Suzana Anjeli në Tiranë Si gjithmonë, Italia në mbështetje të Shqipërisë Vizita e shkurtër e ministres së jashtme italiane, Anjeli gjatë ditës së djeshme i dha fund pauzës në kontaktet në nivelet më të larta ndërm- ishte se ajo vinte këtë radhë me një funksion të dyfishtë; si shefe e diplomacisë italiane, por edhe si kryetare e radhës e BE-së. Për këtë arsye problemet e trajtuara në bisedimet e saj me zyrtarët tanë më të lartë lidheshin si me marrëdhëniet dypalëshe ashtu dhe me ato që kanë të bëjnë me BE-në. Përsai përket marrëdhënieve shqiptaro-italiane, pasi u shpreh kënaqësia për nivelin e tyre, nga të dyja palët, iu mëshua më shumë bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, kryesisht kontributit italian në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ministrja Anjeli konfirmoi edhe një herë gatishmërinë e Italisë për të respektuar angazhimet italiane në Shqipëri në fushat e ndryshme. Që prej hapjes së Shqipërisë ndaj Perëndimit, Italia është ndodhur gjithmonë në vend të parë përsa i përket dhënies së ndihmës Shqipërisë, ashtu dhe në fushat e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me karakter ekonomik e kulturor. Duke pasur parasysh interesin e treguar nga Italia fqinjën e drejtpërdrejtë të Shqipërisë si dhe faktin që gjatë këtij gjashtëmujori Italia është kryesuese e radhës së BE-së, do të ishte më rast i mirë që Shqipëria të afrohej edhe më tej. F.4
"Nuk di që Nano t'i ketë bërë ndonjë të mirë Tepelenës"
Tepelenasit të indinjuar nga vendimi i papërgjegjshëm i bashkiakëve socialistë
Dje GODO ne Berat dhe Tepelenë
Pas një takimi të shkurtë me kryesinë e degës PR Berat, kryetari i PR z. Sabri Godo u ndodh para një takimi të improvizuar nga dega e PR - së Tepelenë në pallatin e Kulturës së këtij qyteti.
Në këtë takim kryetari i PR-së, pasi foli për disa çështje të aktualitetit, iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve. Në të vërtetë, tema e ditës ishte revolta e qytetarëve tepelenas ndaj vendimit të këshillit bashkiak të Tepelenës, i cili shpalli qytetar nderi të qytetit Fatos Nanon, ish-kryeministër i PP dhe kryetari aktual i PS, i burgosur për korrupsion. Këtë vendim ata e quajtën "akt provokativ".
I pyetur rreth këtij fakti z. Godo u përgjigj duke thënë se ai personalisht nuk dinte që Nano të kishte bërë ndonjë gjë të mirë për Tepelenën që të justifikonte sadopak një vendim të tillë.
Mbas takimit me qytetarët e Tepelenës u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të degës ku asistoi dhe z. Godo. Në mbledhje u diskutuan probleme të fushatës elektorale. Nga diskutimet e pjesëmarrësve doli se ka një rritje të ndjeshme të prestigjit të PR në Tepelenë dhe për këtë u shpreh optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve.
Po dje pasdite z. Godo bëri një vizitë në Progonat ku u prit me ngrohtësi nga banorët e zonës. Në takimin e zhvilluar i cili zgjati rreth dy orë pjesëmarrësit shprehën bindjen e thellë për fitoren e demokracisë dhe njëkohësisht indinjatën për fyerjen që u ishte bërë prej vendimit arbitrar dhe të papërgjegjshëm të krerëve socialiste të bashkisë së qytetit me shpalljen e F. Nanos qytetar nderi të Tepelenës.
Sot z. Godo do të vijojë itinerarin e tij në Jug të vendit, ku do të takohet me republikanë dhe qytetarë të Gjirokastrës, Përmetit, Delvinës, Sarandës dhe Himarës.
Mbi 100 kartmonedha false në duar të policisë
Një operacion i policisë kavajase bëri të mundur dje kapjen e katër poseduesve të një sasie kartmonedhash 1000-lekëshe false.
Ngjarja është zhvilluar në Kavajë, konkretisht pranë stacionit “Besa”, ku A.C. 31 vjeç, L.M. 23 vjeç, S.N. po 23 vjeç dhe L.H. 30 vjeç, që të katër banues në fshatin Xhafzotaj të Shijakut, janë kapur në flagrancë me 17 kartmonedha 1000- lekëshe false. Si pasojë e dyshimeve të ngjallura, policia ushtron kontroll nëpër shtëpitë e tyre. Pas këtij kontrolli rezultoi se monedhat e kapura në fillim ishin vetëm “maja e ajsbergut”. Në shtëpitë e tyre u gjend një sasi tjetër mjaft e madhe kartmonedhash false të prerjes së mësipërme.
Sipas burimeve të policisë lokale, paraprakisht, llogaritet që numri i kartmonedhave false të gjetura në shtëpitë e personave të mësipërm të kalojë të njëqindtat. Në këtë mënyrë kjo konsiderohet si sasia më e madhe e kapur deri më sot nga organet e rendit.
BANKA E SHQIPËRISË — NJEMIJË LEKË
Filloi tenderi për korridorin Lindje - Perëndim
(Durrës, Shkup, Sofje, Stamboll)
Dje filloi tenderi për korridorin Lindje-Perëndim.
Kemi të bëjmë me një nga tenderat më të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës shqiptare. Dje ka qenë, vetëm dita e parë e tenderit dhe është e natyrshme se nga komisioni që po shqyrton dokumentat e këtij tenderi të mos dalin të dhëna dhe të ruhet fshehtësia, megjithatë merret vesh që në këtë tender kanë marrë pjesë kompani të mëdha perëndimore që do të konkurrohen edhe nga ato shqiptare.
Bëhet fjalë për hapjen e një korridori të madh që do të lidhe me anë të Shqipërisë botën perëndimore me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Bullgarinë dhe Turqinë.
Me tej F.4 Kjo iniciativë e jashtëzakon-
Buchi PD do të prishe
Organet e pushtetit ende
Ruşh PD do të prishtë kongresin e PS
F.3
Organet e pushtetit ende larg njohjes dhe zbatimit të ligjeve
F.3
Rubrika “Njoftime Familjare”
Redaksia e gazetës “Republika” ka nisur rubrikën “Njoftime familjare”. Të gjithë ata që duan të urojnë përvjetore ngjarjesh familjare ose të përkujtojnë familjarët e vdekur me rastin e 40-ditëshit, 6-mujorit, dhe përvjetore këtë mund ta bëjnë në këtë rubrikë duke dërguar në postë ose duke sjellë në redaksi fotografinë e personit që përgëzohet ose përkujtohet si dhe tekstin e përgëzimit apo përkujtimit jo më të gjatë se 40 fjalë, duke përfshirë këtu edhe emrat e atyre që marrin pjesë në përgëzim apo në përkujtim.