Lidhja e Djathtë pas mbledhjes së fundit plenare të saj nuk u ça më dysh.
Edhe një herë liderët e saj u detyruan të përsërisin mëzritshëm para gazetarëve që LDSH është unike dhe nuk ka ndërmend të ndahet, të prishet apo të shkërmoqet. Pra, me pak fjalë, LDSH nuk po përjeton asnjë lloj krize që do t’i shkonte për shtat gazetarëve apo disa qarqeve politike të caktuara. Nga kabinetet e Lidhjes nuk ka ardhur asnjëherë ndonjë sinjal serioz për krizë apo çarje, megjithatë jo rrallë në shtyp apo ambiente politike është folur për një gjë të tillë.
Por, përse kërkohet një krizë e tillë në të djathtën te politikës së sotme. Ka dy arsye: e para është arsye politike dhe e dyta është arsye komerciale.
Arsyeja e dytë kuptohet që ka lidhje me tregun e shtypit që sa herë ngelët i varfër kërkon të shetë fakte imagjinare, të cilat mund t’i interesojnë lexuesit të skandaleve politike. Arsyeja e parë ka lidhje me zhvillimet e sotme politike. Ligi i zgjedhjeve i futi në një alarm jo të vogël të gjitha partitë që i kishin varur shpresat tek lista e proporcionalit. Mungesa e forcës për ta përballuar këtë ligj në mënyrë të drejtëpërdrejtë i detyroi disa forca të majta të zgjidhnin prej zorit aleanca të dyshimta dhe të paqëndrueshme. I quajturi Pol Grenc u krijua në këtë kushtet. Presion që i shoqëroi ky Pol nga jashtë e brenda dhe mungesa e hapësirës që ka në të majtë e bëri që shumë shpejt të kalonte në krizë. Partitë e Polit që herë hynin brenda e herë herë rrinin në medyshje asnjëherë të lënë të kuptohej që në këtë zgjedhje e Majta shqiptare është një pesë me hic (këtë nuk bëhet fjalë për komunistët e PS).
Kjo krizë e së Majtës natyrisht që kërkonte një lloj reflektimi edhe në të djathtë. Dritëshkurtërit kujtuan se në të Djathtë diçka e ngjashme duhet të ngjante me LDSH. Meqë koncepti Pol dhe Lidhja në fjalorin e përditshëm të politikës shqiptare nuk ka ndonjë ndryshim esencial, këta të parashikuesve iu duk normale që krizë duhet të kishte edhe në të Djathtë.
Duhet kujtuar që LDSH nuk qe një aleancë emergjence, siç ndodhi me Polin e Qendrës. LDSH është një grupim interesash dhe ka të bëjë me shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare, shtresa të cilat kanë luajtur politikën tradicionale shqiptare. LDSH nuk u organizua dje si grupim i madh politik, por ka më tepër se një vit që vepron dhe është e natyrshme që për këto zgjedhje ajo të jetë e gatshme dhe ta ndjejë veten të konsoliduar. Të gjitha ndryshimet dhe zhvillimet politike që kanë ndodhur këto kohët e fundit LDSH i ka ndjekur, analizuar dhe vepruar në mënyrë korrekte, gjë që nuk ka ndodhur me Partitë e Polit që jo rrallë kanë vepruar në mënyrë kaotike.
Shehu: Shkelen të drejtat në Shqipëri? Keqinformime
Mbi raportin e Departamentit amerikan
Godo: Vëmendje të madhe amerikanëve
Mbi raportin e Departamentit amerikan
Shehu: Shkelen të drejtat në Shqipëri? Keqinformime
Godo: Vëmendje të madhe amerikanëve
“Duhet mbajtur vesh mirë çdo gjë që vjen nga SHBA, se është një vend në vend që i respekton shumë të drejtat e njeriut.” Kryetari i PR, Sabri Godo, tërheq vëmendjen për rezultatet e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Në këto përfundime bëheshin vërejtje për disa momente të shkeljes së të drejtave të njeriut në vendin tonë. Aty theksohej ndërhyrja e ekzekutivit në pushtetin gjyqësor dhe tejkalimi i kompetencave të SHIK-ut në lidhje me shtypin e pavarur. Godo thekson se duhen parë me seriozitetin e duhur faktet e dhëna nga Departamenti amerikan i Shtetit, “sepse ata, - shprehet ai, - mund të pranojnë çdo shkelje, por nuk tolerojnë kurrë shkeljen e të drejtave të njeriut”.
Edhe politikanë të tjerë shqiptarë kanë shprehur shqetësimin për këto të dhëna, të cilat departamenti i shtetit të fuqishëm, ka dhënë edhe për vende të tjera. “Nuk besoj se ky raport do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy shteteve tona, - i thotë “Republikës” lideri i AD, Arben Imami, - SHBA, edhe miqve u kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut, e kjo nuk do të thotë gjë as për opozitën e sotme, as për atë të ardhmen.”
Partiakët e tjerë opozitarë, i kanë dhënë të drejtë raportit amerikan. Ndryshe mendon pozita. “Departamenti amerikan, - është shprehur dje sekretari i përgjithshëm i PD, Tritan Shehu, - konfirmoi se në Shqipëri, zhvillimet demokratike janë në rrugën të drejtë e të mbarë, se respektohen të drejtat e njeriut.” Ndërkaq kishte edhe vërejtje raporti amerikan, “Vërejtje kishtë edhe për vendet e tjera, me sa di unë, përfshi edhe Greqinë. Por këto vërejtje në disa pika kanë qenë pasojë e keqinformimeve nga Shqipëria. Kjo ka rrjedhur nga keqësia e ndonjë njerëzve këtu. Megjithatë raporti i unë e quaj pozitiv për gjendjen në Shqipëri.” A. S.
Në firmën tonë nuk ka ndodhur asnjë grabitje
Përgënjeshtrim i firmës “Gjalllca”
Në gazetën “Koha Jonë” të datës 5 mars 1996, është botuar një lajm sensacional mbi gjobia grabitjen nga ana e një bande të një shume lekësh prej 60.000 USD menaxherëve të firmës “Gjalllca”.
Gazetari duhet ta ketë marrë këtë lajm të tremë në ndonjë kafene dhe botimi është bërë për sensacion. Botime të tilla jo vetëm që rrisin panikun psikologjik tek qytetarët, por synojnë t’u bëjnë dëm edhe vetë sipërmarrësve shqiptarë, të cilët përpiqen më të vullnetin e tyre të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit duke hapur punë për njerëzit e duke rritur prodhimin kombëtar, element i domosdoshëm ky për përparimin ekonomik.
Në firmën “Gjalllca” s’ka ndodhur asnjë grabitje dhe punët saj ecin normalisht. Në Vlorë është folur për një vjedhje një qytetari në rrugën nga persona të panjohur për një shumë prej 24.000 dollarësh, por kjo s’ka të bëjë fare me firmën “Gjalllca” dhe për më tepër ngjarja nuk konfirmohet nga organet e Rendit.
Tre shqiptarë të arrestuar në Romë
Akuzohen ndër të tjera edhe për sekuestrim personash
Përfundoi me arrestimin e tre shqiptarëve aksioni i rrufeshëm i squadërës operative të policisë së Romës, në orët e mëngjesit të djeshëm, në një banesë në periferi e kryeqytetit italian.
Policia, veç dokumentave, ka shtënë në dorë edhe disa dhjetra milionë lira, një sasi të konsiderueshme bizhuterish e objektesh të tjera komprometuese dhe, ndër të tjera, arriti të çlirojë edhe tre vajza shumë të reja, që mbaheshin të izoluara nga të sapoarrestuarit. Vajzat, për identitetin e të cilave nuk jepet asnjë e dhënë, mbaheshin të izoluara me forcë e t’futura në rrugën e prostitucionit, me qëllim përfitimi. Po sipas policisë, mësohet se grupat gjatë kohës që mbaheshin të izoluara nga sekuestruesit shqiptarë, kishin pësuar prej tyre akte dhune dhe keqtrajtimi. Veç akuzës për sekuestrim personash, mbritës shqiptarët rëndohen edhe akuzat për shkelje të ligjit Martelli, ushtrim dhune, nxitje të prostitucionit dhe ushtrim të sklaverisë.
B. V.
Në brendësi
Kasacioni “sfidon” Ministrinë e Drejtësisë për herë të tretë........................ f. 2
Gjykata e Tiranës lan “mëkatet” në det......... f.2
Në shtator emrat e fituesve të lotarisë amerikane... f. 4
“Predatorët” përsëri mbi Bosnje......................f. 5
Greqia do ta njohë Maqedoninë.................... f. 5
Itali: Filloi afati dorezimit të listave elektorale... f. 5
Izraeli paralajmëron Arafatin....................... f. 5
Bob Doll fitojnë Nju Jork...f.5
Federata po ngjizet përmes sherr(eve)..................f. 5
Majkell Xhekson kërkon të blejë shtë e Ainshtajnit.... f.6
Shumë gola, pak lojë.....f. 8