06/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 prill 1996

Republika e Kosovës për herë të parë nga goja e Berishës si President

Fjala Republika e Kosovës për herë të parë që kur Berisha u zgjodh President i Republikës u dëgjua gjatë prezantimit të Ibrahim Rugovës në Kuvendin e tretë kombëtar të Partisë Demokratike. Para se Berisha të zgjidhej President i Republikës, kishte një retorikë tejet nacionaliste në drejtim të Kosovës. Por me t’u zgjedhur president i Republikës kjo retorikë u degradua në sintagmat “zgjidhje e çështjes së Kosovës”, “hapësirë demokratike edhe për të gjithë shqiptarët”, “respektimin e të drejtave të njeriut”, “respektimin e të drejtave kombëtare” etj., për të arritur deri te “autonomia e 74-ës”. Kjo e fundit ngjalli reagimet e të gjitha subjekteve politike në Kosovë si dhe mbarë opinionit kosovar. Domethënien e përdorimit të sintagmës Republika e Kosovës nga ana e Presidencës më së miri e tregon një fakt i para tri viteve. Pas një takimi mes Berishës dhe Rugovës në prill të vitit 1993 komunikata e zyrës së presidencës ishte: Presidenti Berisha priti delegacionin e Kosovës në krye me Dr. Ibrahim Rugovën. Duke menduar se ky ishte një lëshim rasti, së bashku me një mikun tim, shkuam te një funksionar i mëtejshëm informacionesh. Kur i paraqitëm shqetësimin, pasi verifikoi faktin, mori në telefon njerin nga zyrtarët e presidencës, të cilit iu kërkua sqarim për këtë se a duhet të shtohet presidenti Berisha priti presidentin e Republikës së Kosovës apo kryetarin e LDK-së? Përgjigjja nga ana tjetër e receptorit ishte “lere ashtu siç është”. Kthesa e fundit e Berishës është një befasi e këndshme për opinionin në Kosovë. Ky qëndrim i Berishës mund të shpjegohet me qëndrimin inkurajues amerikan në drejtim të Kosovës, sidomos pas vizitës së Kristoferit në Beograd. Po ashtu kjo kthesë e tij ka të bëjë edhe me “tregun e brendshëm”. Me deklaratat e tij anti-Kosovë (Kërkesa për autonomi të Kosovës nga ana e subjekteve politike në Tiranë nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si qëndrim anti-Kosovë), Berisha nuk përfitoi asgjë nga elektorati anti-Kosovë në Shqipëri, pasi elektoratin “kozmopolit” me kohë e kanë peshkuar forca të tjera politike. Në ndërkohë ai vetëm sa humbi një pjesë e mirë të elektoratit pro-kosovar. Sidoqoftë kjo kthesë e Berishës duhet përshëndetur. Nexhmedin Spahiu

Kush nuk voton e lë fatin e tij në duart e të tjerëve

Takime të z. Sabri Godo në rrethin e Durrësit Dje paradite, nën shiun që nuk pushoi për asnjë çast mbi 250 banorë të komunës së Ishmit të rrethit të Durrësit dëgjuan me vëmendje fjalën e kryetarit të PR z. Sabri Godo. Ishte një takim që e kishin kërkuar me kohë ishmakët çka e tregoi interesimi i tyre i madh. Në fjalën e tij z. Godo u përqëndrua në fillim në situatën politike në këtë prag fushate elektorale. Së pari, tha ai, njerëzit janë bindur se nuk duhet votuar vetëm për dy parti. Së dyti, do të votohet për njeriun e ndershëm dhe të aftë, e së treti nuk duhet lejuar kthimi i socialistëve në pushtet. Socialistët shqiptarë duan kohë të rinovohen ndaj në njëherë e mirë duhet të këpusim urat me të kaluarën. Më pas z. Godo i bëri një “radiografi” qeverisjes 4 vjeçare të PD-së. Ne ja kemi thënë PD-së të vërtetën në sy, tha ai. Gjurmët e gabimeve të saj do të mbeten edhe në të ardhmen. Ligji për tokën, korrupsioni, papunësia, mungesa e rendit dhe qeverisja vetëm me anëtarët e vet ishin disa nga gabimet që evidentoi në takim z. Godo. PD-ja theksoi kryetari i PR- bëri një ligj elektoral që mendon se do t’a favorizojë, por vendos populli me votën e lirë. Z. Godo u bëri thirrje pjesëmarrësve të shkojnë të gjithë në votime. e të tjerëve. Pasi shpjegoi pikat kryesore të programit të PR dhe projek-

Gjenden fëmijë shqiptarë në një province pranë Napolit

U zbuluan në provincën e Formias, pranë Napolit, disa fëmijë shqiptarë që ende nuk arrihet të shpjegohet se si gjenden në këtë provincë. Fëmijët shqiptarë janë në një moshë shumë të mitur dhe kanë shenja keqtrajtimi. Sillja e tyre është e rezervuar, pasi gjenden në një ambient të panjohur për ta dhe nuk e dinë se si kanë ardhur deri në Itali. Mendohet që në këtë rrëmbim mund të ketë nuk arrijnë ta përshkruajnë dot udhëtimin e tyre deri në brigjet fqinje të Adriatikut. Ata janë gjetur nga policia lokale dhe sot janë nën mbikëqyrjen e kryetarit të Bashkisë së Formias. Fëmijët që janë jo të ndërgjegjshëm për aventurën e tyre mbajnë mend shumë mirë emrat e tyre dhe të prindërve. Kjo konsiderohet nga hetuesit e kësaj çështjeje një argument interesant për të çuar përpara hetimet dhe për të zbuluar shkaqet e këtij eksodi të miturish. Dihet që këta vitet e fundit zhdukja e fëmijëve nuk ka prekur vetëm vendet e Lindjes, por është kthyer në një plagë të madhe edhe për shqiptarët, deri dje të pamësuar me një dukuri të tillë. Fëmijët në fjalë konsiderohen të rrëmbyer nga tregtarët mafiozë dhe që janë braktisur sipasojë e dëshpërimit të ndonjë tregtie apo presionit të policisë vendase. Nga Italia njoftohet meqë ata janë mirë nga gjendja fizike dhe nuk kanë shenja keqtrajtimi. Sjelja kanë ardhur deri në Itali. Mendohet që në këtë rrjetë rrëmbim mund të ketë dorë mafia vendase në bashkëpunim me atë shqiptare. Rrëmbimi i fëmijëve ka filluar të ço[j]ë në portat e Drejtësisë tonë trafikantët e parë që në përgjithësi vijnë nga “raca inferiore”, por që nuk harrojnë të bashkëpunojnë me kriminelët e afirmuar. Gjykqi i fundit i bërë për këtë qëllim vuri përpara bankës së akuzuarve shumë persona që jo vetëm kishin shitur fëmijët e tyre, por që ndërkohë kishin rrëmbyer dhe shitur me çmime të ngjashme me aparatet televizive fëmijë të tjerë. Mendohet që fëmijët e gjetur në provincën e Formias pranë Napolit të kenë qenë të destinuar jo vetëm për adoptime të kamufluara, por edhe për mafie organesh. Shpresohet që ndërkohë për këta fëmijë do të fillojë procesi i riatdhesimit. Partia Republikane është e vetmja që në programin e vet ka parashikuar dënimin kapital për trafikantët dhe rrëmbyesit e fëmijëve. Adrian NDREU

Pse nuk zbatohet marrëveshja për riatdhesim?

Të burgosurit shqiptar përsëri në revoltë Mbi 2000 të burgosur shqiptarë që po vuajnë dënimin në katër burgje të Greqisë kanë filluar një valë tjetër revoltash kundër moszbatimit të marrëveshjes ndërmjet ministrive përkatëse të drejtësisë të Shqipërisë dhe Greqisë për ekstradimin e tyre. Qëndrimi prej katër vjetësh në burg pa u gjykuar, ka qenë shkaku i parë që mbi 500 të burgosur në burgun Kordialos kanë imituar mënyrë revolte argjentinase për të fituar të drejtat e tyre. Ata kanë hapur vrima nëpër muret e qelive të tyre, duke nxjerrë vetëm gjysmën e trupit të tyre dhe duke protestuar. Ata nuk kanë kurrsesi ndonjë policisë greke dhe goditjet me mjete të forta në përgjigje të dhunës që ush-

Ekzistenca e rrezikut komunist tregon se LDSH ka të drejtë

VOTA Ekzistenca e rrezikut komunist tregon se LDSH ka të drejtë F.2

Karaxhiçi mund të bëhet murg

F.5