news
neutral
drejtësi
institucione
Frashëri zyrtarizon vendimet e Këshillit të lartë të Drejtësisë
Frashëri zyrtarizon vendimet e Këshillit të lartë të Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Hektor Frashëri, mbledh 39 kryetarët e gjykatave të vendit për përfundimet dhe mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai ka komunikuar zyrtarisht të gjitha vendimet dhe masat ndëshkimore dhe në mënyrë të veçantë për emërimet e reja dhe pritjen e tyre në gjykata për të filluar punë.
Masat u morën nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për largimin e rreth 15 gjyqtarëve dhe ndihmësgjyqtarëve për shkelje të ligjit (dhënie vendimesh nën minimumin e ligjit edhe për çështje penale që kanë lidhje me drogën).
Në takim, u fol dhe për zvarritje të çështjeve dhe të procedurave të ngadalshme gjykimi në disa gjykata rrethesh. Kështu, u tha
Më tej f. 2
Hektor Frashëri
news
negative
infrastrukturë
lokale
Banorët duan ujëdhe jo gjoba
Banorët duan ujëdhe jo gjoba
Para disa muajsh u caktuan nga Këshilli i rrethit të Durrësit një fond prej 30 milionë lekësh për ujësjellësin Katundi i Ri - Fshati Rinia. Por, pas fitimit të tenderit nga një firmë private, punimet filluan me një muaj vonesë, më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Pas kësaj, u shtruan vetëm 500 metra tuba të salduara dhe puna
Më tej f. 2
Durrësit
Katundi i Ri
Fshati Rinia
news
positive
politikë
zgjedhje
sondazh
Partia Republikane - shpresa e elektoratit shqiptar
Rezultatet e Eurobarometrit, vlerësim dhe nxitje për PR - në e LDSH-në
Partia Republikane - shpresa e elektoratit shqiptar
Rezultatet e sondazhit të bërë nga Eurobarometri dhe të publikuara gjatë ditës së djeshme, treguan një supremaci të ndjeshme të forcave të djathta ndaj atyre të majta. Kjo tregon se elektorati shqiptar e ndjen nevojën për të qendruar, madje për të shkuar edhe më djathtas. Shkurt, politika e djathtë në Shqipëri, pavarësisht nga ndryshimet jo thelbësore, gjen mbështetje në elektoratin shqiptar. Një ndikim të rëndësishëm në këtë drejtim ka pasur edhe fakti se elektorati shqiptar po ndjen në mënyrë gjithnjë e më të prekshme pasojat negative të përfaqësimit të pamjaftueshëm të së Djathtës në Parlamentin shqiptar, i cili dominohet nga botëkuptimi komunist dhe neokomunist.
Në sondazhin e Eurobarometrit mjaft domethënës ishte fakti që Partia Republikane ra radhitje në vend të tretë në tërë spektrin e forcave politike shqiptare. Kjo nuk është një gjë e papritur. Tashmë, gjatë këtyre viteve të fundit, PR-ja ka krijuar fizionominë e saj si një forcë politike e spostuar krejtësisht në krahun e Djathtë të politikës shqiptare. Kjo ka bërë që elektorati i këtij krahu të shikojë një mbështetje gjithnjë e më serioze tek Partia Republikane.
Në këtë mënyrë, prestigji i PR-së ka ardhur gjithnje duke u rritur, gjë që është pasqyruar si në zgjedhjet lokale të zhvilluara në disa provinca në maj të vitit 1994, ashtu dhe në testimet e bëra nga institucione të ndryshme gjatë kësaj periudhe.
Megjithëse në koalicion me PD-në, Partia Republikane nuk ka munguar të kritikojë hapur ato qëndrime të PD-së të cilat i ka konsideruar të gabuara, sidomos kur ishte fjala për veprime që “vinin erë” majtizmi.
Mbështetja që i ka bërë e pronarëve të ligjshëm në kërkim të plotësimit të të drejtave të tyre dhe dënimi i politikës së PD-së në këtë aspekt, përkrahja e ish-të përsekutuarve politikë, kërkesat e drejta të cilëve qeveria e Partisë Demokratike i lapsoi, pavarësisht nga fjalët e bukura, janë dy faktorë të rëndësishëm jo vetëm në afirmimin e PR-së si një alternative e djathtë konsekuente, por, ajo ka më shumë rëndësi, sollën në afirmimin e saj me forcat e tjera të djathta të vendit, duke krijuar kështu kushtet për amalgamimin e një të Djathtë të vërtetë shqiptare predispozuar për të luajtur një rol gjithnjë e më të madh në jetën politike shqiptare.
Po, një rol të madh në këtë drejtim ka luajtur edhe vija politike e thellësisht kombëtare e PR-së në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar, në radhë të parë të asaj pjese që ndodhet në ish-Jugosllavi, duke denoncuar hapur lëshimet e bëra nga politika zyrtare e sotme.
Dalja e PR-së nga koalicioni qeveritar, pas referendumit të nëntorit të vitit 1994 e bëri edhe më të përshtatshëm terrenin e bashkëpunimit të saj me pjesën tjetër të spektrit politik të djathtë. Kjo ishte e pritshme, jo vetëm për faktin se lufta e PR-së kundër gabimeve të PD-së, të cilat socialistët dhe forca të tjera
Më tej në f. 3
Shqipëri
Shqipëri
Parlamenti shqiptar
Shqipëri
maj të vitit 1994
other
neutral
njoftim
Ndryshon adresë PR dhe "Republika"
Ndryshon adresë PR dhe "Republika"
Për shkak të ndryshimit të Selisë Qendrore të Partisë Republikane, njoftohen të gjithë të interesuarit, se përkohësisht kontaktet do të realizohen në numrat e telefonave 231-84, 292-03, 420-86 dhe
Gjithashtu me redaksinë e gazetës “Republika” mund të kontaktoni në numrin e telefonit 324-12 me adresë,
Rruga “Herit Xhajko”, 63/2, pranë Medresesë, Tiranë.
Rruga “Herit Xhajko”
Tiranë
Medresesë
opinion
negative
politikë
koment
zgjedhje
Pëllumbi: Shoku Musa, jo euforik!
“Optimistë, jo euforikë!”
Nënkryetari paralajmëron vartësit, po kush e dëgjon
Pëllumbi:
Shoku Musa,
jo euforik!
“Optimistë, jo euforikë!” Kështu i këshilloi nënkryetari socialist Pëllumbi, vartësit e tij partiakë, po kush i dëgjoi. Në konferencën e PS Tiranë, ku shprehu këshillin e tij lideri i majtë, i pari që s’e ndoqi ishte vetë Musa Ulqini, drejtuuesi lokal i PS. Por ndoshta pati të drejtë, sepse foli para Pëllumbit. Ulqini brohoriti bashkë me “shokët” për fitoren e ardhshme, madje edhe “në rrugë” u fol për grumbullime masive njerëzish, siç bënte dikur presidenti aktual i republikës. Berisha tani ka ndërruar taktikë se referendumi la shije të hidhur. Vetë kryetari i shtetit është shprehur se socialistët do të fitojnë më pak nga '92.
Konflikti i deklaratave Pëllumbi - Ulqini ndodhi në fillim të javës. Gjatë këtyre shtatë ditëve në numër një të PS Tiranë e kanë imituar edhe liderët e tjerë, të cilët u shpërndanë nëpër konferencat e rretheve për të grumbulluar kandidatët për zgjedhjet e ardhshme. Në këto konferenca, që quhen edhe aktive, nënkryetarët socialistë janë shprehur jo për optimistë, por euforikë. Fitore e njëshme në Shkodër (ndërkohë PD bën sondazhe dhe del para në rrethin më të madh të Veriut), në Pukë, Përmet e në shumë rrethe të tjera. Konferencat duket të kenë mbaruar dhe meqë radhas kandidatëve të shumtë, ka ardhur edhe euforia në Tiranë. Me përzgjedhjen e kandidaturave, kryesia e PS, ku i pari është Pëllumbi, ndoshta edhe euforizmi kthehet në optimizëm, ashtu si e kërkonte vetë Pëllumbi. Edhe pse një sondazh tjetër serioz, si Gallup “Eurobarometer” u ka dhënë majtasve vetëm 29 %.
E këtu euforia s’ka vend, as optimizmi, madje.
A. S.
Pëllumbi
Musa Ulqini
Berisha
Tiranë
Shkodër
Pukë
Përmet
Veriu
news
positive
ekonomi
tregti
biznes
Raftet i kemi boshatisur disa herë...
Vefa-Aldes pas ditës së dytë të aktivitetit:
Raftet i kemi boshatisur disa herë...
Duket e suksesshme aventura e Supermarketit Vefa-Aldes. Dhe jo vetëm si iniciativë. Në ditën e dytë të aktivitetit drejtuesit e saj janë entuziastë. “Fakti që raftet u zbrazën disa herë tregon se çmimet janë të arësyeshme dhe mallrat të mira” - thotë për “Republika” znj. Natasha Lulo, drejtoreshë e Vefa - Aldes. Nuk është e vështirë të kuptohet se iniciatorët e këtij aktiviteti tani më e njohin mirë tregun shqiptar. Jo më kot në këto supermarkete ki gjen të gjitha, ndonëse kahu anën nga tregu ushqimor. Mbi pesëmbëdhjetë lloje verërash italiane, shumë prej tyre me emra të famshëm, djathë deleje e lope, proshutë, biskota, sende të kuzhinës e kozmetike, pije freskuese e pajisje të vogla shtëpiake, të brendshme e xhinse, kryesisht “Made in Italy”. “Këtu ka mallra të cilësisë së lartë dhe të lirëta, - vazhdon znj. Lulo, - por ka edhe mallra të konsumit të përditshëm që mund t’i gjesh shpesh me një çmim më të ulët sesa te supermarketi”. “Iniciativa e Vefa-Aldes çmohet edhe nga blerësi: “Ka plot gjëra, edhe të lira”, thonë blerësit që shëtisin
Më tej f. 2
Natasha Lulo
Italy
shqiptar