Asnjë aleancë e marrëveshje jashtë Lidhjes së Djathtë
Si vlerësoni takimin e sotëm me Presidentin?
- Zgjedhjet e ardhshme janë një problem i madh. Presidenti bën mirë të takohet me partitë politike për të shqyrtuar aspektet të ndryshme të këtij procesi. - Cili ishte qëndrimi juaj lidhur me propozimin për bashkëpunim të forcave të krahut demokratik? - Deklarova në mënyrë të qartë që në fillim se Partia Republikane nuk bën asnjë aleancë a marrëveshje me subjekte të tjera jashtë Lidhjes së Djathtë. Ky ishte qëndrimi ynë gjatë tërë diskutimit. - Në një pikë të deklaratës thuhet se palët nënshkruese do të bashkëpunojë me partnerët e vet, subjektet e Lidhjes së Djathtë. Të tjerët mund të bashkëpunojnë ndërmjet tyre sipas interesave reciproke. - Cilat ishin objeksionet tuaja të tjera? - Së pari mungesa e pjesëmarrjes së Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë. Presidenti shpjegoi se kjo shoqatë nuk i përmbahet statutit të vet dhe kuadrit juridik. Në replikën time thashë se nuk isha dakord me një konkluzion të tillë dhe se shoqata është plotësisht legale.
• Partia Republikane interesave reciproke.
• Fryma e deklaratës flet për respektimin e zgjedhjeve të lira
• Përgjigjja jonë ishte se për koalicion mund të bisedohet vetëm pas zgjedhjeve dhe se paraprakisht mund të deklarojmë vetëm një gjë, që në asnjë rast nuk do të hyjmë në koalicion me socialistët.
Nuk ishim dakord edhe me disa propozime të tjera të shtrirjes së bashkëpunimit, të cilat nuk pranuam të përfshiheshin në deklaratë.
- A mendoni se ka ndryshuar diçka në qëndrimin e PR dhe të Lidhjes së Djathtë?
- Absolutisht asgjë. Qëndrimi është përcaktuar qartësisht, sidomos në Kongresin tonë të dytë: Kundërshtari ynë kryesor është Partia Socialiste, kurse jemi në opozicion të hapur me PD, në program dhe në praktikë. Kjo është në konformitet të plotë edhe me deklaratën themelore të Lidhjes së Djathtë.
- Nga paraqitja në Televizion krijohet përshtypja se mos po përsëritet aleanca e vitit 1992 me shtrirje më të gjerë?
- U sqarua që në fillim të takimit se nuk po bëhej ndonjë grupim forcash. Po të mos ishte kështu ne nuk do të kishim vijuar diskutimin. Përsëri në mënyrën më kategorike se PR nuk bën asnjë lloj marrëveshjeje jashtë Lidhjes së Djathtë. Asnjë manipulim televiziv s’mund ta ndryshojë këtë qëndrim. dhe për vendosjen e forcave politike të krahut demokratik për të zbrapsur rrezikun e rikthimit të socialistëve në pushtet. Kjo është në konformitet me strategjinë e PR dhe interesat e Kombit.
- Thirrja në takim e shoqatave të ndryshme dhe sindikatave të jep përshtypjen se synohej në krijimin e një fronti…
- Ne as që e dinim se cilët do të ishin pjesëmarrësit në takim. Në ftesën që morëm nga Presidenca thuhej se Presidenti na ftonte për të diskutuar mbi rrugët dhe format e mundshme të bashkëpunimit gjatë dhe pas fushatës elektorale të forcave të interesuara për fitoren dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. S’mund të mos i përgjigjeshe pozitivisht një ftese të tillë.
- A u diskutua për bashkëpunim pas fushatës?
- Po. Përgjigja me socialistët.
Deklaratë
Ne, përfaqësuesit e dymbëdhjetë partive të spektrit politik që shkon nga e djathta në qendrën e majtë, të dy sindikatave të pavarura dhe shtatë shoqatave dhe organizatave kombëtare, përshëndesim këtë iniciativë.
Të vetëdijshëm për përgjegjësinë që secili prej nesh dhe forcat që ne përfaqësojmë kanë për konsolidimin e demokracisë dhe të ardhmen e saj në Shqipëri; të bindur se zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë jo vetëm fatin e reformave të nisura pas përmbysjes së diktaturës komuniste, por ato përcaktojnë vendin e Shqipërisë në Evropën Perëndimore dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike; të vendosur të shpejtojmë Shqipërinë nga ritmi i së shkuarës dhe rreziqet që fronti i kuq paraqet për vlerat e demokracisë në tërësi dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë në veçanti, deklarojmë se: Do të bashkërendojmë forcat, përpjekjet tona për të realizuar një fushatë elektorale të denjë, të kulturuar, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pjesëmarrje sa më të gjerë të zgjedhësve në votim për fitoren e thellë të forcave demokratike në zgjedhjet e 26 majit, për të mos lejuar përseritjen e skenarëve lindorë në Shqipëri, historikisht një vend perëndimor. - Mbetet e hapur për mundësinë e vendosjes së një bashkëpunimi zonal mbi bazën e interesit reciprok. - Në balotazhe asnjë nga këto forca nuk do të mbështesë frontin e kuq. Bashkëpunimi ynë për demokracinë nuk cenon aspak individualitetin dhe pavarësinë e forcave që ne përfaqësojmë, por synon marrjen nga secila prej tyre të një përgjegjësie më të madhe për të ardhmen e demokracisë dhe të Shqipërisë. Vijojnë nënshkrimet e pjesëmarrësve në takim Bisedoi: L. Dervishi
Godo në Manëz
Më 12 prill z. Godo pati një takim me pjesëmarrës të gjerë në komunën e Manzës të Durrësit.
Z. Godo tha se takimi mund të quhej edhe një fillim i fushatës elektorale të PR, në këtë fushatë do të dëgjoni edhe atë që ju përëndësin me grusht lart, simbol i diktaturës së proletariatit, si dhe ata që përshëndesin me dy gishtat, që do të thotë fitore. Edhe unë po ju përshëndes me dorën në zemër duke ju ftuar në një bisedë të qetë për një çështje me shumë rëndësi: Së shpejti do të zgjedhim parlamentin dhe qeverinë. Duhet të mendohemi mirë si të bëjmë që të vëmë mbi krye një qeveri që të jetë në shërbim të popullit dhe jo të kthehet si kular në zverk të tij. Që të mos ndodhë kjo, në kushtet tona, asnjë parti nuk duhet të fitojë shumicën dhe, mbi të gjitha, duhet t’i hapet rruga Partisë Republikane dhe Lidhjes së Djathtë për të hyrë gjerësisht në Parlament. Z. Godo foli për rrezikun shumë kërcënues që mbart për Kombin një rikthim i socialistëve në pushtet, shpjegoi nyjet e opozicionit të PR ndaj PD dhe u ndal më gjatë në programin e partisë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të fshatit në tërësi. Më pas z. Godo u përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve.
Shënim për lexuesit
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, gjithë shtypshkronja pasdites së djeshme nuk arriti të shtypë gazetën në orët e fundit të natës dhe me një mjaftim. I kërkojmë ndjesë lexuesve për këtë gabim të mundshëm. Ribotimi i këtij numri bëhet për arsye emergjence për të arritur në kohë të pranueshme në shtypshkronjë.