Republika

E Dielë, 4 shkurt 1996

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i VI i Botimit Nr.14(501) Del cdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Dielë, 4 shkurt 1996 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Berisha dekreton ligjin e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit, me dekretin nr.1358, datë 03.02.1996 bëri shpalljen e ligjit nr.8055, datë 01.02.1996 "Për ndryshimet në ligjin nr. 7556, datë 4.02.1992 "Për zgjedhjet Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë." Berisha dekreton ligjin e zgjedhjeve Presidenti i Republikës, Sali Berisha, sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit, me dekretin nr.1358, datë 03.02.1996 bëri shpalljen e ligjit nr.8055, datë 01.02.1996 "Për ndryshimet në ligjin nr. 7556, datë 4.02.1992 "Për zgjedhjet Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë." Kështu vetëm 2 ditë pasi është miratuar nga Parlamenti ligji i zgjedhjeve dhe ka ngjallur një diskutim të gjerë nga grupimet politike të vendit presidenti e ka dekretuar atë duke mos iu përgjigjur kërkesës së forcave politike të opozitës për takim. I. Z.
Sali Berisha I. Z. Republika e Shqipërisë

Për LDSH-në, themelore është platforma e saj

Për LDSH-në, themelore është platforma e saj F. 2

Kryetari i Konservatorëve të Rinj Evropianë Andrew Rosindell: "Bëni ç'është e mundur për të lënë jashtë pushtetit socialistët"

Kryetari i Konservatorëve të Rinj Evropianë Andrew Rosindell: "Bëni ç'është e mundur për të lënë jashtë pushtetit socialistët" F. 3
Andrew Rosindell Evropë

Takim i z. Sabri Godo me ambasadorin e Hollandës, Baron Gerhard van Pallaudt

Më 31 janar '96 z. Sabri Godo priti Baronin Gerhard van Pallaudt, ambasador i Mbretërisë së Hollandës dhe pati me të një bisedë të gjatë rreth PR dhe politikës aktuale në Shqipëri. Takim i z. Sabri Godo me ambasadorin e Hollandës, Baron Gerhard van Pallaudt Më 31 janar '96 z. Sabri Godo priti Baronin Gerhard van Pallaudt, ambasador i Mbretërisë së Hollandës dhe pati me të një bisedë të gjatë rreth PR dhe politikës aktuale në Shqipëri. Zoti Godo përshëndeti hapjen e konsullatës Hollandeze në Tiranë dhe përfitimin dypalësh nga intensifikimi i marrëdhënieve politike e ekonomike. Ambasadori van Pallaudt tha se Hollanda po jep ndihmë për Shqipërinë që do ta zgjeronte tej. Gjithashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit i zgjedhjeve të lira. Evropa është shumë e interesuar që Shqipëria të ketë orientim të vërtetë demokratik. Përsa i përket Hollandës, ambasadori tha se ajo bazohet në pluralizmin politik dhe qeverisjen në koalicione. Zoti Godo tha se në këtë pikë ka përputhje të plotë pikëpamjesh dhe se duhet vlerësuar me kujdes përvoja demokratike 300-vjeçare e Hollandës si një nga vendet më të përparuara në botë. U bisedua gjithashtu edhe për problemin e Kosovës. Zoti Godo tha se do të ishte gabim po të mendohej se viti i sotëm po ia lënte Ballkën duke i dhënë Kosovës autonomi kulturore nën pushtimin serb. Ambasadori tha se Evropa e sheh me kujdes çështjen e Kosovës dhe se me zgjidhjen e çështjes së Bosnjës Kosova do të merret e përparësi. Zoti ambasador premtoi se do të vazhdojë në mars takimet me PR dhe se do të shohë mundësinë e krijimit të kontakteve direkte të PR me forca politike në Hollandë. Të dy palët vërejtën me kënaqësi se takimi ishte i dobishëm dhe i çiltër. Në takim merrte pjesë nënkryetari i PR, Fatmir Mediu, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Çerçiz Mingomata.
Sabri Godo Gerhard van Pallaudt Fatmir Mediu Çerçiz Mingomata Hollandë Shqipëri Tiranë Evropë Kosovë

13 partitë përballë sfidës së PD-së

Të ndodhura para faktit të kryer të miratimit të ligjit për zgjedhjet nga Parlamenti, u duk sikur 13 partitë që me nismën e PR-së për 4 muaj me radhë u përpoqën të ruajnë të pandryshuar thelbin e ligjit të mëparshëm, nuk u mbetej gjë tjetër veçse të bënin bilancin e "tryezës", siç është quajtur vazhdimisht nga shtypi. 13 partitë përballë sfidës së PD-së Të ndodhura para faktit të kryer të miratimit të ligjit për zgjedhjet nga Parlamenti, u duk sikur 13 partitë që me nismën e PR-së për 4 muaj me radhë u përpoqën të ruajnë të pandryshuar thelbin e ligjit të mëparshëm, nuk u mbetej gjë tjetër veçse të bënin bilancin e "tryezës", siç është quajtur vazhdimisht nga shtypi. Megjithatë të përcaktosh me një vështrim, qoftë edhe analitik, kahun nga rëndon ky bilanc nuk është kaq e lehtë. Jo vetëm se kompleksiteti i problemeve që progresivisht u paralajmëruan me kohën gjatë së cilës u fokusua ky problem, u shfaq në të gjithë gjerësinë e tij, por edhe pse jo pak, sidomos partitë e mëdha, u përpoqën të eksperimentonin nën suazën e diskutimit për ligjin elektoral, krijimin e aleancave, ose të koordinimeve reciproke frontale ose të dyanshme deri në kufijtë e koalicioneve, qoftë edhe të përkohëshme politike dhe elektorale. Megjithatë, qysh nga zoti Godo, që si zakonisht me cilësinë e iniciuesit të tryezës, hapi diskutimet e djeshme, e deri në replikat shpesh të acaruara midis republikësve të pranishëm, çdo analizë fillonte pikërisht me këtë pyetje: "A mund të quhej e suksesshme kjo tryezë apo jo?" Faktikqë në fund iu diskush arrit'ti mbledhë të gjitha partitë disa herë në një tryezë të përbashkët diskutimesh, nuk mund të mos quhet sukses. Ashtu sikurse edhe nuk mund të quhet dështim fakti që deklarata e fundit e 12 partive ndikoi pjesërisht në modifikimin (nëse mund të quhet vërtet kështu) që PD i bëri projektit të saj. Por edhe të pretendosh se kjo tryezë arriti t'i imponojë PD-së një kërkesat e saj, kur injorimi i saj arriti kufijte e absurdit me veprimin e parregullt të arkivimit të projektligjit të saj në sirtarët e zotit Arbnori, si edhe me asgjësimin e plotë të thelbit të ligjit, i cili as më shumë e as më pak qëndronte pikërisht në raportet midis pjesës mazhoritare dhe proporcionale të saj, do të thotë të gënjesh vetën me lugë të zbrazët. Megjithatë hetan tani dihet se nënshkrimi qe Berisha i bëri dje në mënyrë të rrufeshme ligjit të miratuar në mënyrë të çuditshme në Parlament, përbën aktin e fundit të kokëfortësisë së PD-së dhe të netorizeurave. Madje edhe kërkesa zyrtare e tryezës së djeshme për të kërkuar takim me Presidentin e Republikës (kërkesë që iu refuzua vetëm nga Shehu dhe Brojka) nuk u pranua nga nëpunësit e Presidencës nën argumentin e "shenjësterisë" së ditës së shtunë, ndonëse po të shtunën Presidenti nuk ngurroi të priste pushimin e vet duke nxituar të firmoste ligjin në fjalë. Mbëse kërkesa e arshivuar për të hënën do të ketë fatin e projektligjit të opozitës. Megjithatë gjasat janë që edhe ndonjë takim i mundshëm me Presidentin, më tepër se sa një kortezi demagogjike, asgjë tjetër s'mund të servirë në tavolinë. Kështu që të gjitha partitë janë të detyruara të pranojnë sfidën e PD-së duke hyrë në zgjedhje me kushtet që u imponon pushteti demokratikas. Mbëse fjalët që tha dje zoti Godo në fund të mbledhjes se përballë alternativës së firmosjes nga Presidenti të ligjit "atëherë kjo tryezë nuk ka përse të vazhdojë me, pasi asgjë nuk varet më prej saj" janë edhe epilogu i kësaj tryeze që ndoshta do të mbetet mend gjatë në historinë e politikës shqiptare. Genci Çobani
Godo Berisha Arbnori Shehu Brojka Shqipëri

Shehu: "Procedurat e votimit ishin në rregull"

"Të gjitha procedurat u bënë në rregull." Shehu: "Procedurat e votimit ishin në rregull" "Të gjitha procedurat u bënë në rregull." Tritan Shehu mbërritur dje pas mbledhjes së 14 partive, kryesinë e Arbnorit, nga akuzat e hedhura në takim, sidomos nga deputeti Abdiu. "U paraqitën vërejtjet e Komisionit të ligjeve nga Arbnori, - tha Shehu, - u dhanë dhe rezultatet në tabelën elektronike. Por acarimi i socialistëve solli shpërthimin e miratimit të ligjit." Gjatë mbledhjes Lakalula u ankua se nuk iu dha fjala në seancën e Kuvendit, Abdiu se u shkelën shumë procedura, etj. Madje ky i fundit dëshmoi edhe shkelje kushtetuese në ligjin e miratuar. "Nëpërmjet mundësitë e ndjekjes në rrugët e nevojshme ligjore të këtyre shkeljeve, - tha pas mbledhjes deputeti i majtë, i cili duke shpjeguar se si mendonte ai se do të shkonte rruga e ligjit elektoral, vazhdoi: "Do t'i paraqiten obieksionet Presidentit, i cili ka të drejtë ta firmosë ligjin brenda 15 ditëve nga dita e miratimit, ose ta kthejë në Parlament. Kjo, në qoftë se nuk e ka firmosur qysh sot. Parlamenti do ta rimatojë përsëri. Ne do t'i drejtohemi pasaj Gjykatës së Rrethit të Rusesim Gjates, nëse ai do të jetë gjallë deri atëherë." "Unë e quaj të panevojshëm takimin me Presidentin, - tha ndërkohë Shehu. Për ne ligji ka marrë formën përfundimtare." Pas mbledhjes pati një konfrontim midis dy liderëve kundërshtarë, Shehu e Dokle, për kopjen e ligjit elektoral të miratuar nga Kuvendi. Kopjen e vetme e kishte Shehu, i cili nuk dëshironte t'ia jepte nënkryetarit socialist. Dokle e quajti Shehun "hileqar", ndërsa Godo tha se "mbase është për hajer" që deputetët s'e njohin ligjin e miratuar nga ata. A. Simoni
Tritan Shehu Arbnori Abdiu Lakalula Presidenti

Për shkak të ndryshimit të Selisë Qendrore të Partisë Republikane, njoftohen të gjithë të interesuarit, se përkohësisht kontaktet do të realizohen në numrat e telefonave 231-81, 292-03, 420-86 dhe Gjithashtu me Redaksinë e gazetës "Republika" mund të kontaktoni në numrin e telefonit 321-12 me adresë: Rruga "Ferit Xhajko", 63/2, pranë Medresesë, Tiranë.
Tiranë Rruga "Ferit Xhajko" Medresesë