article
negative
politikë
ekonomi
antikominizëm
tranzicion
Rreziku i rikthimit komunist duhet parë në aspektin ekonomik
Në një pjesë të madhe të vendeve të ish-komuniste Evropës Lindore po asisto[?]më në një rikthim të ish-komunistëve në pushtet.
Rreziku i rikthimit komunist duhet parë në aspektin ekonomik
Politika gjysmake lidhur me pronat ka pasur ndikimin e saj negativ në këtë drejtim
Në një pjesë të madhe të vendeve të ish-komuniste Evropës Lindore po asistojmë në një rikthim të ish-komunistëve në pushtet. Pavarësisht nga mundësitë reale, edhe në Shqipëri, duke u nisur nga agresiviteti i opozitës së majtë, nga një numër gabimesh në të pushtetit të sotëm, por edhe nga proceset restauruese që kanë ndodhur në Lindje, është dhënë alarmi për rrezikun që ekziston në këtë drejtim.
Por, më tepër se të merremi me parrulla e me përbetime anti-komuniste do të kishte qenë më me vend të studioheshin arëat[?] nëqoftëse për të parë se ku është gabuar, në drejtim të asaj se cilët janë kanalet ku mund të infiltronjë zhvillimet e padëshirueshme, të cilat mund të na sjellin në procesin e të padëshirueshëm të restaurimit. Dhe pas kësaj, ndonëse është vonë, të shikohet se çfarë duhet korrigjuar.
Pyetja e parë që duhet bërë është: "Cilat qenë shkaqet që rikthyen në pushtet ish-komunistët e dikurshëm të Lindjes? A ekziston edhe tek ne kushte të njëjta ose dhe analoge? A kanë qenë të mjaftueshme masat e marra nga pushteti në drejtim të çrrënjosjes së komunizmit dhe zvogëlimit të mundësive për rikthimin e tij në Shqipëri?"
Sipas analistëve të huaj, faktorë bazë që ka cuar në rikthimin e kastës së vjetër në vendet e Evropës Lindore, ka qenë ai ekonomik.
Në vendet e Evropës Lindore, tashmë janë kthyer nëpër zyrat e dikurshme krerët e diktaturës ekonomike shtetërore, drejtuesit e sigurimit apo ata të pushtetit lokal.
Por, në të vërtetë ata, pavarësisht se në aparence ishin larguar nga pushteti politik, me anë ekonomik kanë mbajtur lidhjet vazhdimisht. Ishin pikërisht këto lidhje, falë pozitës së privilegjuar që kishin pasur në të kaluarën, ato që i siguruan një start të favorshëm në fillimet e ekonomisë së tregut. Një ngjash[?] fushat ku ata përfituan shumë procesi i privatizimit. Nëpërmjet tij, një pjesë e hierarkëve të komuniste, zakonisht duke u fshehur edhe pas emrash të panjohur, kane shtënë në dorë një pjesë të
Më tej në f. 5
Evropa Lindore
Shqipëri
Lindje
article
negative
politikë
pushtet lokal
PS për pushtetin lokal
Një nga mjediset e Partisë Socialiste ka qenë dje paradite dëshmitare e një konference në të cilën të majtët analizuan dhe diskutuan mbi problemet dhe gjendjen e derimësotme të pushtetit lokal.
PS për pushtetin lokal
Një nga mjediset e Partisë Socialiste ka qenë dje paradite dëshmitare e një konference në të cilën të majtët analizuan dhe diskutuan mbi problemet dhe gjendjen e derimësotme të pushtetit lokal. Merrnin pjesë dy nënkryetarë, Pellumbi e Hajdaraga, anëtarë të kryesisë së PS të ftuar nga rrethet e Tiranë e rrethi. Z. Servet Pellumbi, i cili në fjalën e vet, nënvizoi zhvillimet negative në politikën e sotme shqiptare dhe akuzoi që PD dhe Berisha po ndërmarrin kundër Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve elektorale, sulme që, sipas nënkryetarit socialist, “arrijnë” shpesh në absurditete. Nënkryetari Hajdaraga nga ana e tij vuri në dukje rëndësinë e pushtetit lokal dhe manipulimet që PD po mundoh[?] të ndërmarrë ndaj ekzekutivit dhe kryetarit në rrethe. Në konferencë diskutuan edhe anëtarë të pushtetit lokal në rrethe të ndryshme të vendit.
Korresp. “Republika”
Pellumbi
Hajdaraga
Servet Pellumbi
Berisha
Tiranë
article
neutral
politikë
zgjedhje
fushatë
Fushata filloi, mbetet të deklarohet
Që prej 10 ditësh z. Meksi i shoqëruar nga ministra e funksionarë të PD-së, po merr takime elektorale në rrethe të ndryshme të vendit, për të shpjeguar reformat dhe arritjet gjatë kater viteve.
Fushata filloi, mbetet të deklarohet
Që prej 10 ditësh z. Meksi i shoqëruar nga ministra e funksionarë të PD-së, po merr takime elektorale në rrethe të ndryshme të vendit, për të shpjeguar reformat dhe arritjet gjatë kater viteve. Kronika nuk i fsheh dhe kërkesën që bëhet për të votuar sërish për PD-në.
Edhe pse e pashpallur fushata ka filluar. Mbas Përmetit, Arb[n]ori u ndal dje në Shkodër, ndërkohë që pak ditë më parë Berisha ndaloi në Berat.
Është një gjë pozitive të shohësh dhe kryeministrin, dhe ministrat vejnë takime masive me popullin po të qes[?] për asgjë faksin ja se janë dhe deputetë. Do të ishte akoma më mirë që çdo parti të bëhej edhe gjatë 3 viteve të mandatit që kishte PD-ja e jo vetëm në prag të zgjedhjeve.
Me shpalljen e fushatës, qoftë kryeministri Meksi, qoftë kryetari i Parlamentit Arbnori, ministra deputetët e PD-së se duhet të dalin si kandidate për deputete të PD-së e të kërkojnë serish votën e popullit. Puna e tyre gjatë mandatit katërvjeçar, e PD tashmë e ka kaluar në filtrin e gjykimit të elektoratit.
Meksi
Arbnori
Berisha
Përmet
Shkodër
Berat
other
neutral
përmbajtje
indeks
Në këtë numër
Në këtë numër
3917 pronarë përballë 37229 hektarëve për kompensim........................................f. 2
Në shtatë familje, një “ngrohet në diell”...........f.3
Politikanëve ua bëj lehtë portretin................f.4
Në Europark “Shënimet e një gruaje”...............f.4
Vdekja e dytë e Stalinit ..........................f. 5
Njoftime ankandi, fjalëkryq, humor, reklama. f.7, 8
Stalini
article
negative
emigracion
kufi
kronikë
Në më pak se dy muaj 13725 emigrantë të kthyer
Nga pikat kufitare me Greqinë, në Kakavijë dhe Kapshticë, për periudhën e deritanishme të vitit 1996 janë kthyer nga autoritet greke 13725 emigrantë shqiptarë.
Në më pak se dy muaj
13725 emigrantë të kthyer
Nga pikat kufitare me Greqinë, në Kakavijë dhe Kapshticë, për periudhën e deritanishme të vitit 1996 janë kthyer nga autoritet greke 13725 emigrantë shqiptarë.
Por ajo që duhet të veçojmë është se në shumë raste ka pasur dhe emigrantë të keqtrajtuar, ashtu siç ndodhi dhe ditën e djeshme kur shtetasi shqiptar Genci Daku, me banim në Cërrik, u kthye i keqtrajtuar nga policia me pretekstin e dokumentacionit jo të rregullt. Ky pretekst është përdorur edhe për keqtrajtimin e 35 emigrantëve të tjerë të kthyer këta dy muaj.
Në këtë periudhë janë kthyer dhe dy emigrantë të vrarë nga plumbat e policisë greke (që sipas dokumentave shoqëruese janë vrarë pa dashje). Bilanci i
Më tej në f.3
Genci Daku
Greqi
Kakavijë
Kapshticë
Cërrik
article
positive
politikë
zgjedhje
parti
Edhe në listat e deputetëve të respektohet vota e popullit
Megjithëse ky është një mendim ende i pazyrtarizuar në forumet kompetente të Partisë Republikane, i formuluar nga vetë kryetari i Partisë, zoti Sabri Godo, dhe i deklaruar në takimet me republikanët e Tiranës dhe të Krujës, duket se do të jetë ndoshta qëndrimi i republikanëve në zbatimin e kritereve të radhës së kandidatëve të Listës.
Edhe në listat e deputetëve të respektohet vota e popullit
Gara e ndershme elektorale le të zhvillohet edhe brenda partisë
Megjithëse ky është një mendim ende i pazyrtarizuar në forumet kompetente të Partisë Republikane, i formuluar nga vetë kryetari i Partisë, zoti Sabri Godo, dhe i deklaruar në takimet me republikanët e Tiranës dhe të Krujës, duket se do të jetë ndoshta qëndrimi i republikanëve në zbatimin e kritereve të radhës së kandidatëve të Listës. Sigurisht, pa pretenduar monopolim e zgjedhjeve të drejta, në thelb një praktikë e tillë, duket se i çel dritën jeshile jo vetëm respektimit të votës së drejtpërdrejtë të popullit, dhe me konkretisht elektoratit republikan, por edhe krijon një precedent të domosdoshëm dhe të aplikuar me shumë sukses në partite me përvojë të konsiderueshme demokratike të Europës dhe sidomos të Amerikës, të një gare të ndershme elektorale edhe brenda një partie. Aq më tepër po qe se do të mbahet parasysh mendimi realisht i besueshëm se tashmë, në mos ka kaluar plotësisht, periudha e votimit të mirëfilltë partiak nga elektorati shqiptar, është zbehur në favor të votimit të ndikuar nga emri, reputacioni personal, aftësitë dhe parametrat e tjerë të personalitetit që kandidon e mbështetje dhe i mbështetur nga një parti e caktuar politike.
Nga ana tjetër, nyrgimi[?] demokratik i respektimit të personalitetit të deputetit, pa e lidhur ate me prangat e besnikërisë së verbër ose të imponuar ndaj partisë që e ka futur në Parlament, (“besnikëri” që shpesh herë i ka detyruar deputetët të mos jenë
Më tej në f.2
Sabri Godo
Tiranë
Krujë
Europë
Amerikë
Shqiptar
other
neutral
njoftim
kontakt
Njoftim
Njoftim
Për shkak të ndryshimit të Selisë Qendrore të Partisë Republikane, njoftohen të gjithë të interesuarit, se përkohësisht kontaktet do të realizohen në numrat e telefonave 231-84, 292-03, 420-86.
Me redaksinë e gazetës “Republika” mund të kontaktoni përkohësisht në numrin e telefonit 324-12 me adresë: Rruga “Ferit Xhajko”, 65/2, pranë Medresesë, Tiranë.
Ferit Xhajko
Tiranë
Medresesë