GODO takohet me BUKOSHIN
Më 11 janar 1996 kryeministri Bujar Bukoshi priti në Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në Tiranë zotin Sabri Godo, kryetar i Partisë Republikane dhe kryetar i rradhës i Lidhjes së Djathtë Shqiptare.
Me 11 janar 1996 kryeministri Bujar Bukoshi priti në Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në Tiranë zotin Sabri Godo, kryetar i Partisë Republikane dhe kryetar i rradhës i Lidhjes së Djathtë Shqiptare.
Në këtë takim, ndër të tjera, u bisedua për zhvillimet aktuale rreth Kosovës. U konstatua se kërkohet një veprimtari sa më intensive nga ana e shqiptarëve kudo që ndodhen, në mbrojtje të kombit dhe veçanërisht për një zgjidhje të drejtë të çështjes së Kosovës.
Nga ana e tij z. Godo deklaroi:
Partia Republikane dhe Lidhja e Djathtë Shqiptare konfirmojnë edhe një herë deklaratat e tyre se në asnjë rast nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për pavarësi të plotë të Kosovës dhe të drejtën e saj për vetëvendosje. Pranimi autonominë nominale nën dominimin serb, të çfarëdolloj qofshin, e lënë Kosovën në një gjendje koloniale, në kundërshtim me parimet e kartave evropiane e ndërkombëtare.
Deklarimet për autonomi na e nënçmojnë kauzën serbo-malazeze, sipas kushtetutës së vitit 1974, qojnë në mohimin e aspiratave të shenjta për lirinë e pavarësinë të kosovarëve dhe në asgjësimin e përpjekjeve të tyre për vetëqeverisje, të konkretizuara në referendum dhe zgjedhjet nga të cilat ka dalë parlamenti i Kosovës, Presidenti dhe Qeveria.
Nuk jemi kundër bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në praninë e një të treti, por baza e këtyre bisedimeve duhet të jenë modalitetet për t’i dhënë pavarësinë Kosovës, të drejtë që e kanë fituar gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë. Presionet diplomatike duhet të përballohen. Shfaqja me se pretendohet për pavarësi janë jashtë kohës, nuk qëndrojnë. E drejta e popujve për pavarësi është brenda logjikës historike të çdo kohe. Privimi nga kjo e drejtë e kosovarëve, që përbëjnë 90% të popullsisë në token e tyre, për hir të konjukturave, është antikombëtare dhe e papranueshme Ne përkrahim veprimtarinë e Qeverisë së Kosovës në gjithë shtetet që janë të disporzuar për një gjë të tillë. Dëshirojmë që ky deklarim i LDSH dhe Partisë Republikane t’i bëhet të njohura presidentit Rugova, forcave politike dhe opinionit publik në Kosovë.
Kryeministri Bukoshi me këtë rast përshëndeti qëndrimin dhe pikëpamjet e Partisë Republikane dhe LDSH, duke i konsideruar ato me vend dhe shumë të rëndësishëm për momentin e pikërisht.
Kryeministri Bukoshi e z. Godo biseduan në një atmosferë vëllazërore e mirëkuptimi dhe për çështje të tjera të zhvillimeve në Shqipëri e të mbarë kombit.
Partia Republikane dhe Lidhja e Djathtë Shqiptare përkrahin moçnueshmërisht deklaratat e tyre se në asnjë rast nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për pavarësi të plotë të Kosovës dhe të drejtën e saj për vetëvendosje.
Korrresp. Republika