15/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 shkurt 1996

Kurt Kola deklaron pasurinë

"LDSH e para në zgjedhje" Faqe.2

JO uljes së çmimeve në ditën e Shën Valentinit

Ka qenë një ulje e konsiderueshme çmimesh në të gjithë dyqanet e suvenireve dhe luleve, akti që kurorëzoi dje Shën Valentinin në Itali. Moda e re e kartolinave speciale për këtë datë apo e kutive me çokollata, nuk e ka kaluar kufirin shqiptar që, si çdo vit, është treguar konservator dhe cinik. Asnjë ulje çmimesh në dyqanet, të cilët për çdo festë fetare kanë sakrifikuar deri në 30% fitimin e tyre. Me sa duket pronarët mezi sa kanë pritur rastin të shesin parfumet e shtrenjta, që në më të shumtën e herëve importohen nga Evropa Lindore me marka false. Mirësia më e madhe e kësaj dite qëlloi koha me diell që mundësoi shëtitjen në bulevard, lënien e mësimit nga adoleshentët e studentët, si dhe zhvillimin e atyre pak aktiviteteve që shfaqet parashikuan për këtë ditë. Pra për Shën Valentin mbeti televizioni, i cili në programin e kësaj dite ndërhyn vetëm me trifilm[a?] me dashuri. Politikanët premtuan më shumë dashuri për dje, por për fat të keq shumica e tyre u ndodhën më 14 shkurt jashtë Tiranës, larg bashkëshortëve e ndonjëherë edhe jashtë Atdheut. Ndërkaq festa e të dashuruarve, sipas statistikave, po kuptohet gjithmonë e më ndryshe nga shqiptarët. Ritmi i martesave vjen duke u rënë, ndërkohë që rritet numri i divorceve. Mundësitë për bashkëjetesa ilegale kanë rezultuar deri më sot të pallogaritshme duke pasur parasysh mentalitetin, mundësitë financiare dhe ato vendbanuese. Sakaq mosha e mundësisë së dashurimit është ulur ndjeshëm duke zbritur deri tek gjimnazet. Në një emision Më tej f.4 Shën Valentini anulon ndarjen e çifteve F.4

Shkarkimi i Brozit - konform ligjit

Gjykata Kushtetuese: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për shpalljen anti kushtetuese dhe ligjore të vendimit të Kuvendit Popullor më datën 21 shtator 1995. Shkarkimi i ish-kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, nga Parlamenti është bërë konform ligjeve që përcakton paketa kushtetuese e Shqipërisë. Partia Socialiste theksonte në kërkesën e vet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 21 shtator 1995 është marrë duke u shkelur rregullorja e punimeve të Parlamentit mbasi në seancë parlamentare janë manipuluar votimet dhe shkarkimi i Brozit nga ana e Parlamentit është i paligjshëm. Gjykata Kushtetuese argumentoi se në seancën e 21 shtatorit, në bazë të kontrollit të proces verbalëve dhe të rezultateve të tabelës elektronike, kanë qenë 74 deputetë ose 3 më shumë se minimumi i nevojshëm për të votuar një ligj apo dhe çdo vendim tjetër që ka lidhje me shkarkimin apo emërimin e një funksionari shtetëror që ka shkelur ligjin. Fajtorët kryesorë për kartat magnetike janë deputetët Gramoz Pashko, Arben Imami dhe Shkëlqim Cani, të cilët kanë lënë pa përgjigjesi kartat personale kur ato, me ligj, duhet ti mbajnë vetë. Për Zef Brozin Ministria e Drejtësisë kishte grumbulluar prova të mjaftueshme për shkarkimin e tij pasi në një kontroll të ushtruar nga ajo për zbatimin e vendimeve përmbaruse në 8 gjykata të vendit tonë, rezultonte se mermifërne Brozit mbi 200 urdhëra pezullimi ishin përsëritur deri në 4 herë duke shkelur rëndë ligjin. Edhe Këshilli i Ministrave beri të ditur në shtator 1995 se ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, kishte dërguar urdhëra në zyrën e përmbarimit në Tiranë dhe në rreth për pezullimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe, mbi të gjitha, Brozi, në qëndrimin e tij, kish krijuar mjaft vështirësi në punën normale të gjykatave të cilat pa arsye ligjore, duhët të bëjnë gjyqe shkelesh Kodi i Procedurës civile dhe penale. A.Gj

Tjetër çmim ndërkombëtar për Belortanë

Medi Belortaja 28vjeç, karikaturisti i njohur shqiptar vendos në koleksionin e tij një tjetër çmim ndërkombëtar. Në konkursin e përvitshëm ndërkombëtar që organizohet në Tokio të Japonisë nga “Yomiuri International Cartoon Contest”, punimi i Belortasë këtë radhë është vlerësuar me çmimin e dytë. Dje Belortaja bashkë me Medaljen dhe katalogun ka marrë dhe ftesën nga organizatorët për të marrë pjesë në konkursin e radhës. Sivjet në këtë konkurs u paraqitën 10 mijë punime nga 73 vende të botës. Më 1994, Belortaja në këtë konkurs fitoi Çmimin e Artë. Me 1995 në Seul Belortaja ka marrë çmimin e artë dhe se fundi një nga punimet e Belortasë është kartolinë në Japoni në 50 mijë kopje. Punimi me të cilin Belortaja ka fituar çmimin ndërkombëtar në Tokio

FIRMAT RUSE SULMOJNË THIRRJEN PËR SHTETËZIM

MOSKE, 14 shkurt/ATSH-Rojter/ - Kompanitë ruse të naftës dhe bankieret, sulmuan të mërkurën, thirrjen e Ministrit të Brendshëm, Anatoli Kulikov për një privatizim të pjesshëm, dhe një zëdhënës i presidentit tha se Boris Jelcin nuk duket se do të bëjë dakord me propozimet. Ne nje intervistë me agjencine e lajmeve INTERFAKS, te martën, Kulikov i sugjeroi shtetëzimin e pjesshëm te disa kompanive te naftes. Ai përmendi gjithashtu edhe disa shoqëri te medha industriale si dhe disa banka. “Mendoj se eshte e veshtire qe ai (Boris Jelcin) te bjere dakord me kete”,- tha sekretari i shtypit i presidentit Jelcin, Sergei Medvedev. “Disa prej propozimeve te Ku- Më tej f.3

Njoftim

Për shkak të ndryshimit të Selisë Qendrore të Partisë Republikane, njoftohen të gjithë të interesuarit, se përkohësisht kontaktet do të realizohen në numrat e telefonave 231-84, 292-03, 420-66 dhe Gjithashtu në Redaksinë e gazetës “Republika” mund të kontaktoni në numrin e telefonit 324-12 me adresë: Rruga “Ferit Xhajko”, 65/2, pranë “Medrese-së”, Tiranë.

Në brendësi

BERLIN 2000: I vjetri në rrugën drejt kryeqytetit të ri