Prokuroria e Tiranës i kërkon parlamentit shqiptar heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Ngjarjet e 2 prillit dhe zhdukja e dokumentave sekrete dhe vrasjet në kufi janë motivet, të cilat kanë nxitur prokurorinë të kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin socialist. Gramoz Ruçi është thirrur nga Prokuroria e Tiranës së bashkume R. Alinë për masakrën e 2 prillit të vitit 1995, i cili, edhe pse kishte imunitetin e deputetit pranoi të ulej në tavolinën e prokurorit Xhelili për të dhënë shpjegime rreth ngjarjeve të 2 prillit të pesë viteve më parë. Por, ndërsa për ish-presidentin u vendos masa e arrestit me burgim, Gramoz Ruçin, me sa duket e ka mbrojtur imuniteti i deputetit. Për ngjarjet e 2 prillit, prokuroria ka ngritur një grup hetimor special dhe Azem Hajdari ka dorëzuar tre telegrame të Ruçit gjatë ditëve të
Më tej f.4
U mbyll kongresi i PS: duartrokitni!
PS: Nga kongresi në zgjedhje, nga zgjedhjet në kongres
Faza e parë e Kongresit të PS mori fund të dielën.
Në seancën e kësaj dite, pas diskutimeve dhe përshëndetjeve të të huajve, u miratua programi elektoral që sipas ish-komunistëve do t’i çojë socialistët në fitore. U aprovuan gjithashtu dhe 352 kandidaturat që PS do të prezantojë në Komisionin e kontrollit të figurave. Në këtë numër u përfshinë edhe shtesat që bëri kryesia e partisë. Ra në sy mungesa e Bashkim Zenelit, njerit prej “të pestëve”, i cili nuk ishte propozuar nga baza, por u shtua nga koka e partisë. U miratuan gjithashtu dhe rezolutat e parashikuara, ku natyrisht njera ishte për lirimin e Fatos Nanos, kryetarit në burg të PS. Pasi kandidaturat të kenë marrë vizën për t’u paraqitur në zgjedhje, atëherë do të jetë kryesia e PS dhe Komiteti i saj Drejtues që do të bëjë përzgjedhjen e mëtejshme. Do t’u duhet të sillen mirë me krerët, të kandiduarve “të pastër”, për të qenë në 115-she, ose ata që do të paraqiten në zgjedhje nëse do të ketë lënie zonash të lira për partitë e tjera. Në diskutimet që u bënë në kongres, vetëm Maqo Lakrori ishte nga të pestët që diskutoi. Në fund, Servet Pëllumbi i ngazëllyer, me zërin e lartë, që dëgjohej edhe jashtë, la takimin pas zgjedhjeve: “Mirupafshim pas fitores”. Më tej f.4
Takim i zotit Godo me ambasadorin e Britanisë së Madhe
Dje paradite, kryetari i
[?] gjermanë mbrojtjes në Shqipëri
Gjatë verës ushtarët gjermanë do të zbresin përsëri në Shqipëri
Sot mbërrin në Tiranë për një vizitë miqësore, ministri gjerman i mbrojtjes, Volker Ruehe.
Natyrisht, vizita e zotit Ruehe në Tiranë dhe takimet e tij me zyrtarët më të lartë të vendit tonë, do t’i shërbejë jo vetëm lidhjeve ushtarake ndërmjet dy vendeve tona, po do të jetë një kontribut, rëndësishëm edhe për forcimin e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman në tërësi.
Gjatë vizitës në Tiranë ministri gjerman i mbrojtjes do të ketë takime me kryeministrin Meksi dhe presidentin Berisha.
Më tej f.4
Riatdhesohen 130 klandestinë të kapur në det
Riatdhesohen 130 klandestinë shqiptarë të kapur nga rojet bregdetare italiane ditën e shtunë.
Klandestinët ishin nisur nga bregdeti shqiptar, me skaf të ngasht nga porti i Vlorës menjë peshkarexhe, duke u strehuar tërën e hambarin e anijes. Anija e peshkimit e udhëtonte për peshkim. Por, këtë radhë, në portin e Barit, gjatë kontrollit, në vend të peshkut, në hambarë anijes, rojet italiane kanë gjetur 130 klandestinë shqiptarë, të cilët ashtu si shumë të tjerë po tentonin të gjenin lumturinë e tyre në tokën italiane. Sipas deklarimeve të klandestinëve të zbuluar në anije, ata kishin paguar drejtuesve të anijes nga 1 milion lireta secili. Për 1 milion lireta do udhëtonin nëpër Adriatik shkakuan kot. Ata do të kenë metragetin e parë që niset në drejtim të portit të Durrësit. Por ndërsa 130 klandestinët do të marrin rrugën e kthimit, një fat krejt i ndryshëm i pret gjashtë drejtuesit e anijes. Ata do të qëndrojnë në Itali, ku parashikohet të dënohen deri me 15 vjet burgim sipas ligjit të ri italian për favorizim të emigracionit klandestin. Ndërsa anija është sekuestruar dhe do të qëndrojë në portin puljez.
Duke llogaritur dhe klandestinët e fundit, numri i atyre që duan të prekin realitetin perëndimor për 3 muajt e fundit kap shifrën 1200. Ata kanë prekur bregdetin italian por pas dy ditësh janë riatdhesuar. Një numër i madh është regjistruar në vijën bregdetare të Shqipërisë e cila është kapur nga forcat kufitare. Metoda më e mirë për t’i shpëtuar kapjes, konfirmojnë klandestinët, është t’i bashkangjitesh ndonjë anije të huaj në mes të detit dhe të zbarkosh në vendet nordike ose aziatike. Këtë fat e kanë pasur shumë klandestinë që kanë rezultuar të mbytur dhe pas disa muajsh kanë njoftuar vendndodhjen.
B. P.
Britanisë së Madhe
Dje paradite, kryetari i PR, z. Sabri Godo, priti në Selinë Qendrore të Partisë, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, zotin Tesoriere, me kërkesën e këtij të fundit.
Z. Tesoriere u interesua për PR, pozicionin e saj në politikën shqiptare, qëndrimet e mbajtura gjatë zhvillimeve në Shqipëri etj. Z. Godo e njohu ambasadorin britanik me veprimtarinë e PR dhe rrugën e përshkuar që nga krijimi i saj. Pozicioni i PR në politikën shqiptare, tha Z. Godo, i përket të Djathtës Shqiptare. Ajo mbështetet në konservatorizmin euro-amerikan dhe traditat më të mira të kombit shqiptar. Më tej z.Godo i paraqiti ambasadorit britanik pozicionin e Partisë së tij si kundërshtare politike e PS dhe në opozitë të fortë e pa kompromis me PD.
Të dy palët shprehën dëshirën që kontaktet midis tyre të intensifikohen në të ardhmen.
Në takim mori pjesë edhe n/kryetari i PR, z. Fatmir Mediu.
*
Dje paradite, kryetari i PR, z. Sabri Godo, priti një grup përfaqësuesish të In-[?]
Më tej f.4
Ministri gjerman i mbrojtjes në Shqipëri
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88