Rugova i kërkon Britanisë zyrë përfaqësimi në Kosovë
Në takimin me sekretarin për punët e jashtme, Malkholm Rifkind, në Londër presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, kërkoi që edhe Britania e Madhe ashtu si SHBA të hapin zyrë përfaqësimi në Kosovë.
Rugova u shpreh i kënaqur pas takimit me z[?] Rifkind dhe theksoi se i bëri të ditur atij planet për pavarësimin e Kosovës. Rugova, pas vizitave në Danimarkë, ku mori çmimin “Për Liri dhe Paqe”, dhe Britaninë e Madhe u kthye dje në Tiranë.
Të mbrojmë votën që na jep populli
Më 27 shkurt 1996, kryetari i PR, z. Sabri Godo dhe shefi i Shtyit dhe Informacionit, Neritan Alibali, morën pjesë në mbledhjen e KD të PR Shijak.
Më 27 shkurt 1996, kryetari i PR, z. Sabri Godo dhe shefi i Shtypit dhe Informacionit, Neritan Alibali, morën pjesë në mbledhjen e KD të PR Shijak. Në mbledhje, ku ishin ftuar edhe kandidatët për deputetë dhe në pushtet lokal të PR, kryetari i Degës, z. Qemal Preza, bëri një ekspoze të punës së bërë nga kjo degë, e cila pak ditë më parë festoi 5 vjetorin e krijimit.
Pasi foli për veprimtaritë që i
Pas kryetarit të Degës e mori fjalën z. Sabri Godo, i cili ndër të tjera tha se është e domosdoshme të mbrojmë votën që na jep populli. Për këtë duhet të përgatitemi mirë që të mos na ndodhë si në votimet e shkuara. Me tej, z. Godo evokoi traditat historike e Shijakut dhe mbështetjen e PR ndaj kësaj zone patriotike dhe liridashëse. Pastaj ai shpalosi pozicionin politik të PR si një kundërshtare e
kush nënshkruan edhe kandidatë Degës, z. Qemal Preza, bërinë ekspozote të mëparë festoi 5 vjetorin e krijimit. Pasi foli për vështirësitë që i është dashur të përballojë PR në Shijak, ndër të cilat nuk kanë munguar dhe pushimet nga puna për anëtarët e saj, z. Preza u ndal mbi organizimin e punës në këtë prag fushate dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të PR për të gjitha strukturat e pushtetit. Më shpalosi pozicionin politik të PR si një kundërshtare e rreptë politike ndaj PS dhe në opozitë të hapur dhe të fortë ndaj PD. Pas zotit Godo, anëtarët e PD të degës, që morën fjalën, shprehën optimizmin e tyre për rezultatet të larta në zgjedhjet parlamentare. Korresp. “Republika”
Spiunazh në gjirin e NATO-s
Në lojë: sekrete të mbrojtjes greke
Të premten në mbrëmje, u dha lajmi se dy atashe ushtarakë të vendeve të BE-së, ai italian dhe ai holandez ishin dëbuar nga Greqia të akuzuar për veprimtari spiunazhi.
Sipas njoftimeve nga burime të ndryshme në Greqi, dy atashetë e vendeve aleate të Greqisë ishin kapur në flagrancë me dokumenta sekrete që kishin të bënin me sistemin mbrojtës të Greqisë në zonën e ishullit Lemnos, i cili ndodhet pranë bregdetit turk. Kundër tyre nuk u muar ndonjë masë arresti për shkak të imunitetit diplomatik që gëzonin, por iu kërkua të largoheshin nga Greqia brenda 24 orësh. Por, pa kaluar shumë orë, ministri i jashtëm holandez, Van Mierlo, e hodhi poshtë dje këtë incident diplomatik, duke e quajtur “një stuhi të vogël në një filxhan kafeje”. “Nuk mund të bëhet fjalë për spiunazh holandez në gjirin e vendeve anëtare të NATO-s, i deklaroi në një intervistë radio-Bangkokut ministri i jashtëm holandez. Van Mierlo u shpreh se kjo çështje do të zgjidhet brenda pak ditësh. Më kategorik ishte reagimi i zonjës Suzana Anjeli, e cila deklaroi, po nga Bangkoku se “përsa i përket incidentit me atashe-un italian, Mauro Volpicelli, gjithshka ishte fryrë nga mjetet e propagandës dhe se vetë zëvendësministri i jashtëm grek, Romeos, që ndodhet gjithashtu në Bangkok, ishte në dijeni nga vetë Anjeli dhe nuk dinte asgjë lidhur me këtë çështje.
Klandestinët ndërrojnë trampolinë
Klandestinët e detit ndryshojnë bazën e nisjes. Duke u ngushtuar hapësira në Vlorë, Durrës dhe Fier baza e nisjes është zhvendosur në bregdetin verior.
Këtë e vërteton më së miri 4 rastet e regjistruara kohët e fundit kur policia kufitare e brezit Lezhë-Shkodër ka kapur varka me klandestinë në hapësirën detare. Edhe pse kjo hapësirë është më e gjata për të shkuar në Itali (108 milje) nga 70 që është ajo e Vlorës, ëndrra për të prekur Perëndimin nga shqiptarët vazhdon të ketë brenda sakrificën. Më datën 29 shkurt 1996 në mesnatën Forcat Detare të Marinës së Shëngjinit janë detyruar të shpëtojnë nga mbytja një motoskafë me 18 klandestinë në bord nga të cilët 16 ishin meshkuj dhe 2 femra. Duke parë keqësimin e motit pronari i motoskafit braktis klandestinë duke u larguar me një motogomine. Në kushtet e rrezikut klandestinët njoftojnë nga motoskafi Forcat e Marinës për ndihmë. Menjëherë në detin e egërsuar mbërrin një katersilurues i shpëton klandestinët. Në motoskaf u gjen e istaluar një radiomarrëse e cila bëhet edhe kutia e Pandorës për të shpëtuar klandestinët. Të 18 klandestinët mbasi u shoqëruan në Komisariat dhe dhanë shpjegimet e nevojshme u lanë të lirë. Nga hetimet e ndërmarra nga komisariati i Lezhës rezulton se pronar i skafit ishte shtetasi Zenelaj i moshës 30 vjeç me banim në Lezhë, fati i të cilit nuk dihet.
Ngricë dhe dëborë në Polin e Qendrës
Bora që mbulij javën e ngrohtë dje në Tiranë, mbully edhe javën e tratativave për Polin e Qendrës.
Kongresi i dytë i socialdemokratëve shqiptoi transaksionin e një shkalle të lartë krijimin e një aleance midis partive centriste, nga e majta në të djathtë: PSD, PBDNJ, PAD. Për të mbajtur kongresin e Gjindushit, ... Ceka i AD. ... i porsazgjedhur në postin e tij më të lartë të partisë së vet, parashikonte javë ku Poli i Qendrës do të ... bashkohej, në një fund. Melo i ... propozoi në kongresin e socialdemokratëve për Polin e Qendrës, ... dhe ... në takimin me Bush... demokratian, ra në skepticizëm. ... çdo aleancë me PS, dhe nga ana tjetër kërkonte një pakt ndërpartiak (i cili nuk u zhvillua, madje as kundër terrorizmit, me rastin e ngjarjeve të 26 shkurtit) “për t’i kthyer zgjedhjet e ardhshme në një referendum popullor për ligjin elektoral”. Pas zgjedhjeve pastaj, - propozoi Melo, qeveria teknike të përgatitë zgjedhjet e parakohshme”. “Të parakohshme, zgjedhjet e parakohshme”, përgjigjej Gjindushi, i cili të dielën e kaluar deklaronte se PSD e PAD mund ta mbanin edhe vetëm barrën e qendrës në Shqipëri. Ndërsa Ceka e quajti Melon joracional dhe paranoik nga mendimet e tij, vetëm optimizmin për krijimin e aleancës në qendër. Çështja tjetër që diskutohej midis aleatëve centriste ishte: ç’rrol do t’luajë PS në këtë rol? Vetë socialistët do të shënojnë në shtëpi, në emër të alibisë së shkëputjes nga komunistët, një afrim me centristët. Por këta të fundit thonë: Stop! PSD në gojën e Gjindushit, thotë se do të ketë lënie zonash të lira. PS pranon, nesër më mirë një parlament shumëngjyrësh, sesa një legjislativ vetëm socialist. Kjo sepse ata e dinë mirë që Presidenti është kundërshtari dhe armiku i tyre. Kështu kjo javë, që parashikohej vendimtare për Polin e Qendrës, është për fat të keq e heshtur. E heshtur edhe në shenjë zie për viktimat e terrorit të ditës së 26 shkurtit. Ajo bombë, që u politizua që nga Presidenti, solli amulli në të gjitha aleancat politike. Kryetari i PR, Sabri Godo, u shpreh qartë se nuk duhet të ketë politizim të ngjarjes, duke parë natyrisht tragjikisht ngjarjen e dhimbshme dhe i propozoi shoqatës apolitike “Tirana” për të organizuar një procesion kundër terrorit. Në këtë mënyrë, lideri republikan kundërshtoi propozimin e Pellumbit të PS për një miting të të gjitha partive me arsyetimin që të mos politizim të problemit. A. S.
Në brendësi:
• Komuniteti musliman përballë 70 gjyqeve...........f.2 • Pse Lidhja e Djathtë duhet të dalin në zgjedhje me kandidatët e përbashkët...........f.3 • Tirana pa kryetar Urbanistikë...........f.3 • Kontrolli mbi çmimet në letër...........f.3 • Shqipëria në prag të zgjedhjeve...........f.4 • Lëvizje për të pushtuar qendrën...........f.5 • Prof. Dr.Shaban Demiraj në 75-vjetorin e lindjes...........f.5 • Në djepin e futbollit teknik...........f.8