other
negative
teaser
Shtrembëron logjika e argumentit në PD
Shtrembëron logjika e argumentit në PD
f.3
other
negative
teaser
Të rinjtë nën këpucën e tregut
Të rinjtë nën këpucën e tregut
f.4
article
negative
politikë
parti politike
Sulme kundër ligjeve dhe Kadaresë
Gjëra që priteshin nga konferenca e PS
Sulme kundër ligjeve dhe Kadaresë
Pritet krijimi i PS të reformuar
Për rreth 50 minuta liderët socialiste Pellumbi e Dokle folën për ekonominë mikse të tregut duke nënkuptuar me të krijimin e shoqërive të tipit kooperativist.
Lidhur me krijimin e PS së reformuar qe pritet nga trajtimi me të të nga Ministria e Drejtësisë Pellumbi sqaron se është plotësisht e vërtetë që ajo do të miratohet këtë ditë dhe më tej veç kësaj se nuk dimë që të jetë ndonjë nga të pestët.
PS do t'i servire të ardhmes së Shqipërisë nëse vjen në pushtet “moderatë sociale” të cilët do të ndryshojnë shumë gjëra në vend që sipas Dokles do të krijojnë “stabilitetin dhe efektin pushtet” ekonomik” krejt ndryshem nga i tanishmi. Ne lidhje me pyetjen se çfarë mendoni për deklaratën e Kadaresë se “PS në asnjë mënyrë nuk duhet të vijë në pushtet” Pellumbi deklaroi se Kadareja nuk është aq i shkëlqyer në politikë sa është në fushën e letrave dhe gjërat i shikon nga kulla “EJFEL”.
(vijon në f.3)
Pellumbi
Dokle
Kadareja
Shqipëri
article
neutral
politikë e jashtme
viza
marrëdhënie ndërkombëtare
Hiqen vizat për grekët
Hiqen vizat për grekët
Diplomacia greke qe dje e ka shkurtuar listen e kërkesave që duhet të plotësojë Shqipëria. Dje presidenti i Republikës Sali Berisha, firmosi një dekret për heqjen e vizave për qytetarët grekë që hyjnë në Shqipëri. Që sot qytetarët dhe fshatarët grekë mund të kalojnë kufirin shqiptarë pa vizë.
Dekreti për vendosjen e vizave ndaj qytetarëve grekë u firmos në verën e vitit 1994, pas një klime të acaruar ndërmjet dy vendeve, pas masakrës së prillit të '94 ku një komando greke hyri në territorin shqiptar dhe vrau dy oficerë shqiptarë dhe plagosi 7 ushtarë.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve u acaruan me arrestimin e pesë shtetasve shqiptare me origjinë greke të akuzuar për spiunazh në verën e '94.
Pas lirimit të pesë spiunëve grekë, ripërtëritjes së vizitës së Kryepeshkopit grek Janullatos, tani duhen plotësuar edhe disa kërkesa të vogla. Duhen hapur shkolla greke në qytetet e Sh-
Metej f.2
Sali Berisha
Janullatos
Shqipëri
Greqi
article
neutral
politikë
zgjedhje
ligj elektoral
Hap i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve kyçe
Takimi i 14 partive për ligjin elektoral
Hap i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve kyçe
Në tryezën e 14 partive të 9 Janarit të thirrur nga Partia Republikane për shqyrtimin e ecurive të ligjit elektoral, zoti Godo, duke hapur takimin tha se në mungesë të ligjit dhe përcaktimit të rregullave të fushatës, ndodhemi në një atmosferë dyshimi e pasigurie. Zoti Godo propozoi diskutimin e çështjeve kryesore të përmbledhura në 7 pika:
1. Të kërkohet shqyrtimi në Parlament i ligjit deri në 25 Janar, sipas 2 deklaratave të 13 partive.
2. Pranimi i kufirit 4% është një hap pozitiv. Të konfirmohet pranimi i raportit mazhoritar-proporcional sipas ligjit ekzistues.
3. Të shpallet deri më 31 Janar mundja e 15-ditëshimmbajtjes së zgjedhjeve.
4. Të deklarohet nëse zgjedhjet lokale do të mbahen veçuar dhe të shpallet afati kohor i mbajtjes së tyre.
5. Të shpallen zonat elektorale nëse do të bëhen ndryshime për efekt të lëvizjeve demografike.
6. Të diskutohet ndërmjet partive dhe Komisionit, Kuvendit Popullor partiet i hapësirës në televizion për partitë me 1/4 e zonave, pa lënë mënjanë partitë më të vogla.
7. Financimi i barabartë me zonat, me konfirmimin e mbledhjes 400 firmave. Paradhënie në mars.
Parashtrimi i zotit Godo u mirëprit nga të pranishmit. Secili shfaqi mendimin e partisë që përfaqësonte, duke bërë edhe ndonjë sugjerim. Mbas një diskutimi prej 2 orësh zoti Godo paraqiti një projekt deklarate. Shumica e pjesëmarrësve ishin të gatshëm të nënshkruanin deklaratën, por me propozimin e Z.Laco u la që partitë të shqyrtojnë më parë deklaratën në kryesitë e tyre dhe të bëjnë vërejtjet eventuale brenda tri ditëve.
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga zotërinjtë Shehu dhe Dostim deklaroi në fillim se ende s'ka shqyrtuar interesat e veta ligjin elektoral, gjë që do ta bëjë së shpejti, duke mbajtur parasysh dhe kërkesat e 13 partive.
Tryeza e 9 janarit ishte një hap i rëndësishëm e me sukses sepse shtroi për zgjidhje çështjet kyçe që preokupojnë partitë, si për ligjin elektoral edhe për fushatën.
Pritet që brenda tre ditëve partitë të nënshkruajnë deklaratën duke fiksuar takimin tjetër për në 25 janar. Kursë s'ka gjasë që Partia Demokratike të vërë nënshkrimin e saj. Zoti Tritan Shehu në deklaratat e tij e ka kuptuar vullnetin i mirë i Partisë Demokratike për të provuar dialogun dhe kërkesat e forcave të tjera politike, por nëse në berje e ligjit do të dalë ndonjë imponim sidomos në raportin mazhoritar proporcional, atëherë konflikti i ndërmjet PD dhe forcave të tjera politike do të jetë i hapur.
Godo
Z. Laco
Shehu
Dostim
Tritan Shehu
article
neutral
politikë
zgjedhje
organizim partiak
Krijohet Komisioni Qendror Elektoral i PRSH
Krijohet Komisioni Qendror Elektoral i PRSH
Për organizimin dhe drejtimin e fushatave të zgjedhjeve të vitit 1996, Komiteti Drejtues i P.R.SH, në mbledhjen e datës 16 Janar 1996 pasi diskutoi mbi materialin e paraqitur nga Kryetari i P.R.SH z. Sabri Godo, vendosi:
Të ngrihet Komisioni Qëndror Elektoral i P.R.SH i përbërë nga:
1) Sabri Godo ........ Kryetar
2) Fatmir Mediu ...... N/kryetar
3) Çerçiz Mingomataj, N/kry-
4) Arian Madhi ........ Anëtar
5) Ismail Male..........
6) Neritan Alibali
7) Gjoek Beci
8) Lutfi Dervishi
9) Maksim Begeja
Vendimi për krijimin e këtij Komisioni erdhi si konkretizim i vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Në këtë mbledhje gjithashtu përcaktuan edhe detyrat konkrete dhe organizimi i punës së Komisionit në tërësi dhe të çdo anëtari në veçanti, jo vetëm nëpërmjet ndarjes së zonave të punës me grupet përkatëse, por edhe të përpunimit teknik e taktik të fushatës, organizimit të propagandës, administrimit të mundësive politike dhe ekonomike, etj.
"Megjithatë - thotë anëtari i KD të Partisë dhe i shefi i sektorit elektoral Arian Madhi - kjo nuk duhet konsideruar si çelje e fushatës nga P.R.SH. Ndodhemi akoma në fushatë paraelektorale dhe një nga detyrat aktuale të Komisionit është pikërisht përgatitja e Partisë për të hyrë denjësisht në "fushatë".
Korresp. "Republika"
Sabri Godo
Fatmir Mediu
Çerçiz Mingomataj
Arian Madhi
Ismail Male
other
neutral
teaser
intervistë
Me Abaz Ermenjin, kryetari i Ballit Kombëtar
Me Abaz Ermenjin, kryetari i Ballit Kombëtar
f.5
Abaz Ermenji
article
negative
politikë
konferencë për shtyp
Dokle edhe kur gënjen, flet seriozisht
Dokle edhe kur gënjen, flet seriozisht
Në konferencën e djeshme për shtyp që dy nënkryetarët e PS-së Pellumbi dhe Dokle dhanë në selinë e tyre në Tiranë, gazetarët kërkuan prononcimin e tyre për incidentet që pushteti lokal socialist i Kuçovës dhe Komunës së Lumasit në Berat ka provokuar në dëm të aktiviteteve të PR.
I irrituar për faktin se kjo pyetje u bë menjëherë pas “qarjes” për
(vijon në f.3)
Dokle
Pellumbi
Tiranë
Kuçovë
Lumas
Berat
article
neutral
kronikë
emigracion
polici
Pas kurdëve egjiptianët
Pas kurdëve egjiptianët
Katër egjiptianë kapen nga policia kufitare shqiptare. Ata rrugën drejt perëndimit po kërkonin përmes Shqipërisë.
Për 4 egjiptianët, suksesi i kësaj buëgëshur me rrugën e gjatë që nga Egjipti, Rinasi u bë stacioni i tersit. Ata janë kapur me dokumenta të falsifikuara dhe janë shoqëruar për në Komisariatin Nr.2, të Tiranës. Kështu rrezigjohët trafiku i klandestinëve nga lindja e mesme që në fundin e muajit nëntor 1995 u intensifikua në mënyrë të jashtëzakonshme sidomos me kurdë. Linja ajrore Stamboll-Rinas bëhet kështu rruga më e lirë për këtë emigrim klandestin.
I.Z
Shqipëri
Egjipt
Rinas
Tiranë
Stamboll