Vizitë e suksesshme, por çështjet kryesore në ajër
Emigrantët mbeten për vjeshtë
Ishte RTSH ajo që në edicionet e ndryshme të lajmeve tregoi se qeveria shqiptare nuk mbeti e kënaqur nga vizita e presidentit grek Stefanopullos në Tiranë. Transmetimi i aktiviteteve të ditës së djeshme të zotit Kostis Stefanopullos vinte i treti pas aktiviteteve të zhvilluara në Elbasan apo në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë dhe festimit të festës së Novruzit të bektashinjve.
Të paktën nga ajo që u publikuan, përveç nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit, i cilin një farë mase nuk përmban gjëra konkrete, pikat kryesore, për të cilat pretendohej, të realizoheshin, si ligjësimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe problemi i shkollave greke, nëpërmjet tonesh optimiste, u bë e ditur se iu lanë të ardhmes.
Legalizimi i emigrantëve shqiptarë që punojnë në Greqi është një kartë e fuqishme, të cilën pala greke, duke ia njohur rëndësinë, nuk është e predispozuar ta lëshojë lehtë nga dora.
Me tej f.5
Sot kongresi i ish komunistëve
F.2
64 klandestinë shqiptarë në rrjetën e policisë italiane
I pafrytshëm lundrimi nëpër Adriatik
Megjithë masat e marra nga të dyja anët e Adriatikut për të ndaluar emigracionin klandestin në Itali, duket se çdo gjë zhvillohet për të paraditur mit të shqiptarëve, sidomos të rinjve, për të emigruar drejt Perëndimit. Kështu, sipas burimeve zyrtare italiane, në mëngjesin e ditës së djeshme Roja e Financës italiane kapi një grup të madh shqiptarësh, të cilët sapo kishin zbarkuar në brigjet e Salentos në zonën e Pulias, në tentativë të dëshpëruar për të hyrë në mënyrë klandestine në Itali. Bashkë me të ikurit u kap edhe drejtuesi i mjetit të lundrimit, Sander Beçi, i cili sipas autoriteteve të policisë lokale, ka qenë i arrestuar në shtator të vitit të kaluar, për të njëjtën veprimtari, transportimin e emigrantëve klandestinë. Nga një gjyq burim mësohet se numri i përgjithshëm i klandestinëve të kapur është 64 vetë, nga të cilët, 9 u kapën të shpërndarë gjatë bregdetit, me siguri në kërkim të një mjeti për të shkuar në qendrat e mëdha urbane, dhe 24 të tjerë u kapën duke pritur autobusin për në Romë, në një nga stacionet e Barit. Po sipas burimeve italiane, të 64 klandestinët do të riatdhesohen menjëherë në Shqipëri.
Kadri Polovina
Bektashinjtë kremtojnë ditën e Novruzit
Dje në selinë e Kryegjyshatës Botërore bektashiane në Tiranë u zhvillua ceremonia e festimit të ditës së Nevruz Aliut.
Në fillim të ceremonisë, në prani të shumë besimtarëve dhe të ft uarve, Baba Dede Reshat Bardhi lexoi lutjet për Aliun, dhe ju lut perëndisë për paqe e begati.
“Kjo është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët”, tha Presidenti Sali Berisha, që kishte ardhur për të përshëndetur festën.
“Ne duhet ta festojmë me mirë këtë festë se kemi këtu kryegjyshatën botërore”, tha Presidenti Berisha.
Festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas besimit bektashian. Ajo përkon me ditëlindjen e imam Aliut në Qabe.
“Ka ditë e ndërronë, jo vetëm bektashinjte, tha Presidenti Berisha”, i cili në një mjaft me parë e dekretoi ditën e Nevruzit si festë kombëtare. “Kjo është është shenjtë e derimi për principet mbi të cilat bazohet bektashizmi, por me tej f.4
PRSH - për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve
Nga takimi i përfaqësuesve të PRSH me Presidentin e Greqisë
Dje paradite Presidenti grek, zoti Stefanopulos priti në Pallatin e Brigadave përfaqësuesit e PRSH, z. Fatmir Mediu, nënkryetarin e PRSH, z. Neritan Alibali, shef i shtypit dhe dhe informacionit dhe z. Arian Madhi, shef i elektoralit në PRSH.
Në fillim të takimit Presidenti grek shprehu dëshirën e tij për marrëdhënie sa më të mira me popullin shqiptar, Qeverinë Shqiptare dhe partitë politike shqiptare, pavarësisht nga pozicionimi i këtyre të fundit. Ai foli për dëshirën e tij dhe të shtetit grek që marrëdhëniet me Shqipërinë të forcohen sa më shumë dhe krahas kësaj për një përmirësim maksimal të marrëdhënieve në rajonin e Ballkanit.
Me tej Presidenti Stefanopulos u interesua për këndvështrimin republican ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.
Në fjalën e tij nënkryetari i PRSH, Fatmir Mediu pasi falënderoi Presidentin grek për pritjen paraqiti pikëpamjet e PR në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë. Ai deklaroi se PR është e vendosur të luftojë dhe të garantojë që minoriteti grek të ketë të drejta të barabarta si të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe të ruajë traditat etnike të tij. Zoti Mediu tha se minoriteti grek duhet të luajë rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve tona. Krahas kësaj zoti Mediu shprehu dëshirën e PR që problemit çam të zgjidhet në rrugë të drejtë. Për këtë problem Presidenti Stefanopulos tha se ekzistojnë vështirësi të cilat i ka biseduar me Presidentin Berisha. Më pas zoti Mediu bëri një ekspoze të përpjekjeve të PRSH dhe luftës së saj për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, për moskthimin e ish-komunistëve në pushtet, opozicionin ndaj PD, për LDSH dhe konsolidimin e saj dhe atdhetës në Shqipëri. Nënkryetari i PR i shpjegoi Presidentit grek qëndrimin e PR ndaj pronës, kthimin e saj tek pronarët e vërtetë dhe projekt-ligjin republikan për tokën.
Në fund zoti Mediu shprehu bindjen se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të vijnë duke u forcuar si dhe dëshirën e PR për të krijuar kontakte me parti homologe në Greqi.
Korresp. i “Republikës”
Deputetët dhe qeveritarët mendojnë për asistencën e tyre
F.3
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88