Republika

E Enjte, 25 janar 1996

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i VI i Botimit Nr.10(497) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Enjte, 25 janar 1996 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Pavarësia e Kosovës çështje mbijetese

Pavarësia e Kosovës çështje mbijetese F. 5
Kosovës

Ruçi thirret në prokurori

Sot në ora 11 sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi dhe ish- ministri i Brendshëm i PPSH-së do të jetë përballë prokurorit Bekur Kokona. Ruçi më në fund do të përgjigjet për atë që ndodhi më 2 prill 1991 në qytetin e Shkodrës ku humbën jetën nga plumbat e policisë sekrete 4 të rinj të moshës 20-26 vjeçare dhe u plagosën shumë të tjerë. Për Gramoz Ruçin është hartuar përmbajtja e pyetjeve për të dhënë shpjegime të hollësishme për atë çfarë ndodhi në Shkodër pasi në atë kohë Ruçi ishte ministër i Brendshëm dhe është në dijeni të plotë. Për të janë bërë publike dhe 3 fono-grama për të cilët, edhe pse u bënë gjueti për dënimin e të pandëshkuerve, nuk u dha asnjë shenjë se kishin ekzistuar. Ruçi konfirmoi dje për gazetarët se do të paraqitet para prokurorit. I. Z. Ruçi thirret në prokurori Sot në ora 11 sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi dhe ish- ministri i Brendshëm i PPSH-së do të jetë përballë prokurorit Bekur Kokona. Ruçi më në fund do të përgjigjet për atë që ndodhi më 2 prill 1991 në qytetin e Shkodrës ku humbën jetën nga plumbat e policisë sekrete 4 të rinj të moshës 20-26 vjeçare dhe u plagosën shumë të tjerë. Për Gramoz Ruçin është hartuar përmbajtja e pyetjeve për të dhënë shpjegime të hollësishme për atë çfarë ndodhi në Shkodër pasi në atë kohë Ruçi ishte ministër i Brendshëm dhe është në dijeni të plotë. Për të janë bërë publike dhe 3 fono-grama për të cilët, edhe pse u bënë gjueti për dënimin e të pandëshkuerve, nuk u dha asnjë shenjë se kishin ekzistuar. Ruçi konfirmoi dje për gazetarët se do të paraqitet para prokurorit. I. Z.
Ruçi Gramoz Ruçi Bekur Kokona Shkodrës Shkodër

Presidenti hungarez Arpad Gonz në Shqipëri

Me ftesë të Presidentit Sali Berisha, mbërriti dje në Tiranë Presidenti hungarez Arpad Gonz. Presidenti hungarez Arpad Gonz në Shqipëri Me ftesë të Presidentit Sali Berisha, mbërriti dje në Tiranë Presidenti hungarez Arpad Gonz. Mysafiri hungarez do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar tri ditë. Gonz është i pari president i Hungarisë që vjen në Shqipëri në një hark kohor prej pesëdhjetë vitesh. Presidentin hungarez në aeroport e “jam i lumtur që ndodhem në Shqipëri” Berisha e Gonz u takuan dje për afro 35 minuta. Në mbyllje të takimit Berisha tha se bisedimet u karakterizuan nga një frymë miqësore, dhe mirëkuptimi. Ramë dakord të zgjerojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat në rrafshin bilateral, konsultime të vazhdueshme për problemet të ndryshme të rajonit dhe për integrimin në Europë. Berisha tha se diskutuan për gjendjen në rajon, zgjidhja e problemit të Kosovës, dhe problemeve të tjera janë kushte për zgjidhjen e paqes në rajon. Ne mendojmë se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit duhet zhvillohet në parimin të një palë të tretë dhe hapi mund të shënohen në këtë drejtim. Berisha tha se “mendoj se vizita e presidentit Gonz është një ngjarje historike”. Presidenti hungarez Gonz tha se dua të theksoj se nuk është e rastësishme që këtë takim i erdhi radha tani. Kjo që po bëjmë nuk përfundim i bisedimeve por fillim i një bashkëpunimi të gjatë. Duam të ripërtërijmë një proces shekullor Presidenti hungarez shoqërohet në Shqipëri nga një delegacion i madh i përbërë prej më se 30 biznesmenësh hungarezë. Po dje u nënshkruan shumë marrëveshje, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së investimeve. Më tej në f. 3
Arpad Gonz Sali Berisha Berisha Gonz Shqipëri Tiranë Hungarisë Kosovës Prishtinës

Platformë e LDSH

Platformë e LDSH F. 4-5

Kruja dhe osmanët e shekullit 20

Kruja dhe osmanët e shekullit 20 F. 3
Kruja

Pse është bllokuar ligji për kullota

Pse është bllokuar ligji për kullota F. 2

Sot 14 parti për ligjin elektoral

Ruajtje të ligjit ekzistues. Kjo do të jetë motoja e partive opozitare në takimin e sotëm. Sot 14 parti për ligjin elektoral PD do hedhë në tryezë mendimin e vet Ruajtje të ligjit ekzistues. Kjo do të jetë motoja e partive opozitare në takimin e sotëm. Këto ditë partitë kanë zhvilluar mbledhjet e tyre të kryesisë, të cilat kanë vendosur qëndrime në tryezën e sotme. Bojkotimi i Parlamentit në rast mosplotësimi të kërkesave të tyre nga PD, do të jetë sot një mundësi e shqyrtueshme në mbledhje. Disa parti opozitare e kanë parë të arsyeshëm këtë alternativë. “Bojkotimi do të jetë gjëja më e vogël që ne do të bëjmë, në rast se PD harton një ligj antiligjor, dhe jashtë deklaratës së katërmbëdhjetë partive,-deklaroi dje deputeti Fehmi Alvdia, përfaqësuesi i PS në takimin e sotëm- Ne duhet të ndërgjegjësohemi elektoratin për veprimin antiligjor dhe antidemokratik të partisë në pushtet.” Ide së bojkotimit nuk i bashkohet Aleanca Demokratike, kryesia e së cilës është mbledhur për këtë çështje, dje pasdite. “Nuk jemi për idenë e braktisjes së Parlamentit,- tha dje pas mbledhjes deputeti Arben Imami, që do të përfaqësojë sot AD, - por për atë që duhet insistuar për të gjetur zgjidhje. Kjo mund të arrihet me ngritjen e një grupi parlamentar nga të dyja palët: nga PD dhe opozita, që ta ndjekin më afër këtë problem. Ne mendojmë se lufta duhet kaluar në Parlament. Për këtë jemi për atë që kjo mbledhje të mbajë natyrën e vet propagandistike” Imami tha gjithashtu se bojkotimi mund të sjellë pasoja jo të mira, cilë i PD do t’ë lërë, siç ndodhi me shkarkimin e Brozit. Tek një mosefekt i bojkotimit sheh edhe deputeti Teodor Laço, arsyen për të mos qenë “absolutisht dakort” me braktisjen e Kuvendit. “Bojkotimet nuk janë demokratike, - tha dje Laço, që nuk do të jetë prezent në takim,- Më tej në f. 2
Fehmi Alvdia Arben Imami Teodor Laço

Arrestohet për vrasjet në kufi

Edhe një tjetër i arrestuar për vrasjet në kufi. Arrestohet për vrasjet në kufi Edhe një tjetër i arrestuar për vrasjet në kufi. Dje u vunë pranga personi i katërt për këto vrasje. Ai është Agim Leshi, nga qyteti i Elbasanit, i cili është arrestuar për vrasjet në kufi kur ka qenë komandant poste në qytetin e Korçës (në vitin 1990) dhe pasi kanë ndodhur 4 vrasje në rajonin e postës që komandohej prej tij është transferuar në qytetin e Dibrës. Të vrarët në kufi kanë qenë nga qyteti i Dibrës dhe aty është bërë dhe pa-dija nga familjet e viktimave. Kështu ai është vënë në akuzë për gjenocid. 38 vjeçari Leshi është në pritje të hetimeve nga Prokuroria e Dibrës. A. D.
Agim Leshi Elbasanit Korçës Dibrës

GODO takohet me përfaqësues të Fondacionit “Konrad Adenauer”

GODO takohet me përfaqësues të Fondacionit “Konrad Adenauer” Faqe 3
GODO

Në numrin e ardhshëm Programi i ripunuar i PRSH vizion modern kombëtar

Në numrin e ardhshëm Programi i ripunuar i PRSH vizion modern kombëtar

Belortaja kartolinë në Japoni

Së shpejti një prej karikaturave të karikaturistit të njohur 28 vjeçar Medi Belortaja, do të shtypet si kartolinë në 50 000 kopje në Japoni. Karikaturisti shqiptar ndër më popullorët në këtë vend Belortaja kartolinë në Japoni Së shpejti një prej karikaturave të karikaturistit të njohur 28 vjeçar Medi Belortaja, do të shtypet si kartolinë në 50 000 kopje në Japoni. Kërkesa është bërë nga “Kyoto International Humor Society” dhe i është dhënë pëlqimi nga ana e Belortajës. Belortaja ka dërguar disa punime në Konkursin ndërkombëtar të karikaturës që do të organizohet në Kyoto nga 15 - 20 shkurt të këtij viti dhe punimi i zgjedhur për kartolinë është pjesë e fushatës publicistike për këtë konkurs. Vetëm punimet e 16 karikaturistëve janë zgjedhur për kartolinë. Në kërkesën e dërguar Belortajës thuhet se “janë zgjedhur karikaturistë punimet e të cilëve duket se do jenë më populloret në Japoni”. Çmimi i shitjes së një kartoline do të jetë 100 jen (1$) dhe autori do marrë 5% të vlerës së shitjes. Më 1994 Belortaja mori Çmim-in e Artë në Konkursin ndërkombëtar të karikaturës të organizuar në Tokio. Çmimin e Artë Belortaja e ka marrë edhe këtë vit në një Konkurs ndërkombëtar karikature të organizuar në Seul të Koresë së Jugut. Punimi i zgjedhur për kartolinë në Japoni do të botohet në “Republika” në numrat e ardhshëm I. d
Medi Belortaja Japoni Kyoto Tokio Seul Koresë së Jugut