16/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 prill 1996

Komisioni paguan mungesën e transparencës

Pse të mos bëhen publike dosjet e kandidatëve? Përgjigjet negative të Komisionit të Verifikimit të Figurave lidhur për disa nga figurat kryesore të PS dhe të partisë “Aleanca Demokratike” ishte e qartë se do të shkaktonin reagime të këtyre forcave politike si ndaj objektivitetit të komisionit ashtu dhe për mënyrën e ndërtimit të tij apo për gjëra të tjera. Konferencat e shtypit të zhvilluara me urgjencë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga komisioni treguan se ky do të ishte në shënjestër të tyre. Kështu, komisioni u quajt “enuko-impotent”, “komision fantazëm”, me njerëz që ndoshta me të vërtetë ishin “teknikë”, por vendimet tij merren vetëm nga Berisha dhe i transmetoheshin atij nëpërmjet telefonit. Por mbi të gjitha, ajo që tërhoqi vëmendjen e opinionit ishte fakti se pothuaj të gjithë “të mbeturit në provimin e pastërtisë morale” kundërshtuan vendimet e komisionit lidhur me ta, duke akuzuar komisionin për mungesë objektiviteti pasi ata meritonin një vlerësim të tillë. Aleancistët duke zbatuar njërën nga pikat e ligjit “antigjenocid” i drejtuan Gjykatës së Kasacionit, ndërsa socialistët në konferencën e tyre të shtypit shprehën mosbesimin e tyre ndaj kësaj gjykate, e cila ashtu si dhe gjithë institucionet e tjera që kanë lidhje me shtetin, komandohet nga Berisha dhe për këtë arsye vendimi i Kasacionit ashtu si ai i dhënë nga komisioni do të merrej vetëm nga Berisha. Ndoshta duke u nisur nga fakti për të mos diskredituar personalitetin e tyre, kandidatu- [vazhdon jashtë imazhit] Më tej në f. 4

Skandali i 1 milion dollarëve

Dje u vendos masa e sigurimit për dy punonjëset e Bankës së Kursimeve protagonistet e këtij skandali, Mimoza Deliu dhe Mimoza Palushi. Akuza është ajo e shpërdorimit të detyrës që ka sjellë si pasojë humbjen e 1 milion dollarëve nga kasa-forta e kësaj banke. Të dyja të pandehurat do të paraqiten dy herë në javë para policisë gjyqësore deri në fillimin e procesit gjyqësor. Skandali u zbulua nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit vetëm 6 ditë më parë. Të dyja akuzuarat kanë shkelur ligjin në lidhje me dhënien e kredisë së hapur. “Kredia e hapur” është një formë operacioni bankar që përdoret për klientët të cilët kanë një kapital të konsiderueshëm, të vërtetuar, që kanë marrë kredi disa herë në këtë bankë, duke e shlyer këtë në kohën e duhur e duke u bërë kështu një partner i besueshëm në garantimin e shlyerjes së saj. Por, sipas rregullave të dhënies së kredive, është përcaktuar se Banka duhet t’u japë kredi deri në 150 mijë dollarë klientëve të saj “të privilegjuar” në formën e “kredisë së hapur”. Por krenari dyshte kanë vepruar dy Mimozat. Ato, megjithëse kishin një kohë të gjatë që punonin, duke i njohur fare mirë rregullat e mësipërme, firmës “Universal” i kanë dhënë kredi të hapur në shifrën e 1 milionë dollarë. Skandal i zbuluar pas kontrollit të llogarisë bankare të “Universalit” ka bërë që Shërbimi i Kontrollit të Shtetit të zgjerojë rrethin e hetimeve. Sipas njoftimeve, dyshohet [vazhdon jashtë imazhit] Më tej f. 3

400 kg flori “të streh(i)uar” në Gjykatën e Tiranës

F. 3

Kosova drejton sytë nga Evropa dhe SHBA

Rugova, Bukoshi, Demaçi në Evropë dhe SHBA Disa nga figurat kryesore politike të shqiptarëve të Kosovës, presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kryeministri, Dr. Bujar Bukoshi dhe Adem Demaçi ndodhen aktualisht jashtë shtetit. Presidenti Rugova pas Austrisë, ku u takua me ministrin e jashtëm austriak, Shyssel, është drejtuar për në Strasburg, ku sot do të flasë para parlamentit Evropian për të shpjeguar situatën në Kosovë dhe të shkëmbejë endime me personalitetet evropiane lidhur me gjetjen sa më shpejt të një zgjidhjeje për Kosovën. Bukoshi, nga ana e tij, ndodhet në SHBA, ku përveç person-aliteteve të tjera amerikane, pritet të takohet edhe me zëvendësin e të nderit të shtetit, Ruidhëmës sekretarit të shtetit, Rudolf Perina, i cili për një kohë të gjatë ka qenë përfaqësues i SHBA, në Beograd dhe është një njohës i mirë i situatës në Kosovë. Gjithashtu në Evropë ndodhet edhe kryetari i këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Adem Demaçi. Edhe një [vazhdon jashtë imazhit] Më tej në f. 4

1000 refugjatë shqiptarë kërçënojnë brigjet italiane

Alarm në Bari Dje, autoritetet e qytetit bregdetar të Barit kanë lëshuar alarmin për një valë refugjatësh shqiptarë, të cilët pritet të mësynë brigjet italiane në njërën prej këtyre ditëve. Prefekti i Barit, për të shmangur pasojat e njohura në raste të tilla ka urdhëruar ndihën e ushtrisë dhe të organeve të tjera të shtetit italian. Ndërkohë edhe shtypi ka bërë jehonë dyshimeve lidhur me zbarkimin nga bregu i kundërt i Adriatikut. Sipas informacioneve, ka të dhëna se në qytetin e Vlorës, janë grumbulluar mbi 1000 shqiptarë, të cilët pritet që me anije të huaja të nisen drejt brigjeve puljeze, duke përsëritur kështu eksodin e [vazhdon jashtë imazhit] Më tej f. 4

Lajmërim

Kryetarët e degëve të Partisë Republikane të paraqiten urgjentisht në selinë Qendrore me datë 17.04.1996.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

Si mori fund autonomia kushtetuese e Kosovës

Flet Azem Vllasi Si mori fund autonomia kushtetuese e Kosovës F. 4