Dekorimi i Nanos mund të shndërrohet në një “epidemì”
Kjo është një taktikë e PS-së e dirigjuar nga qendra
Dhënia e titullit “Qytetar Nderi” nga bashkitë e dominuara nga socialistët duket se është një nga taktikat e tyre për të konsoliduar elektoratin e vet, i cili për arsye tashmë të njohura rrezikon të pësojë çarje.
Ndërsa dhënia e këtij titulli nga Bashkia e Tepelenës liderit socialist të burgosur për vjedhje, u duk me shumë si një sfidë kundër presidentit Berisha, i cili dy ditë më parë ishte shprehur kundër Nanos, me një sy tjetër duhet të shihet veprimi analog i Bashkisë së Kuçovës, edhe kjo e dominuar nga socialistët. Vendimi i Bashkisë së Kuçovës, duke imituar Tepelenën u mor menjëherë sapo gjykata e këtij rrethi vendosi anulimin e vendimit për dhënien e titullit të nderuar zotit Nano.
Krahas kësaj, po qarkullojnë versione sipas të cilave edhe bashkitë e tjera socialiste po përgatiten të ndjekin shembullin e Tepelenës dhe Kuçovës. Madje, drejtues lokalë të PS-së tregojnë se liderit e kryesisë së PS-së, duke përfshirë edhe nënkryetarin Pellumbi, nën maskën e aktiviteteve me karakter elektoral, po nxisin udhëheqjet lokale të PS-së, dhe nëpërmjet tyre bashkitë socialiste, ta
Mbi 30 kandidatë të PS-së marrin përgjigje negative
Socialistët e tejlodhin komisionin
Shi refuzimesh mbi kandidaturat e Partisë Socialiste nga Komisioni i verifikimit të figurave.
Pas grupit të parë të paraqitur nga PAD, pritej me interes të jashtëzakonshëm përgjigja që do të vinte pranë kryesisë së PS-së, e cila kishte dërguar pranë komisionit listën më të fryrë me emrat e pretendentëve të saj për të kandiduar si deputetë. Nga drejtues të PS-së ishte bërë e ditur me kohë që socialistët do të paraqisnin një listë të gjatë pasi për çdo zonë kishin caktuar tre kandidatë. Kjo me tepër pasojë e një përzgjedhjeje brenda radhëve të partisë, bëhej për të mos humbur kohë nga refuzimet që mund të vinin nga ana e Komisionit të verifikimit të figurave. Dihej se një pjesë e mirë e lidershipit të sotëm socialist, duke pasë mbuluar funksione të rëndësishme edhe para 31 marsit të vitit 1991, në bazë të ligjit “antigjenocid”, të votuar disa muaj më parë, e kishin të mb-yllur rrugën për në parlamentin e ardhshëm. Ky ka qenë dhe shkaku që sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, ministër i brendshëm pas ngjarjeve të përgjakshme të shkurtit 1991, Gramoz Ruçi, nuk ka marrë mundimin të radhisë emrin e tij as në listën e gjatë prej 307 vetësh, e cila i është paraqitur komisionit.
Dje, në orët e pasdites, pas mbërritjes së përgjigjes nga komisioni i verifikimit të figurave politike, u mësua se emra të spikatur të partisë kryesore të opozitës së majtë janë damkosur nga Komisioni “Mezin”. Kështu, Dokle, Pellumbi, Ulqini, Legisi, Brokaj, Islami, të cilët pasohen nga një varg i gjatë prej gati 30 emrash të tjerë nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë elektoratin në parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Tani për tani nuk dihet nëse edhe të refuzuarit socialistë do të ndjekin shembullin e atyre të PAD-it duke i drejtuar për ndihmë Kasacionit
Karikaturë: personi mban një dosje të shënuar “DOSJE”; në tryezë shkruhet “KOMISIONI”.
1 miliard lekë “Arratisen” nga Banka e Kursimeve
Arrestohen dy Mimozat, punonjëse të bankës, të cilat kanë kryer veprimet e parregullta
Dyshohet se të njëjtin fat mund të kenë pësuar edhe 2 miliard të tjerë.
Dyshohet se të njëjtin fat mund të kenë pësuar edhe 2 miliard të tjerë
Procesi kundër firmës së njohur “Arkond”, i zhvilluar në fillim të kësaj jave, në Tiranë, shkaktoi një tërmet tek personat e shumtë që depozitojnë në mënyrë të rregullt shuma të mëdha pranë firmave të ndryshme, të cilat ofrojnë interesa relativisht larta në krahasim me institucionet bankare shtetërore ose që kanë lidhje me shtetin.
Por mashtrimin e aspektin financiar ka depërtuar edhe në institucionet bankare shtetërore. I njohur është rasti i firmës “Epidamn”, e cila me anë dokumentesh të falsifikuara nga punonjës të bankës, kishte shmangur detyrimet doganore në shumë tepër të mëdha.
Pardje, një burim nga Kontrolli i Shtetit bëri të njohur një skandal të ri, pak a shumë të ngjashëm me atë të firmës “Epidamn”, i cili është zbuluar gjatë një kontrolli të ushtruar në Bankën e Kursimeve, ku rezultonte të kishin humbur 1 miliard dollarë.
Kjo u konfirmua gjatë ditës së djeshme, kur pranë Prokurorisë së Tiranës ka mbërritur padia kundër Mimoza N. dhe Mimoza V. të cilat kanë kryer veprimet bankare si pasojë e të cilave janë zhdukur kapitali i bankës 1 miliard lekët, në kohën që pritet të mungojnë edhe dy miliard lekë të tjerë.
Mekanizmi që ka mundësuar “fluturimin” e shumës së më sipërme mbështetet në një rregull, sipas të cilit, firma të veçanta që kanë besueshmëri të madhe, kanë të drejtë të tërheqin nga bankat të ashtuquajturat “kredi të zbuluara”, të cilat jepen në çast. Një status të tillë e gëzonte si duket edhe firma “Universal” protagoniste e skandalit në fjalë. Por, shuma maksimale për “kreditë e zbuluara” është rreth 150 milion lekë, shifër kjo, dukshëm më e ulët se 1 miliardësh që kanë derdhur Mimozat në llogari të firmës
PR është për një art elitar, të mbështetur në traditën kombëtare
F.4
Pronarët e ligjshëm së shpejti në Strasburg
F.2
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88