04/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 prill 1996

PD, nuk është më ajo e dhjetorit ’90

Sot, kuvendi i III i PD-së Sot fillon punimet kuvendi i Partisë Demokratike dhe duke pasur rolin e kaluajtur në skenën politike shqiptare kjo parti, si partia e parë opozitare, pas shpalljes së pluralizmit, kongresi i saj pritet me interesim nga të gjitha qarqet politike të vendit. Më tepër e shton këtë interes fakti që tashmë kemi hyrë plotësisht në klimën e zgjedhjeve elektorale dhe mënyra se si do të konkurrojë PD-ja, si përsa i përket programit elektoral dhe njerëzve, me anë të të cilëve do të kërkojë votat nga elektorati. Madje një nga problemet më të rëndësishme, me të cilat do të merret kuvendi i PD-së, është pikërisht parashtrimi i platformës elektorale dhe caktimi i kandidatëve për deputetë. Është fakt i njohur për të gjithë dhe pavarësisht nga propaganda zyrtare, PD-ja nuk është më ajo e dhjetorit të vitit 1990. Lufta politike e filluar që në fazën e parë të ekzistencës së PD-së ndërmjet figurave kryesore të Më tej f.2

Nano ndërrojnë klimë

Fatos Nano do të ndërrojë qeli. Siç bëhet e ditur burgu i Bënçës në Tepelenë ku vuan dënimin lideri socialist i dënuar për vjedhje me 13 vjet burg do t’i nënshtrohet rikonstruksionit në një granti të dhënë nga KE për përmirësimin e kushteve në burgjet e la-diktatura. Fatos Nano do të ndërrojë qeli. Siç bëhet e ditur burgu i Bënçës në Tepelenë ku vuan dënimin lideri socialist i dënuar për vjedhje me 13 vjet burg do t’i nënshtrohet rikonstruksionit në një granti të dhënë nga KE për përmirësimin e kushteve në burgjet që la diktatura. Paraprakisht mësohet se Nano mund t’i afrohet Tiranës pasi do të transferohet në Burgun e Kavajës. Në Tepelenë Nano është në një qeli speciale dhe i vetëm me kushte më komode se shumë bashkëvuajtës të tij. Mësohet se Nano nuk po takohet me avokatin e tij Sanxhakuq? prej 6 muajsh pasi kishte përfunduar gjyqin në gjykatën e Kasacionit, në shtator, për rikualifikimin e veprës së tij penale sipas Kodit të Ri Penal. Madje sipas disa burimeve të pakonfirmuara ai e ka refuzuar avokatin edhe për t’i dhënë udhëzime para se ky të shkojë në një samit që do të mbahet në Stamboll në Maj të vitit 1996 ku do të kërkohen shpjegime juridike për veprën penale të Nanos. Kështu Nano përveç humbjes së besimit në Gjykatat shqiptare nuk ka besim as te Komisioni juridik i Unionit Parlamentar Evropian.

1,5 milion lekë gjobë për A.Hasanin

Arrin në 34 numri i gazetarëve të dënuar nga gjykata Dënohet me 1,5 milion lekë gjobë gazetari Arban Hasani. Ai është paditur nga SHIK-u për një shkrim të botuar në gazetën “Populli Po”, në shtatorin e vitit 1994, shkrim i cili bënte fjalë për vrasjen e militantit të PAD-së, Gjovalin Çekini. Në përfundim të procesit gjyqësor, gjykatarja Miran Ndoja konsideroi shpifje shkrimin e botuar në gazetën e drejtuar nga Hasani, dhe si pasojë e shpalli fajtor atë. Dënimi i gazetarit Arban Hasani, e çon në 34 numrin e gazetarëve të dënuar nga gjykatat tona, të cilat vazhdojnë normalisht proceset kundër gazetarëve, edhe pse presidenti ka falur këtë pjesë vendimit të formës së prerë dhe gjithashtu nuk ka munguar të porosisë organet përkatëse se dënimi më i mirë për gazetarët nuk duhet të kalojë kufijtë e përgjegjësisë në gazetën ku mund të jetë botuar lajmi i rremë. B.M.

Përtej një seminari për trajtimin e minoriteteve

Më datën 6 deri më 8 prill 1996 në Sarandë do të zhvillohet një seminar për të drejtat dhe liritë e minoritetit grek në Shqipëri dhe të minoritetit shqiptar në Greqi organizuar nga Komiteti i Helsinkit Shqiptar dhe atij Grek. Në të janë ftuar të gjitha shoqatat e minoriteteve në Shqipëri dhe organet e medias shqiptare. Në këtë seminar do të diskutohet shkalla e demokratizimit dhe civilizimit të shoqërive post-moderne në drejtim të trajtimit të minoriteteve dhe në mënyrë të veçantë çlirimi i shteteve nga nacionalizmi i sëmurë i cili në gadishullin Ballkanik është shumë i përhapur. Për të krijuar një tabllo më të qartë për minoritet në Shqipëri i jemi referuar njoftimit të fundit zyrtar të regjistrimit të popullsisë. Shqipëria është 97% etnikisht e pastër. Ky është konfirmimi më i fundit nga regjistrimi i popullsisë për zgjedhjet e qershorit të vitit 1996. Minoriteti më i madh në Shqipëri është minoriteti grek. Sipas shifrave zyrtare minoriteti grek përfaqëson 1,85% të popullsisë së Shqipërisë. Numri i përgjithshëm i grekëve etnikë në Shqipëri është 58.758 vetë. Minoritet grekë banojnë Më tej f.4

Arrestohen 10 shqiptarë

Në shtojcën e dukshme të shkrimit sipër: uar gjyq disa burimeve të pakonfirmuara ai e ka refuzuar Nanon pëveç te Komisioni juridik i Unionit Parlamentar Evropian. B.P. Zbulohet një tjetër çerdhe prostitucioni Arrestohen 10 shqiptarë Një tjetër çerdhe shqiptare prostitucioni dhe krimi zbulohet nga policia italiane, kësaj radhe në qytetin San Benedetto del Tronto të provincës së Markeve (Marche). Pas një aksioni të rrufeshëm policia lokale ndërhyri befasisht në një shtëpi në periferi të qytetit të mësipërm duke arrestuar plot 10 shqiptarë dhe duke liruar gjithashtu 11 vajza po shqiptare, të cilat mbaheshin të izoluara në një nga kthinat e banesës. Ishin vetë vajzat shqiptare të cilat i treguan policisë se mbaheshin të izoluara në atë vend për një vit dhe shërreheshin përdhunoheshin çdo ditë nga bashkatdhetarët e tyre për arsye se nuk pranonin të hynin në xhiron e prostitucionit. Nga kontrolli i menjëhershëm, përveç disa dhjetëra milionë lirash, nga dokumentat rezultoi se të dhjetë shqiptarët ishin të pajisur me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali (Permesso di soggiorno), por nga ana tjetër, rezultoi se po këta kishin pregatitur pasaporta false për vajzat, të cilat pasi kishin zbarkuar një vit më parë në brigjet e Puljas, u transportuan në San Benedetto del Tronto, ku mbaheshin të izoluara në banesën në fjalë. Policia italiane, e cila kishte kohë që kishte sinjalizime mbi një aktivitet kriminal të këtij lloji diku, midis krahinave Marke dhe Abruzo, bën të ditur se ka të dhëna edhe për grupe të tjera shqiptarësh, që merren me një veprimtari të tillë në zonën e sipërpërmendur. K.P.

Fontanai: Shqipëria vend interesant, por kujdes

PD Fontanai: Shqipëria vend interesant, por kujdes

Fontanaj: Shqipëria vend interesant, por kujdes komunistët!

F.2

Gjinushi (vetë)krahasohet me Berishën

F.2

Pengohet kongresi i Parisë së UNIKOMB-it

F.4