20/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 mars 1996

Marksi nuk përbën problem për ne

Ata që ka thënë ai për shqiptarët mund të jenë të vërteta por... Ideologu i Komunizmit Karl Marks nuk përbën problem për socialistët shqiptarë. Njëri prej n/kryetarëve të PS sh. Servet Pëllumbi në një intervistë të dhënë dje televizionit shqiptar konfirmoi “zhurmën” e shtypit që Marksi nuk do të lëvizë nga programi i Partisë Socialiste Shqiptare. Edhe pse iu kujtua se çka thënë Marksi për shqiptarët, Pëllumbi këmbëngul se, sikur të ishtë pyetur për moshën e tij, tha se mund të jetë e vërtetë, bëhet fjalë këtu për shekullin e kaluar... por kjo çështje nuk përbën problem për ne. Debati për babain shpirtëror të komunistëve filloi një vit më parë kur publikua në shtyp programi i PS dhe nuk u kufizua në kufijtë e pozitë - opozitë, por edhe vetë brenda radhëve të PS. Intelektualë të kësaj partie gjatë gjithë kësaj kohe janë shprehur për heqjen e Marksit nga programi, qoftë edhe për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka ky problem për shqiptarët. Çështja e mbetjes së Marksit në program nuk përbën asnjë problem për kreun e socialistëve shqiptarë. Problem duket se do të jetë largimi i tij nga programi. Pëllumbi dje, ndërsa pranoi se nuk do të kishte ndryshim të organeve drejtuese të PS në pjesën e parë të Kongresit të socialistëve, që do të mbahet më 23 Mars tha se mund do të diskutohen ndryshime në statut dhe program. Sipas vezhguesve pavarësisht nga vendimi i kreut të socialistëve për të mos diskutuar për çështjen e K. Marksit, pritet që në Kongresin e dytë nga delegatë të ndryshëm të hapet çështja Marks.

Gjirokastra do të ndryshojë drejtim

Dje GODO, në Gjirokastër dhe Përmet Faqe 4

Këshilli bashkiak i Tepelenës në gjyq

Padi e prefektit të Gjirokastrës Më në fund, pushteti qendror reagon kundër atij lokal. Pas disa deklaratave të sekretarit për pushtetin lokal, z. Njazi Kosovrasti për marrjen e masave ndaj pushtetit lokal të Tepelenës, madje deri në shkarkimin e tij, arrin më në fund edhe reagimi në formë zyrtare. Mësohet se prefekti i Gjirokastrës ka hedhur në gjyq këshillin bashkiak të Tepelenës, gjyq i cili do të zhvillohet brenda një kohe rekord. Burime të ndryshme të lidhura me organet e drejtësisë bëjnë të ditur se procesi gjyqësor në ngarkim të këshillit bashkiak të Tepelenës do të fillojë brenda kësaj jave. Gjithashtu po sipas të njëjtave burime, edhe vendimi do të jepet po brenda javës. Procesi gjyqësor i zhvilluar lidhur me padinë e prefektit të Gjirokastrës do të paraqitet interesant pasi nuk ekziston një ligj i përcaktuar në mënyrë të qartë lidhur me dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, ashtu siç nuk janë të përcaktuara edhe në pjesë e mirë e kompetencave të pushtetit lokal.

Ministri gjerman Spranger në Shqipëri

Dje mbërriti në Tiranë për një vizitë dy ditore ministri gjerman i bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik, zoti Carl Diter Spranger. Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga ministri ynë i financave zoti Dylber Vri-on dhe personalitete të tjera qeveritare shqiptare. Zoti Spranger u deklaroi Me tej f.4

Dollari arrin për herë të dytë kuotën 100

Vazhdon dueli i dollarit me lekun “Kokëskreplje” tjetër e dollarit amerikan për të tronditur pozitat e lekut shqiptar. Valuta amerikane tashmë nuk po pyet as për ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar të tapëtën e monedhës sonë. Dje, 1 dollar amerikan u kuotua në shifrat 100,1 lekë kundrejt 99,6 lekëve të një dite më parë. Rënie pësoi leku edhe kundrejt monedhave të huaja. Kështu, 1 markë gjermane u këmbye me 67,5 lekë nga 67,2 të një dite më parë, në kohën që lireta italiane kaloi në 64,3 lekë nga 64 për 1000 lireta. Rritje kundrejt lekut ka pesuar dhe drahma greke, ku 100 drahmi u shkëmbyen me 41,2 lekë kundrejt 40 lekëve të ditës së mëparshme. Shtimi i kërkesës për dollarë në treg sipas analistëve erdhi si rezultat i pakësimit të valutës së huaj në qarkullim, në radhë të parë të tyre të “dorës së dytë”, siç është drahma greke, ku disa ditë më parë kish-te “uri” të madhe për të. Por një shkak tjetër ndikon së tepërmi është edhe pakësimi i prodhimit vendas, gjë që ka çuar në rritjen e importeve, rritje e cila shton kërkesën për valutë të huaj. Pritet që Banka e Shqipërisë të verë në vend “nderin” e lekut duke zbrazur xhepat e saj. Ndërhyrjet e bankës nuk bëhen për të stabilizuar kursin e lekut, po më tepër për të eliminuar spekulimet që bëhen në treg. Bankë e Shqipërisë. NJEIND LEKE

Ministri gjerman Spranger në Shqipëri

MARKS

Në brendësi

Kalakulla ka pasur kurajon që fyqerit t’i tërheqë mbrapsht.......f.2 Hibridi i “ekonomisë sociale te tregut” deshterpesia e argumentit te tij......................f.2 Shqiptarët pa “identitet” deri në 2000..............................................f.2 Shtetasve shqiptare u mohohet kthimi i pronave........................f.3 Pranverë vajzash në panairin e pranverës....................................f.3 Kuleta e javes per ushqimet.......f.3 Në Kosovë kremtohet 80 vjetori i lindjes së Fadil Hoxhes.............f.4 Ndaloni gjermanët e Vollgës....f.5 Tregu i prostitutave në Tiranë..f.6 Përcaktohen “këngët e stinës ’96”...........................................f.6 Sport, fjalëkryq, humor...........f.8

Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Tel/Fax 259 88