other
neutral
thirrje në faqen tjetër
politikë
Mund të mbesim me gishta në gojë
Flet Kryeministri Kosovës Bujar Bukoshi
Mund të mbesim me gishta në gojë
F.5
Bujar Bukoshi
Kosovës
other
neutral
thirrje në faqen tjetër
politikë
Brojka : Ligji elektoral? Drejt mazhoritarit
Brojka : Ligji elektoral?
Drejt mazhoritarit
F.4
other
neutral
thirrje në faqen tjetër
ekonomi
Buka dhe gogoli i çmimit
Buka dhe gogoli i çmimit
F.3
article
positive
politikë
analizë
PR besnike ndaj idealeve dhe aspiratave kombëtare
PR besnike ndaj idealeve dhe aspiratave kombëtare
Është bërë zakon që çdo parti të festojë ditëlindjet e saj, jo thjesht duke trokitur gotat me mbetare. As nuk mund të jesh urimet për të qegjesinë e saj, stereotipizimi i të cilave u kthye në vitet e diktaturës në një formalitet neveritës, por, duke parë me qartësi veten dhe ecurinë e saj, me sensin e përgjegjësisë dhe rritjes kohore.
Partia Republikane ka fatin dhe meritën të jetë pothuajse binjake e pluralizmit në Shqipëri, për shkak të njohur historik se lindi ende pa u mbushur muajit nëntëvjeç i sistemit ende të e detyroi diktaturën të dekretonte pluralizmin politik, por edhe pse ishte forca e dytë opozitare që së bashku me PD-në iu kundërvune komunizmit duke luajtur një rol të veçantë përmbysjen e tij.
Që të gjykosh rritjen e PR-së, jo vetëm në praktikën e domos së shifrave, por mbi të gjitha me peshën e saj në jetën e përgjithshme politike të vendit, nuk mund ta bësh dot pa e parë këtë fenomen të ndarë nga zhvillimet politike mbarëkombëtare. As nuk mund të jesh i njanshëm ndaj ecurisë së pritjes dhe konsolidimit të demokracisë, si një institucion i ndërtuar dhe aspiruar gjatë nga shqiptarët, por pothuajse i panjohur për ta.
Partia Republikane në Shqipërinë pluraliste, nuk mund të dilte me peshën, përveç dhe potencialin që dispononte, jashtë imponimit të realitetit dhe koniukturave politike në Shqipëri. Ashtu si aleatja e natyrshme e atyre viteve, PD-ja, PR u detyrua të përballonte një forcë realisht të rrezikshme dhe me përvojë të konsiderueshme në qoftë organizative, ashtu edhe politike. PPSH (forca për të cilën flasim) e konvertuar sot në PS, përveç këtë, zotëronte të gjithë arsenalin e mundshëm për të realizuar synimet e saj, i cili nuk ishte as më shumë, as më pak se sa frenimi maksimal, mundësisht eliminimi i plotë i procesit të demokratizimit të vendit. Për këtë ajo ishte e gatshme të shfrytëzonte deri edhe armët (ushtri, polici, drejtësi etj), por edhe demagogjinë e konkretizuar deri në institucionalizim e në strukturat. Qëllimi rezervë e rast mosrealizimi të objektivit për eliminimin total të demokracisë, ishte monopolizimi i saj dhe alibia demokratike jo vetëm duke u quajtur atë produkt të komunistëve, por edhe duke vjelë frutet false të një demokracie të tillë, e cila në shembullin e kinozodikt[?] krijonte të parësh fiktive, që "vullnetarisht" pranonin të tutelën e komunistëve.
Pikërisht këtu filloi më shumë se sa vjela e votave, lufta e PR, mbështetur më shumë në intuitën politike të saj se sa në përvojën politike, e cila për hir të së vërtetës duhet pranuar se ishte inekzistente.
Propozimi për Këshillin
Me tej f.6
Shqipëri
Shqipërinë
article
negative
politikë
drejtësi
Kushtetusia nuk merr dot vendim
Socialistët bëjnë kërkesë të pa argumentuar.
Kushtetusia nuk merr dot vendim
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS për pezullimin e ligjit per pastrimin e jetës politike nga të inkriminuarit gjatë diktaturës komuniste. Gjithashtu gjykata nuk arrin të japë një vendim ndaj padive të dy partive të majta për shpalljen antikushtetuese të dy ligjeve të miratuara nga Parlamenti për kontrollin e figurës së personaliteteve dhe ligjin e dosjeve. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Rustemi Gjata mbas 3 orësh seancë gjyqësore vendos që me datën 31 janar 1995 të jepet vendimi përfundimtar kundër dy padive të partive të majta.
Gjykimi filluar që më 18 tetor 1995 por Gjykata Kushtetuese nuk mund të jepte një vendim pasi ende nuk kishin dalë aktet nën-ligjore të ligjit parlamentar. Seanca vazhdoi në fund të nëntorit 1995 por ende nuk kishin dalë aktet nënligjore kështu që seanca u shty. Me daljen e ligjit të dosjeve Gjykata Kushtetuese lajmëroi PS dhe PSD që ishin në veçanti kundër nenin tre të ligjit i cili përjashton nga jeta politike jo vetëm lideret e partive të tyre, por dhe rreth 30% të drejtuesve të tyre, se më 17 janar 1996 do të jepte vendim pasi aktet nënligjore i konsideronte të dala. Por në këtë seancë përsëri nuk u dha vendimi pasi gjykata u mor me pranimin e fakteve të reja nga ana e dy partive të majta dhe me kërkesat paraprake që ato kishin. Kërkese paraprake paraqiti PS e cila donte që të pezullohej zbatimi i ligjit deri në dhënien e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo kërkesë u rrëzua sepse ligji nuk ka filluar nga veprimi prandaj një kërkesë e tillë nuk quhet e vlefshme. Gjithashtu liderët e PSD Gjinu[?] dhe Apostoli u larguan nga seanca edhe pse pa dëgjuar vendimin e zotit Gjata.
I.Z
Rustemi Gjata
Apostoli
Gjinu[?]
article
positive
politikë
parti politike
fjalim
Rritja e ndikimit të PR është e merituar
Inderuar z.Kryeministër dhe anëtarë të Qeverisë Shkëlqesi përfaqësues të Trupit Diplomatik Të nderuar miq!
Fjala e përshëndetjes e z. Godo, mbajtur me rastin e 5 - vjetorit të krijimit të PRSH
Rritja e ndikimit të PR është e merituar
Inderuar z.Kryeministër dhe anëtarë të Qeverisë
Shkëlqesi përfaqësues të Trupit Diplomatik
Të nderuar miq!
Më 10 Janar Partia Republikane mbushi pesë vjet. Koha ka të fshehtat e veta. Për shkak të intensitetit të ngjarjeve këta pesë vjet kanë kaluar shumë shpejt. Por, duke hedhur një vështrim mbi atë çka është arritur, mund të themi se pesë vjetët i jetuam në mënyrë të denjë. Populli ynë hyri në rrugën e demokracisë të përparimit dhe asnjë gjë s'mund ta kthejë prapa. U vendos me në fund fati i vendit tonë, i cili duke u ndodhur në një nga kryqëzimet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, mbart mbi shpatulla një histori sa të shkëlqyer, aq dhe tragjike. Gjithë shqiptarët kanë të drejtë të gëzojnë po ardhmërinë me popull e lirë, falë rrethanave ndërkombëtare dhe përpjekjeve të vendit në pesë vjetët e kaluar.
Nga dita e krijimit të saj, Partia Republikane rriti me këmbëngulje luftën për lirinë dhe për një zgjidhje sa më të drejtë të problemeve themelore të kohës. Si parti e dytë opozitare Partia Republikane u angazhua me besnikëri në thyerjen e pushtetit komunist, duke u kujdesur në çdo rast për mënjanimin e luftës civile që do të ishte më shkatërrimtare se në çdo vend tjetër të Lindjes. Është bërë e njohur konsekuenca jonë në luftën për bashkimin paqesor të Kombit. Me parimet tona dhe politikën e çdoditë kemi vërtetuar arsyen e një rendi demokratik të lirë e të fortë, ku ligji të sundojë njëlloj për të gjithë. Me alternativën tonë kemi provuar qartë se jemi për një ekonomi të bazuar në pronën private ligjore dhe iniciativën e individit. Jemi për mbrojtjen e moralitetit tonë kombëtar, shoqëror e të familjes nga dukuritë që e kërcënojnë. Këto dukuri tashmë të njohura, kanë tërhequr vëmendjen e publikut ndaj Partisë Republikane. Rritja e ndikimit të saj është e merituar, e mund të ndjehemi të gëzuar e me ndërgjegjen në vend në këtë festë të pesëvjetorit.
Dje pasdite në ambientet e Pallatit të Kongreseve, u dha një koktej me rastin e pesë vjetorit të krijimit të Partisë Republikane. Merrnin pjesë kryeministri Aleksandër Meksi, ministri i Jashtëm Alfred Serreqi, ministri i Brendshëm Agron Musaraj, deputetë të Kuvendit popullor, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në shqipëri, kryetarë të partive politike, gazetarë etj.
Fjalën e përshëndetjes e mbajti kryetari i PRSH, z. Sabri Godo.
Zotërinj,
Në realitetin e sotëm politik ngrihen përsëri dy pyetje që duhet të ishin sqaruar përfundimisht në vitet e fundit; e para, nëse Shqipëria do të shkojë drejt Perëndimit ose Lindjes dhe, e dyta, nëse do të ketë një kthim prapa në regjimet socialiste. Është krejt e pamundur që të marrin epërsi rrymat bizantine. Por, nëse ndodh një rikthim në socializëm të çfarëdo lloji, edhe drejtimi ynë perëndimor do të pesonte një lekundje të rëndë, ashtu siç do të visheshin me diskutim edhe përpjekjet e mbarë popullit për një jetë më të mirë. Ndodhemi para një momenti me shumë përgjegjësi për gjithë shqiptarët lidhur me të ardhmen e vendit dhe të mbarë Kombit, që nis me problemin e madh të Kosovës. Partia Republikane është e gatshme të marrë të pjesën e vet të përgjegjësisë, brenda Lidhjes së Djathtë.
Ne dëshirojmë marrëveshje për çështje madhore të vendit, duke e shikuar politikën si artin e bashkëqeverisjes qytetare, gjë që nuk është e mundur pa respektimin e votës së lirë e të pluralizmit.
Ne urojmë që ky vit ta verë përfundimisht Shqipërinë në rrugën e mbarë të demokracisë dhe drejt Europës. Unë nxehëtësisht republikanët dhe simpatizantët tanë në gjithë vendin.
Duke ju falenderuar edhe njëherë për pjesëmarrjen, ju ftoj të ngremë gotën për paqen dhe miqësinë.
Sabri Godo
Aleksandër Meksi
Alfred Serreqi
Agron Musaraj
Shqipëria
Kosova
Lindjes
Perëndimit
Europës