Më 23 mars 1996 do të hapet sipari i Kongresit të PS.
Ky kongres ndoshta do të jetë unik për nga forma që do të bëhet; në dy faza. Pjesa e parë, përpara zgjedhjeve do të përcaktojë programin elektoral të PS dhe pjesa e dytë, pas zgjedhjeve, në varësi të situatës, do të përcaktojë ndërrime karrikesh, rrënime emrash dhe plane për të ardhmen. PS gjatë këtyre muajve të fundit është munduar të krijojë një imazh sa më modern të programit të saj. Për këtë punë janë bërë aktive, seminare, janë ngarkuar dhe shkarkuar shefa, pra me pak fjalë është djersitur për të dhënë këtë imazh. Megjithatë mjaftoi një kronikë televizive që ta hidhte tej këtë imazh. Zoti Pëllumbi në një intervistë televizive denoncoi pa Pas drapërit dhe çekanit të hequr nga stema e saj, ky është simboli i dytë komunist që braktis PS, por megjithatë është ende larg modernizimit. Divorci i saj me Enver Hoxhën ende nuk ka ndodhur dhe tashmë, në qoftë se ndodh, do të padashje dashurinë e tij për babain e komunizmit, Marks. Kështu nisi gjithë kjo polemikë e përçarje brenda dhe jashtë PS, në është i mirë apo i keq Marksi. Është e thjeshtë dhe afër mendsh që për të dhënë një imazh modern Marksi duhet hequr qafe, por PS gjithmonë e ka pasur të vështirë të marrë kthesa dhe të pranojë atë që të tjerët jashtë saj sugjerojnë. Kështu që historia e Marks(it), pavarësisht që edhe për vetë politikanët e PS ishte e dëmshme, ngeli si dopio gjashtë në dorë të tyre. Si ka ndodhur rëndom në politikën shqiptare, megjithëse të bindur për të keqen që i kish zënë, pranuan më mirë të qëndronin kokëfortë se sa të bënin atë që duhej. Kjo u dha mjaft armë kundërshtarëve natyrale të PS që nuk harronin ta kujtonin Marksin si mollë sherri sa herë u jepej rasti. PS më në fund diçka ka kuptuar nga gjithë kjo histori. Nga një burim yni i brendshëm në PS vjen lajmi që nënkryetari Pëllumbi e ka hequr nga zyra e tij kokëbërontë Marksit. Madje po nga ky burim informohemi që në pjesën e parë të Kongresit, në fjalimin e tij, zoti Pëllumbi do të thotë edhe një pjesë fjalë shqip për Marksin. Fjalë të cilat nuk do të bien shumë në sy, por që do të jenë të mjaftueshme që kjo figurë do të hiqet nga programi elektoral i PS. Pra në këtë zgjedhje PS ka mundësi të vijë pa babain e ideve të saj. Pas draperit të konsiderohet i vonuar. Gjergj ALIA
Në brendësi:
Paqueruatësit shqiptarë përgatiten për në Bosnje...........f.3 Luani Bingo, ndihmoni artin!....f.6 Përdorimi korrekt i shqipes nuk është pur- purizëm..........f.4 Një proces gjyqësor zgjat vetëm 30 minuta......f.2
Njoftim i zëdhënësit të PR
Në mbledhjen e tij të datës 11. 3. 1996 Komiteti Drejtues i PR diskutoi për punën e bërë deri tani në drejtim të përgatitjes së partisë për fushatën elektorale.
Duke vënë re se nuk ka ndonjë organizim unik të strukturave të fushatës;
Duke qenë se mungesa e këtij unifikimi pengon realizimin cilësor të detyrave;
Duke parë se Komisionet Elektorale të rretheve nuk i kanë plotësisht të qarta deri në detaje detyrat që duhet të kryejnë;
Komiteti Drejtues i PR përcaktoi një skemë unike organizimi të detyrueshme për të gjithë degët:
Skema e organizimit të Komisionit Elektoral:
Komisioni elektoral të përbëhet prej 5 - 7 anëtarësh.
Detyrat specifike të çdo anëtari të Komisionit elektoral
1. Një anëtar i Komisionit elektoral do të merret me:
a) Plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për kandidatët për deputetë.
b) Njohjen e ligjit elektoral.
c) Marrëdhëniet me qendrën dhe pushtetin lokal për problemet teknike të fushatës.
d) Studimin orientues për elektoratin e rrethit (me evidencat përkatëse).
2. një anëtar i Komisionit elektoral të merret me kontrollin e vazhdueshëm të strukturave partiake të zgjedhjeve dhe të ngrejë ato aty ku mungojnë.
3. Një anëtar i Komisionit elektoral të merret me:
a) Propagandën elektorale në rreth.
b) Shpërndarjen e gazetës “Republika” në komunat e rrethit (sipas udhëzimit dërguar degëve).
4. Një anëtar i Komisionit elektoral të merret me:
a) Organizimin e takimeve të kandidatit për deputet me popullin.
b) Koordinatori i kandidatit për deputet me strukturat e partisë.
5. Një anëtar i Komisionit elektoral të merret me administrimin e fondeve financiare të fushatës elektorale.
Komiteti Drejtues vendosi që në mbledhjen e tij të ardhshme më 25 mars:
1. Të paraqitet lista e plotë e kandidatëve të PR për deputetë me përmirësimet përkatëse.
2. Përcaktimi i zonave elektorale me përparësi dhe zonave të diskutueshme.
Miss Zvicra në Shqipëri
SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri njofton se në kuadrin e lidhjes dhe marrëdhënieve që kumbarët (donatorët) e fëmijëve të sistemuar tek ne, ruajnë dhe zhvillojnë vazhdimisht gjatë gjithë kohës, më 14 Mars ora 10.00 me dëshirën e saj, vjen në SOS Fshatin e Fëmijëve Shqipëri, Miss Zvicra.
Miss Zvicra është kumbara e një 3 - vjeçareje e quajtur Ester P. Njohja e tyre ka filluar nëpërmjet fotografive për ta vazhduar takimin mes tyre, tashmë në shtëpinë e Esterit dhe nga afër.
Kësaj atmosfere ia shton gëzimin më tepër dhe fakti i një takimi tjetër. Do të takohen midis tyre dy Miss - e, që të dyja “mike” të Fshatrave SOS. Kjo mike është Miss Shqipëria e cila natyrshëm ka lidhur marrëdhënie me SOS Fshatin e Fëmijëve Shqipëri, duke e njohur jetën dhe punën që bëhet në këtë Fshat.
Është një përkrahje dhe pritje për të rritur kontributin që shoqëria jep në drejtim të fëmijëve jetimë e me probleme sociale.
Ne jemi të bindur se takime të tilla në të ardhmen, edhe me nivele e figura njerëzish të thjeshtë, nuk do t’i mungojnë SOS Fshatit të Fëmijëve Shqipëri.