21/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 mars 1996

Presidenti mbledh partitë

I afrohen datës së zgjedhjeve, por nuk vendosin Është 16 qershori data më e mundshme për zgjedhjet e ardhshme. Dje për më se një orë politikanët shqiptarë kanë qenë në mysafirë tek presidenti i Republikës, ku kanë diskutuar kryesisht për datën e mundshme të zgjedhjeve. Propozimet e partive luhateshin nga java e fundit e majit në javën e fundit të qershorit, madje dhe në hyrjen e korrikut. Deputeti Afrim Jupi, në takim propozoi datën 4 korrik si ditën e zgjedhjeve. Megjithatë ai qe vendos për datën e zgjedhjeve është vetë presidenti i cili u angazhua për zgjedhjeje të lira demokratike. Në takim u diskutua edhe për komisionin qendror të zgjedhjeve dhe për zonat elektorale. U ra dakord që nëse partitë do të kishin propozim për këto çështje t’i dërgonin me shkrim në presidencë. Presidenti u bëri të ditur pjesëmarrësve se komisioni për kontrollin e kandidaturave është formuar që prej tre ditësh dhe partitë mund të fillojnë të dërgojnë listat për verifikimin e kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Dje në presidencë është depozituar edhe një kërkesë e Lidhjes së Djathtë për reform Djathë për referendum në lidhje me formën e qeverisjes. Kërkesa e Lidhjes është shprehur me anë të një peticioni të firmosur prej më shumë se 100 mijë vetësh. Për këtë ka folur në takim Durollari, por pa iu kushtuar vëmendja e duhur nga Presidenti, ndoshta për faktin meqenërdhe të diskutueshëm data e zgjedhjeve. Servet Pëllumbi (PS), Tritan Shehu (PD), Çerçiz Mingomataj (PR), Hysen Selfo (BK), guri Durollari (PLL), Zef Bushati (PDK), Lufter Xuveli (PA) Afrim Jupi (deputet i pavarur) - ishin mysafirët e presidentit. Mungonin përfaqësuesit e dy grupimeve socialdemokrate, i PSD dhe PBSD. Laco thotë se nuk ka qenë në Tiranë ditën kur ka mbërritur ftesa dhe si pasojë e mosorganizimit të plotë të selisë nuk mund të përfaqësohej nga asnjë tjetër. Por, pavarësisht nga përmbajtja e takimit ndërmjet presidentit dhe përfaqësuesve të partive, duke pasur parasysh edhe eksperiencën e një takimi të ngjashëm ku u diskutua ligji zgjedhor, në fund është vetëm presidenti ai që vendos. Aurel Simoni.

[Fotografi e personave të ulur rreth një tavoline me numrin 5 në sfond]

Shqiptarët matin iniciativë për paqen në Ballkan

“Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Ballkanit të Jugut, që do të mbahet nga 31 mars - 1 prill në Tiranë, është një iniciativë e Shqipërisë, e cila është e interesuar për të ndihmuar në arritjen e sigurisë në shkallë rajonale”, tha dje në një konferencë shtypi ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. “Ky takim mbahet me iniciativën e Shqipërisë, e cila si një vend demokratik, thellësisht e angazhuar në forcimin e shtetit demokratik ligjor, thellimit të reformave demokratike dhe ekonomisë së tregut, është shumë e interesuar dhe bën përpjekje ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe forcimin e sigurisë të vendeve të gadishullit të Ballkanit”, tha ministri Zhulali. Pjesëmarrësit e ftuar në takim janë ministrat e Mbrojtjes të Ballkanit Jugor: Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, dhe Turqisë. Sekretari amerikan i ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Gjithashtu në takim është ftuar edhe ministri i Mbrojtjes i Italisë, si vend fqinj, si dhe kryetari i radhës i OSBE - se dhe ministri i Jashtëm i Zvicrës, Flavio Cotti. Më tej f.2

Plehrat thërasin në ndihmë Azinë

Prania japoneze në Shqipëri tashmë nuk do të jetë vetëm diçka teorike dhe e mbetur në kufijtë e dëshirës. Dje në Tiranë ka zbarkuar një grup specialistësh japonezë të Qendrës Japoneze të Kooperimit, Qendër e cila do të marrë përsipër një studim deri në vitin 2010 për trajtimin e mbeturinave dhe kanalizimeve të kryeqytetit. Tirana është ndoshta i vetmi kryeqytet në botë që asnjëherë nuk ka menduar të pastroje vetëm nga grumbullimet e mbeturinave apo nga amortizimi i kanalizimeve të vjetra të zeza. Është ndoshta ky shkak që Qeveria Shqiptare t’i drejtohet asaj japoneze për ndihmë, kërkesë kjo që ka marrë përgjigje pozitive nga pala japoneze. Pra, tashmë japonezet nuk do të imagjinohen nga shqiptarët vetëm si mago të kompjuterave, por edhe si realizues të një prej studimeve më të vështira për qytetin e Tiranës. Në këtë studim do të kihet parasysh gjithë zhvillimi i vrullshëm demografik i qytetit, drejtimi industrial i tij dhe kushtet meteorologjike, topografike dhe gjeologjike. Do t’i kushtohet vëmendje zhvillimeve social-ekonomike, atyre urbanistike dhe infrastrukturës. Studimi që do të mbajë markën strukturore. Studimi që do të mbajë markën “made in Japan” do të jetë rënjësor dhe për këtë arsye nga pala japoneze kërkohet që gjatë kohës që ai do të realizohet ajo të sharkohet nga detyrimet doganore për mjetet që do të silllen në funksion të këtij studimi. Teknologjia që do të preferohet natyrisht që do të jetë tërësisht e re dhe e standarteve bashkëkohore. Ndoshta ndonjë ditë nuk do të jetë çudi që plehrat e Tiranës mos të formojnë male, por të përpunohen dhe të rishiten në treg, po kështu ndonjë ditë nuk do të jetë çudi, kur Tirana të mos qelbet erë nga kanalet e saj të amortizuara nga koha. A. N.

Pëllumbi lufton për Marksin edhe tek Presidenti

F.3

Në brendësi

• Marksi emërohet kryetar nderi i Komisionit Elektoral të PS....................f.3 • E djathta misherohet tek PRSH....................f.2 • Çështja është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese”.f.2 • Komisioni “varros” endrrën e 50 deputetëve....................f.3 • Diplomacia shqiptare dhe greke para një prove të madhe....................f.4 • “Misionarët e Embargos” largohen nga Shqipëria....................f.7 • Është në interes të Europës integrimi i Turqisë në te....................f.5 • Roma shumë e bukur, publikuisht e lyer....................f.8