Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Martë, 13 shkurt 1996

Dyshohet në "zhvlerën" e (Euro)barometrit

Dy ditë pas publikimit të të dhënave të Eurobarometrit, për herë të parë politikanët shqiptarë e sidomos liderë të partive të majta, venë në dyshim përfundimet e tij, ndërsa përfaqësuesi i Komunitetit Evropian në Tiranë, konfirmoi dje rezultatet e sondazhit si pjesë e sondazhit të gjerë që do publikohet plotë në muajin e ardhshëm. Përgjigjet për pyetjen direkte “për kë do votoni nesër” komentohen ndryshe nga e majta në të djathtë. Nënkryetarët e PS, që vjet në këtë kohë tundnin rezultatet e Eurobarometrit për të bërë më të besueshme ligjëratat e veta, dje i janë shmangur komentit për shifren 22% që i takon socialistëve. Nuk i komentoi rezultatet e plota, thotë Hajdaraga, njëri prej nënkryetarëve të PS, ndërsa n/kryetari Dokle që vjet tundte “Eurobarometrin” para Meksit tregohet më i ashpër dhe mosbesues. Ai nuk ka lexuar, i pyet ato zyrtarisht dhe nuk duket se do t'i besojë nëse nuk i thonë se kush i ka realizuar ato në Shqipëri. Drejtuesit e PD besojnë se përqindja e votave për socialistët është më e ulët, dhe kujtojnë se rezultatet e nxjerra nga Instituti Ndërkombëtar Republikan të cilat jan[?] të përafërta. E Djathta vjen në ngjitje në këtë sondazh, por Godo thotë se kur vjen fjala tek pyetja direkte për shqiptarët nuk priren të thonë të vërtetën. PR në votimet e bëra për zgjedhjet e pjesshme në komuna ka pasur rezultat shumë më të lartë dhe vetë sondazhet e kryer nga PR në rrethe kryesore të vendit japin rezultat shumë më të lartë. Sondazhet jan[?] gjithnjë të diskutueshme dhe lëvizin dhe nga java në javë, aq më tepër në Shqipëri ku elektorati është në lëvizje. Por kur vjen fjala për Eurobarometrin, me e pakta[?] mund të thuhet është se ai ka bazë reale dhe lëvizja e elektoratit djathtas është një dukuri që nuk ka nevojë të mbështetet nga sondazhet. Në sondazhin e fundit të eurobarometrit, PD mori 45%, PS, 22%, PR 6% etj. 1.d
Hajdaraga Dokle Godo Meksi Shqipëri Tiranë

Leku bie në peshë

Dollari kalon kuotën 100 Furtunë në tregun monetar shqiptar. Monedha shqiptare, leku, është zhvlerësuar pothuaj totalisht ndaj valutave kryesore. Këtë e tregojnë më së miri edhe nivelet e këmbimit të tij me dollarin dhe valutat e tjera. Kështu, në qoftë se në fillim të javës së kaluar një dollar u këmbye me 96,4-96,8 lekë, marka gjermane me 63,8-65 lekë, 1000 lira italiane me 61-62,2 lekë dhe 100 dhrahmi greke me 38 lekë, fillimi i kësaj jave shënoi majat më të larta të këmbimit. Një dollar amerikan dje është këmbyer me 100,20 lekë, marka gjermane me 67,3-67,5 lekë, 1000 lira italiane me 63,4-63,5 lekë dhe një dhrahmi greke me 40-40,2 lekë. Zhvlerësimi i lekut në këtë shkallë erdhi si rezultat i një fluksi mjaft të madh të rritjes së kërkesës për blerje valute nga klientë të ndryshëm dhe firma shoqëritë private. Gjithashtu këto dite ndihën edhe një rritje e numrit të emigrantëve të kthyer nga Greqia. Edhe niveli i këmbimit të letrave me vlerë ka rënë, gjë që tregon se letrat me vlerë është më mirë t'i investosh me vlerën reale të tyre. Nga 25-23% që ishte niveli në fillim të javës së kaluar, ky fillim jave u hap në nivelin 19-19,5%. Në këtë mënyrë qytetari shqiptar me këto nivele nuk mund t'i këmbejë ato në treg, por e mira e tij është t'i investojë ose t'i mbajë në xhep. Për ditët e ardhshme analistët mendojnë se ky zhvlerësim i lekut do të vazhdojë dhe nivelet e kuotimit të tij mund të rriten. A PRIFTI
A Prifti Shqipëri Greqi

Berisha në PD: Fushata filloi. Nisuni!

Berisha në PD: Fushata filloi. Nisuni! Nga Kavaja, presidenti Berisha “shpall” në PD fushatën elektorale. Realisht të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, janë të gazhduar[?] vetëm me një pikë: votoni për PD. Për herë të parë jo u tha nga kryetari i komisionit elektoral të PD, Sali Berisha, në Kavajë. Qeveria u shpërnda. Kryeministri në Korçë tregon arritjet e këtyre katër viteve dhe premtonte se do bënte akoma më shumë këto katër vjet deri në zgjedhje. Kryetari i Kuvendit Popullor, nën emër të antikomunizmit siguronte ish-të përndjekurit e vrarë në sallë: “Ju e keni përherë në PD”. Zëvendëskryeministri shkon, zbulon, “hedhin themelet” e fitores së ardhshme. Nënkryetare të PD Hyj? sërbejnë, Dosti e Spahia, të gjithë u shpërndanë nëpër rrethe, nga Korça në Shkodër. Edhe faktori i jashtëm, një nga kartat më të forta të PD, nuk po lihet mënjanë. Përkundrazi, Sekretari i përgjithshëm, dje u nis për Gjermani, i ftuar nga kristiandemokratët e kancelarit Kohl. Ishte ky[?] dje vetë një ndër temat që me parë nga vizita që i kishte bërë kristiandemokrati italian, Buttiglione. Kjo ndodh realisht. Zyrtarisht? “fushata elektorale në PD ka filluar” - thotë zëdhënësi i PD. Ajo nis ditën që Presidenti i Republikës e shpall ditën e zgjedhjeve. Që fushata ka filluar e tregojnë edhe fakti që nuk janë përcaktuar kandidatë. Këtë e bën kongresi i partisë. Kontradikta është. Aq më tepër se para disa muajsh kur PS shpalli nisjen e fushatës së saj, PD e kritikoi shumë. Tani vetë mprullat dhe henderollat mungojnë. Por edhe këto po sprucohen nëpër mure. A. Simoni.
Sali Berisha Buttiglione A. Simoni Dosti Spahia Kavajë Korçë Shkodër Gjermani

Kurt Kola u përgjigjet akuzave të të Persekutuarve kundërshtarë

“Sulmuesit e mi janë tellallë të PD” Revoltën kanë shkaktuar në rrethet e larta të Shoqatës së Kurt Kolës, deklaratat e para dy ditëve të të përndjekurve antikomunistë. Në mbledhjen lokale të kësaj shoqate, ku merrnin pjesë dhe kryetari i Parlamentit, Arbnori, e këshilltari i Presidentit të Republikës, Pollo, u hodhën akuza të drejtpërdrejta kundër grupimit të pare të ish të-Persekutuarve dhe kryetarit të tyre Kola. Ky i fundit sulmohej për mashtrim dhe manipulim të persekutuarit. “Lidhur me akuzat që hedhin në adresën time, persona të veçantë të administratës shtetërore, - u shpreh dje Kurt Kola, - janë edhe kryes të kësaj pseudoshoqate, nisen nga fakti se mua më zgjodhi elektorati në Konferencën e tretë Kombëtare. Kjo ishte në kundërshtim me dëshirën e tyre dhe të partisë së pushtetit. Këta personazhe flasin pa përgjegjësi, mesa duket dik[u] paguhen për ta bërë një gjë të tillë. Ata, si njerëz me karakter të lëkundshëm, janë gati t'i shërbejnë kujtdo, mjafton që t'u japë një lëmoshë”. Por Kola thotë se nuk ka ndërmend të merret me ta, sepse “nuk ja vlen t'u përmendësh as emrat”. Poema aty kishte, e te lartmadhe[?] je. Ishte i pranishëm kryeparlamentari Arbnori dhe këshilltari i Berishës, Pollo. Me sa duket interesi për këtë shoqatë atij active ka kapur edhe vetë Presidentin e Republikës. Lidhjet e “antikomunistëve” me PD, u duken edhe në fjalën e Arbnorit, i cili premtoi se të përndjekurit do të jenë gjithmonë prezentë në PD. Me pas kryetari i Kuvendit dhe Pollo, morën pjesë dhe në mbledhje të “elulave”[?] të PD. Kjo e shtyn Kolën të mendojë “se ajo ishte thjesht një mbledhje e PD. “Më e keqja është, - shprehet kryetari Kurt Kola, - se akuzat e këtyre papagallëve po transmeton TVSH në të gjitha edicionet e lajmeve dhe po veton[?] është po a TV që ishte në kohën e Partisë së Punës”. A S
Arbnori Pollo Sali Berisha

Në brendësi

Një shans për çdo shqiptar për të shkuar në Amerikë F.2
SHBA