Kur, ende pasi kanë kaluar disa vjet, vazhdon të jetë i pranishëm rreziku i rikthimit të ish-komunistëve, do të thotë se disa gjëra nuk janë bërë në rregull
Që aktualisht është më mirë se sa në periudhën e komunizmit as nuk mund të mohohet, madje, duke përjashtuar një pakicë fare të vogël, e cila është dëmtuar ekonomikisht gjatë kësaj periudhe tranzicioni, ata që shprehin të kundërtën nuk mund të jenë tjetër veçse nostalgjikë fana- ende nuk kaqenë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Periudha 50-vjeçare e sundimit komunist ka lënë gjurmë shumë të thella në mendësitë e njerëzve dhe ajo që është më e rëndësishmja, tek drejtuesit e pushtetit të sotëm, të cilët i manifestojnë si në botëkuptimin e tyre ashtu dhe fanatikë. Çdo liberalizëm si në fushën politike ashtu dhe në atë ekonomike sjell përparim. Dhe në qoftë se flasim për një ndryshim cilësor në Shqipëri, ky konsiston pikërisht tek liberalizimi i jetës dhe i marrëdhënieve në fusha të ndryshme, pavarësisht nga gjynahet e mënyrës me të cilën është operuar në këtë drejtim. Do të ishte një gabim i madh në qoftë se për të vlerësuar realitetin e sotëm, të mbeteshim vetëm në konstatime me karakter global duke u mjaftuar me përgjithësime pa prekur problemet e veçanta ende të pazgjidhura, të cilat, me qenë se lidhen me shtresa të caktuara të popullsisë, i bëjnë të pakënaqura këto me realitetin. Janë pikërisht këto, që megjithëse pushteti i sotëm kishte premtuar t’i zgjidhte, mënjanë duke i bërë gjak me dhe në praktikën e përditshme të vepruarit. Sot, vihet re një tendencë e pushtetit dhe e PD-së për të monopolizuar të gjitha sukseset e arritura gjatë këtyre viteve, aq më keq akoma, kur këto i dedikohen politikës apo vijës së partisë në pushtet. Kjo tregon se tek një pjesë e pushtetarëve të sotëm ekziston mentaliteti se “kapitalizmin e ndërtojnë individët, Partia Demokratike i bën ata të ndërgjegjshëm”. Nga mendësi të tilla rrjedhin pasoja negative, ndër të cilat më e rrezikshmja është ajo e mospranimit të alternativave të tjera, të cilat kanë avantazhe të retë pamohueshme kur është fjala për të ndërtuar një sistem kapitalist dhe një shtet ligjor bashkëkohor. Kështu, partia në pushtet
Zhurma rreth heqjes së vizave dalëse jugosllave
Sanxhaku
Senica
Novi Pazar
Sërbia
Nishi
Mali i Zi
Berane
Trepçë
Mitrovica
Medvegja
Plavë
Peja
Prishtina
Gjakova
Kosova
Bujanovac
Gjilani
Kamenova
Fushë Kosova
Shkodra
Shqipëria
Ulqini
Kukësi
Gjakovë [?]
Maqedonia
Gjest i mirë jugosllav do t’ishte heqja e vizave hyrëse për shtetasit shqiptarë
F.4
Eurobarometri publikon rezultatet
Aleanca e të
Shqiptarët optimistë
Testimi është bërë nga Instituti i Sociologjisë së Universitetit të Tiranës por të dhënat janë të sakta. Xhermano konfirmon se rezultatet janë botuar pasi janë verifikuar
Shqiptarët më optimistë në vendet e Evropës. Në të gjithë treguesit e Eurobarometrit për vitin 1996 shqiptarët janë të parët ose mbi 10 deri 30 përqind më shumë se të gjitha vendet ku zhvillon sondazhin ky institucion për çdo vit. Sondazhi i zhvilluar me 100 mijë shqiptarë është bërë objekt diskutimi që më 13 shkurt 1996 kur në shtypin shqiptar u publikuan shifrat e sondazhit për partitë politike dhe preferencat e shqiptarëve për politikë. Përfaqësuesi i këtij institucioni në Shqipëri, Elio Xhermano, në konferencën e djeshme për shtyp e cila është e treta që zhvillon ai në Shqipëri që nga fillimi i veprimtarisë konfirmoi se shqiptarët janë më të kënaqurit për rrugën në të cilën vazhdon të ecë vendi i tyre. Shqiptarët ndryshe nga vitet e tjera janë më të orientuar nga Amerika. Në sondazhin e sivjetëm është ekuilibruar preferenca midis Evropës Perëndimore dhe SHBA nga diferenca e madhe që ishte në vitet e mëparshme. Ekonomia e tregut në Shqipëri është preferenca e 73% shqiptarëve, ashtu siç konfirmojnë dhe mbi 70% e tyre se të drejtat e njeriut respektohen. Kur flasim për të drejtat e njeriut, tha Xhermano, ne nuk krahasojmë Sh-
Aleanca e të “majtëve tashmë” është e pritshme
Ekziston aleancë midis të majtëve të PSD, PAD dhe PS?
Këtë lloj kureshtje politike e shoi deklarimi i Kastriot Islamit në Vjenë. Pra, me sa duket të paktën për PS, aleanca e saj me të majtët e tjerë është fakt i kryer.
Gjatë diskutimeve për krijimin e Polit të Qendrës një dyshim i tillë ka qenë gjithmonë prezent. Nuk është e rastit që një lider i PAD e konsideroi normale aleancën e PS, perderisa, sipas tij, PD ka bërë aleanca edhe me kolaboracionistët.
Po kështu, ndonjë aktivist tjetër i AD ka denoncuar publikisht në shtyp tendencën e kësaj
vijon në f.3
Gabime të rëndësishme, shtrembërime dhe shkurt ime
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i botuar në ZP
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka rishikuar hollësisht versionin e Raportit të Departamentit të Shtetit për vitin 1995 mbi të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë, sipas paraqitjes në suplementin e gazetës “Zëri i Popullit” i datës 14 Mars.
Ambasada dhe Departamenti i Shtetit kanë arritur në përfundimin se suplementi në gazetën “Zëri i Popullit” përmban gabime të rëndësishme dhe serioze përkthimi, shtrembërime dhe shkurt ime të versionit në gjuhën angleze, aprovuar dhe paraqitur në Kongres.
Suplementi nuk pasqyron saktësisht versionin e Raportit sipas aprovimit dhe botimit nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kopja e saktë e Raportit mbi të Drejtat e Njeriut, në anglisht, është në dispozicion në zyrën e Shërbimit të Informacionit të Shteteve të Bashkuara në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës.
USIS, 15 Mars, 1996
Rubrika “Njoftime Familjare”
Redaksia e gazetës “Republika” ka nisur rubrikën “Njoftime familjare”. Të gjithë ata që duan të urojnë përvjetore ngjarjesh familjare ose të përkujtojnë familjarët e vdekur me rastin e 40-ditëshit, 6 - mujorit, dhe përvjetore këto mund ta bëjnë në këtë rubrikë duke dërguar në poste ose duke sjellë në redaksi fotografinë e personit që përgëzohet ose përkujtohet si dhe tekstin e përgëzimit apo përkujtimit jo më të gjatë se 40 fjalë, duke përfshirë këtu edhe emrat e atyre që marrin pjesë në përgëzim apo përkujtim.
Redaksia