Thellohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe
Që nga dita e djeshme marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe do të jenë në nivel ambasadorësh.
Sekretari i shtetit Malcom Rifkind, dje, në përfundim të vizitës pesë orëshe në Tiranë këtë akt e quajti “tregues i qartë i forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.” Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë ardhur duke u forcuar në planin ekonomik, ushtarak dhe politik dhe pritej prej kohësh në Tiranë ambasadori i parë britanik që pas Luftës së Dytë Botërore. Berisha trin Mejxhër dhe qeverinë e tij për inkurajimin që u kanë dhënë investitorëve britanikë për të investuar në Shqipëri. Rifkind tha dje në Tiranë, se Bashkimi Evropian i ka kushtuar një vëmendje të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë në mënyrë që kjo të ecë me vendosmëri drejt rrugës së prosperitetit. Për sa i përket çështjes së Kosovës, Rifkind tha se i është bërë e qartë presidentit Millosheviç nga Britania dhe vende të tjera perëndimore se nuk do të ketë progres në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian zgjedhje për problemin e Kosovës. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe u rivendosën në Maj të 1991. Para Luftës së Dytë Botërore Shqipëria kishte ambasadorin e vet në Shqipëri, i cili u largua më 1939. Gjatë kohës së luftës në Durrës ka funksionuar konsullata angleze. Ambasadori i ri britanik në Tiranë z. Andrew Tesoreine është diplomat karriere prej 20 vjetësh dhe ka përfaqësuar Anglinë në Kombet e Bashkuara dhe vendet arabe. Bashkuara dhe vendet arabe. l.d.
Mbas zgjedhjeve… zgjedhje të parakohshme
Melo: Vini re! Partitë në pakt për zgjedhje të parakohshme
“Nuk do të ishte e pamundur që të gjitha partitë e opozitës të krijonin një pakt vetëm për një problem, vetëm për ligjin elektoral”.
Kështu kryetari Melo i PBD-NJ, kërkon i pari të institucionalizohet ideja e zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë zgjedhje ishte folur menjëherë pas miratimit në Kuvend të ligjit elektoral, por nuk u bë asnjë hap konkret. Para disa ditëve, ligj zgjedhor, duke u mbështetur kryesisht te ligji i mëparshëm. Pas kësaj të formohej një qeveri teknike, e cila të përgatiste, zgjedhje të reja parlamentare, me një ligj të ri demokratik.”
Melo e pranon që krijimi i këtij “pakti” ndërpartiak nuk është gjë e lehtë. “Sepse ka parti, shpjegon lideri i PBD-NJ, që qëndrojnë në pozita të ndryshme dhe shumë të
Para disa ditëve, Asambleja e PAD e ngriti përsëri këtë diskutim, por përsëri, pa e zhvilluar më tej, megjithëse në shtyrje këto zgjedhje të parakohshme u paraqitën si kusht koalicioni nga PAD. Melo është i pari që kërkon një angazhim më të madh nga partitë. “Në të vërtetë, të gjitha partitë e vogla, - thotë ai, - i shqetëson ligji i ri elektoral, duke përfshirë në këtë grup të gjitha partitë e LD, të gjitha partitë e tjera, si edhe vetë PS. Ndaj këto forca të krijojnë një pakt, me qëllimin e vetëm që në Parlamentin e ardhshëm, ku presupozohen të fitojnë shumicën, të hartonin dhe të miratonin një kundërta. Megjithatë, në fund të fundit, të gjitha konvergojnë në një pikë: kërkojnë një ligj elektoral të ndryshëm nga ai që miratoi Parlamenti”. Dhe Melo vazhdon më tej: “Në këtë rast zgjedhjet e reja, do të ktheheshin në një referendum për ligjin elektoral.”
Çfarë veprimesh do të ndërmarrë kryetari centrist për ta zhvilluar më tej propozimin e vet? “E hedh si ide, - thotë Melo për paktin, - në qoftë se do të gjejë mbështetje, atëherë do të përpiqemi ta vëmë në jetë, brenda këtyre hapësirave tepër të ngushta nga na ofron ligji elektoral”.
Nano do të rimerrët në pyetje
Prokuroria do t’i kërkojë të dëshmojë për 2 Prillin
Fatos Nano do të rimerrët në pyetje nga ana e organit të prokurorisë për ngjarjet e 2 prillit 1991 të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Konfirmimi vjen nga organi i prokurorisë i cili argumenton se nuk ka asnjë shkelje ligjore ashtu siç pretendon Nano dhe dy avokatët e tij për marrjen e tij në pyetje dhe rifillimin nga e para të një procesi të ri gjyqësor për masakrën e 2 prillit.
Fatos Nano refuzoi t’u përgjigjej prokurorëve të Tiranës para 6 ditësh në burgun e Bënçës në Tepelenë me pretendimin se për vrasjet e 2 prillit janë dënuar 4 persona dhe dënimi i të tjerëve është i pa bazuar në ligj. Sipas Nanos rigjykimi nga e para për procesin gjyqësor të vitit 1992 për ngjarjet e prillit bëhet vetëm atëherë kur e kërkon një nga të dënuarit që vuajnë këtë dënim. Ndryshe mendon prokuroria e cila rimarrjen në pyetje të Nanos e mbështet në Kodin e procedurës Penale pasi Nano, Ruçi dhe Alia konsiderohen persona të tretë të cilët nuk janë dënuar më parë për këtë vepër penale. Gjithashtu prokuroria ka të drejtë të rifillojë hetimin nga e para në rastin kur dalin prova të reja të cilat s’ka mundur t’i zbardhë dot hetimi gjyqësor.
Pozita dhe implikimi i Fatos Nanos dhe Gramos Ruçit me ngjarjet e dy prillit është i lidhur shumë ngushtë me Ramiz Alinë i cili është në arrest burgu në zhvillim të hetimeve edhe për këtë ngjarje. Prokuroria dje ka transferuar nga burgu i Lezhës në atë të Tiranës të dënuarin Gjoke Celaj i cili duhet të shpjegojë dhe një herë me hollësi atë çfarë ka ndodhur me 2 prill pasi ka qenë një nga protagonistët okulare.
Presidenti grek prononcohet para vizitës në Shqipëri
Në kundërshtim me Mitropolitin e Konicës që mendon se “marrëdhëniet shqiptaro greke nuk kanë shënuar ndonjë përmirësim”, presidenti grek Stefanopullos që do të jetë presidenti i parë grek që do të vizitojë Shqipërinë, u shpreh dje për herë të parë publikisht se marrëdhëniet shqiptaro greke janë në përmirësim.
Po dje presidenti grek priti në Janinë ministrin shqiptar të drejtësisë Hektor Frashëri me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore.
Graniç në Tiranë
Mbrëmë mbërriti për një vizitë dy ditore në Tiranë ministri i Jashtëm kroat Mate Graniç.
Gjatë takimeve që do të ketë në ministrinë e Jashtme me homologun e tij shqiptar Serreqi, dhe presidentin e Republikës Berisha do të diskutohet për gjendjen në rajon dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.