27/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 mars 1996

Socialistët në kërkim të Amerikës

500 vjet pas Kolombit... Ndoshta nga se është më lehtë e realizueshme, por Amerika është bërë një kartë, së cilës dy partitë që kanë shijuar pushtetin, PD dhe PS, i japin një rëndësi tepër të madhe. Sigurisht, më tepër se për të marrë nga Amerika atë që kanë nevojë shqiptarët, emri i superfqisë botërore përdoret për t’i dhënë besueshmëri para shqiptarëve njërës ose tjetrës prej dy partive të mësipërme. Ndodh kështu një nga paradokset e shumta të jetës dhe në veçanti, politikës shqiptare të këtyre viteve, pa përmendur absurditetet e diktaturës 50-vjeçare. Normalisht, një forcë politike që mendon për vendin dhe shtetasit e saj, para se të fliste në programin e saj për Amerikën apo Evropën, duhet të siguronte zgjedhësit se do të rregullonte dritën, ujin e gjëra të tjera për të cilat vuajnë sot shqiptarët. Por, me Amerikën dhe Perëndimin në Me tej f.4

NATO në Shqipëri

Havier Solana tre muaj pas kurorës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, viziton Shqipërinë Mëftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Alfred Serreqi, në datat 1-2 maj 1996 vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Havier Solana. Vizita kryhet në kuadrin e një turneu që z. Solana do të bëjë në një numër vendesh pjesëmarrëse të programit të Partneritetit për Paqe. Solana erdhi në krye të NATO-s pas dorëheqjes së Vili Klausit, i akuzuar për rrushfet në lidhje me helikopterët italianë të blerë nga Belgjika. Havier Solana ka qenë për 20 vjet rresht ministër i Jashtëm i Spanjës, dhe është një personalitet që gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm në botë. Kandidatura e tij për sekretar të përgjithshëm të NATO-s u pranua njëzëri nga të gjithë vendet anëtare të NATO-s. Kjo është hera e parë që kreu një numër i Bllokut të Paqes bën një vizitë në Shqipëri. Siç dihet, programin e Partneritetit për Paqen Shqipëria e ka firmosur në prillin e vitit 1995 dhe një kompani shqiptare, pas vizitës së Solanës, do të shkojë në Bosnje në kuadrin e forcave të UNPROFOR-it, të cilat do të qëndrojnë dy vjet në mbrojtje të Marrëveshjes së Dejtonit. Ndoshta vizita e Solanës do të vendosë përfundimisht edhe fatin e Shqipërisë për asociimin në NATO. Partia Republikane ka qenë një ndër të parat që ka përkrahur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në të gjitha takimet që kanë pasur liderët e saj me personalitete të NATO-s e kanë shtruar si një kërkesë parësore. S.R

Politikanët e parë kërkojnë dëshmi e virgjerisë

Megjithatë provimi i verifikimit ende nuk ka filluar Pavarësisht se nuk është shpallur dita zgjedhjeve, afrimi i saj ka vënë në lëvizje forcat e ndryshme politike, të cilat do të konkurrojnë në betejën elektorale të qershorit. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se njerëzit që do të kandidohen për të zënë një vend në parlament, janë të detyruar të kapërcejnë pengesën që quhet “Komisioni i verifikimit të figurave”. Kështu, pranë këtij komisioni, i cili ende nuk dihet me saktësi nëse ekziston konkretisht, kanë mbërritur emrat e parë, të cilët do të jenë objekt i analizave të komisionit. Natyrisht, emrat që kanë mbërritur pranë komisionit, të cilit nuk i dihet saktësisht as adresa, vijnë nga opozita, në radhë të parë … Për pas të dhënave të ardhura nga parti të ndryshme, në dyert e komisionit të “virgjërisë” kanë trokitur emra politikë të ndryshëm, në dyert e komisionit të … Me tej f.4

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë mbërrin në Tiranë

Dje në mbrëmje ka mbërritur në Tiranë ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Folke Ryhe. Axhenda e takimeve të tij fillon me Presidentin Berisha, vazhdon sot me ministrin e Mbrojtjes, Zhulali, dhe do të përfshijë një seri të tjera takimesh me Personalitete të larta të shtetit shqiptar. Megjithëse kjo është vizita e parë e një ministri gjerman të Mbrojtjes në Tiranë, ajo nuk është diçka e jashtëzakonshme, as për palën shqiptare e as për atë gjermane. Në bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë me Perëndimin, vizita të tilla janë bërë prej kohësh diçka e natyrshme. Shqipëria forcon në kë të mënyrë bashkëpunimin e saj ushtarak me NATO-n, pasi është bërë anëtare e nismës “Partneritetet për Paqe”. Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, Gjermania me ushtrinë e saj është, padyshim, një ndër partnerët më të rëndësishëm edhe në aspektin ushtarak. Viti 1995 i dha një vlerë të re këtij bashkëpunimi, për shkak të ngjarjeve të rëndësishme. Në manovrat e shumta të NATO-s në Shqipëri dhe në kufi me Shqipërinë morën pjesë, rregullisht, dhe ushtarë gjermanë, kryesisht në sektorin sanitar dhe të logjistikës. Në tetor 1995 zëvendësministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Bernd Vils, ishte në Tiranë, ndërsa në vjeshtën 1995 ministri shqiptar i Mbrojtjes, Safet Zhulali, qe mik i qeverisë gjermane. Më 20 tetor të dy ministrat e Mbrojtjes, Zhulali dhe Ryhe, nënshkruan në Bon një deklaratë të përbashkët, e cila u garanton forcave të armatosura të Shqipërisë, mbështetjen gjer… Me tej f.4

Godo prononcohet për kongresin e socialistëve

Pas përfundimit të kongresit të Partisë Socialiste, zoti Sabri Godo, kryetari i Partisë Republikane dhe kryetari i radhës i Lidhjes së Djathtë të Shqipërisë, reagon ashpër duke i quajtur aleancat e vendosura, por të pashpallura në mes Partisë Socialiste, Partisë Social-Demokrate dhe Aleancës Demokratike, si mjaft të dëmshme për interesat e Shqipërisë. Zoti Godo thotë: “Duket se të gjitha këto janë në lojë fjalësh. Kjo do të jetë një aleancë e vërtetë e të tre demokludekset për këtë parti që deri tani kanë tentuar të krijojnë një Poline Endres, kryepolekuilibrua, u zhvendos dhe po shkon drejt bashkimit me Partinë Socialiste në forma të kamufluara”. “Nga ana tjetër, duke bashkëpunuar me Partinë Socialiste, Partia Social-Demokrate dhe Partia Aleanca Demokratike po dënojnë vetveten. Këmbëngulja e tyre për të risjellë në pushtet Partinë Socialiste, si një forcë e ish-komuniste shqiptare është një ndihmë shumë e dëmshme që ata po japin për rikthimin të mundshëm të komunizmit e ven pushtet në Shqipëri”, thekson z. Godo. R.P.

Hercog kundër amnistisë për liderët komunistë

“Të lesh pa ndëshkuar ata që shkelin të drejtat e njeriut, do të thotë të zhvlerësosh idenë e të drejtave të njeriut” F.4

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88