27/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 shkurt 1996

BIBLIOTEKA KOMBËTARE Pamje e Supermarketit të VEFA-ALDES, në kryeqytet, pas shpërthimit të bombës

Dje ditë e zezë për kryeqytetin

Aktipastërterrorri

Dje ditë e zezë për kryeqytetin Një autobombë me 50 kg eksploziv (tritol) merr jetën e 4 qytetarëve dhe plagos 30 vetë Dje ditë e zezë për kryeqytetin Aktipastërterrorri Një autobombë me 50 kg eksploziv (tritol) merr jetën e 4 qytetarëve dhe plagos 30 vetë 4 qytetarë humbën jetën dhe afro 30 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine -autobombë me afro 50 kg tritol, në afërsi të supermarketit Vefa-Aldes, në qendër të Tiranës, dje në mëngjes, rreth orës 9:15. Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi pothuajse të gjithë supermarketin dhe shkaktoi dëme në lokalet dhe banesat përreth. “Dëgjova një shpërthim që më kujtoi dinamitin në gurrore - tha një pronar i një lokali, afro 250 m larg qendrës së shpërthimit, të cilit iu thyen të gjithë xhamat. Në sheshin e përparmë të supermarketit uparkua një Fiat tip Regata ngjyrë blu, pa targë, afër 2 metër larg supermarketit. Sipas dëshmitarëve okulare, shoferi - me pretekstin e blerjes së një pakete cigaresh - e ndali makinën autobombë rreth dy metër pranë supermarketit, pa lejen e rojes, i cili i kërkoi të largohej. Rreth 10 minuta pas largimit të shoferit, ndodhi shpërthimi tragjik. ........ PR kërkon dënimin me vdekje të terroristëve pamvarësisht nga përmbajtja e kodit penal ose marrëveshjeve ndërkombëtare.

Supermarkati VEFA Rruga e Dibrës Rruga e Barrikadave Hotel Tirana Sheshi Skënderbej