Kakavijës 187 refugjatë shqiptarë mes të cilëve dhe dy kufoma; Asllan Bega 44, nga rrethi i Lushnjes dhe Ismet Agaullu 18, nga Velabisht Beratit. Mes të kthyerve të djeshëm kishte edhe të keqtrajtuar
Asllan Bega Ismet Agaullu Kakavijë Lushnjë Velabisht Berat

Euforia bolshevike e bën trim Ylli Polovinën

Euforia bolshevike e bën trim Ylli Polovinën Faqe 4
Ylli Polovina

Tirana si Londra e Sarajeva

Tirana si Londra e Sarajeva Faqe 3
Tirana Londra Sarajeva

Sfidat elektorale të ’96

Sfidat elektorale të ’96 Faqe 6

Reporterë të KE “fotografojnë” Shqipërinë

Dje pasdite, kryetari i PRSH z. Godo dhe sekretari i përgjithshëm i PRSh z. Mënganataj u takuan me anëtarët e delegacionit të KE, të kryesuar nga lordi Finsberg, kryetari i Komisionit politik dhe z. Kolumberg kryetar i komisionit juridik. Reporterë të KE “fotografojnë” Shqipërinë Dje pasdite, kryetari i PRSH z. Godo dhe sekretari i përgjithshëm i PRSh z. Mënganataj u takuan me anëtarët e delegacionit të KE, të kryesuar nga lordi Finsberg, kryetari i Komisionit politik dhe z. Kolumberg kryetar i komisionit juridik. Ngërçet e bisedës së z. Godo, pasi falenderoi me emër të PR dhe LDSH zotërinjtë e delegacionit të KE për qëndrimin e tyre dashamirës dhe kontributin konkret për pranimin e Shqipërisë në KE, paraqiti vizionin e PR dhe LDSH për problemet të qeverisjes së vendit, të cilat po të merren duke u ndalur veçanërisht në problemin e pronësisë mbi tokën dhe të ligjit elektoral. Duke paraqitur pikpamjet e Djathtës për këto çështje z. Godo theksoi qëndrimin e shumicës së Parlamentit ndaj peticionit të firmosur nga rreth 300 mijë qytetarë me të drejtë vote, qëndrim i cili dëshmoi në ligjin për peticionet të miratuar nga vetë Parlamenti. Z. Kolumberg u prononcua për këtë problem duke siguruar se gjatë gjithë ditës së djeshme reporterët e Këshillit të Europës kanë zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e forcave kryesore politike në Shqipëri. Reporterët e KE nuk janë shprehur për çështje të veçanta, por kanë dëgjuar mendimet e politikanëve shqiptarë. Në qendër të raporteve të politikanëve shqiptarë kanë qënë, problemet e të drejtave të njeriut, pavarësisë së gjykatave, shtypit, ligji elektoral, problemet e pronësisë etj. Kryetari i parlamentit Shqiptar, z. Arbnori i cili është dhe kryetari i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës, në një intervistë dhënë BBC tha se Shqipëria është krejtësisht e lirë, madje ndonjëherë ka abuzim me të, për gjykatat Arbnori tha se ato janë të pavarura dhe se ka kërkuar specialiste nga Këshilli i Europës për të ndrequr mangësitë në këtë fushë. Së reporterët e KE do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Prokurorisë, ministrisë së Drejtësisë, gjykatave, etj. Gjithashtu po sot reporterët e KE do të takohen me presidentin e Republikës. Reporterët e KE në këtë vizitë rutine, kanë ardhur të shikojnë përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë që rrjedhin nga anëtarësia në këtë forum. Djathtas per keto ceshtje z. Godo theksoi qendrimin e shumices se Parlamentit ndaj peticionit te firmosur nga rreth 300 mije qytetare me te drejte vote, qendrim i cili deshmoi ne ligjin per peticionet te miratuar nga vete Parlamenti. Për ligjin elektoral, z. Godo paraqiti mendimin e PRSH të mbështetur edhe nga 12 parti të tjera me nënshkrimin, e deklaratës së përbashkët, se në kushtet aktuale, një ligj me tendenca mazhoritare nuk do t’i shërbente zhvillimit të demokracisë në vend.
Godo Mënganataj Finsberg Kolumberg Arbnori Shqipëri