Marrëdhëniet greko-shqiptare në ndihmë të integrimit Ballkanik
Ardhja e presidentit grek Kostis Stefanopullos në Tiranë, pa dyshim është një kontribut i madh në krijimin e një klime bashkëpunimi jo vetëm ndërmjet dy vendeve po edhe për ato rajonale.
Në këtë aspekt, vizita e zotit Stefanopullos po bëhet në një moment kthesë rrënjësore në marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, po, në radhë të parë në kuadër të atmosferës së krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, jo vetëm përsa i përket dhënies fund të luftës në ish-Jugosllavi, po edhe për të krijuar një klimë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për të gjitha vendet e Ballkanit, të cilat, ashtu siç tha presidenti grek, duhet t’i tregojnë botës se shprehja “fuçi baruti” është një anakronizëm për gadishullin tonë të munduar nga probleme, deri dhe konflikte gjatë gjithë këtij shekulli. Sigurisht baza e arritjes së një objektivi të tillë, tepër të lakmueshëm janë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha nivelet. Në këtë aspekt, nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare. Por, që këto marrëdhënie të mos njihnin tani e tutje Më tej f.4
Presidenti Berisha, dhe presidenti grek Stefanopullos
92% e shqiptarëve për pavarësinë e KOSOVËS
Ne nje raport te papublikuar te Agjencise amerikane te Informacionit (USIA), te bere te ditur nga Qendra per Informim e Kosoves, thuhet se 92 per qind e shqiptareve te Kosoves mbeshtesin pavaresine e Kosoves.
Ne kete ankete, e para e ketij lloji e ndermarre ndonjehere nga qeveria amerikane, thuhet se: “Mbeshtetja per pavaresi eshte aq e madhe sa pothuaj te gjithe shqiptaret, 94 per qind, jane te bindur se per pavaresine e Kosoves nga Serbia ia vlen te vdesesh.” Persa i perket bashkimit me Shqiperine, pergjigjja ne 72 per qind, ndersa 81 per qind e shqiptareve jane kunder autonomise se Kosoves ne Serbi. Siç mund te pritej, te gjithe serbet e Kosoves, 99 per qind, jane kunder pavaresise se Kosoves ose bashkimit te saj me Shqiperine. 77 per qind e serbeve jane, po ashtu kategorike, kunder autonomise se Kosoves. Me tej ne raport thuhet se “shumica e 83-85 per qind e shqiptareve te Kosoves do te nenshkruanin peticionin ose do te merrnin pjese ne demonstrata, ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. “Pothuajse te gjithe serbet e Kosoves, 98 perqind, do ta kundershtonin shkeputjen, ndersa 59-77 per qind do te nenshkruanin peticionin dhe do te demonstronin Më tej f.5
Z. Godo në Konispol
Më 21 Mars kryetari i PR z. Sabri Godo, pati një takim me banorët e Konispolit.
Takimin e hapi kryetari i n/degës z. Skënder Mullaj. Në bisedën e çiltër gjatë dy orëve z. Godo shpjegoi politikën e PR dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve.
Konispoli vuan për rrugën e gjatë të daljes jashtë përdorimit, vuan për ujin e gjerë ta tjera që i janë premtuar nga pushteti qendror. Konispoli vuan nën ligjin për tokën. Këtu ka ndodhur që arën e njëriut, ku ka edhe varrin e babës, ta marrë tjetri. Vija e verdhë, e mbetur nga koha e Enver Hoxhës, e ka ndarë qytetin në mes duke e bërë të pamundur ndarjen e bahçeve. Konispoli kishur ndarjen e bahçeve. Konispoli kish-? Burim jetese kullotat që fillojnë nga
Më tej f.2
Mbi 2300 emra do të kalojnë në sitë
Komisioni i kontrollit të figurave
Mbi 2300 emra do të kalojnë në sitë
Ceka: "Pas zgjedhjeve shtatëshja në burg”
F.3
RADIO GRAFI
SICFM
-Tjetër...
Presidenti Berisha, dhe presidenti grek Stefanopullos
Deklarim
Në Sarandë ishte lajmëruar një takim i z. Godo me qytetarët, më 20 Mars në orën 10 paradite. Në atë datë dhe në të njëjtën orë, z. Godo ishte në takim me banorët e Këlcyrës. Njoftimi për takimin në Sarandë ishte një keqkuptim si rrjedhojë i komunikimit konfruz telefonik.
Z. Godo iu kërkon publikisht shumë të falur, qytetarëve të Sarandës, që ishin mbledhur për takim me të.
Në brendësi:
• 1.2 apo 1.8 milione votues në zgjedhjet e '96................f.2
• Pushteti komunist në Përmet një keqkuptim rastit................f.2
• Një alarm bombe ndalon konferencën franceze për Bosnjën................f.5
• Deda “junior“ së shpejti me kasetë................f.7
• PAVAROTTI: “Është e vërtetë, jemi ndarë................f.7
• Berati ka Miss-in e parë................f.7