25/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 prill 1996

Zgjidhet misteri i kandidaturave

Jashtë listës Ruli, Uka e Dosti Këshilli Kombëtar i PD-së Edhe Partia Demokratike përcakton kandidaturat e saj për deputetë dhe zonat përkatëse ku ata do të konkurojnë. Në mbledhjen e gjesshme të paradites të Këshillit Kombëtar të PD, u miratuan të gjithë emrat që kishte vendosur një ditë më parë kryesia e partisë, e sapozgjedhur nga KK, me në krye vetë Berishën, të dielën e shkuar. Në listën e PD-së mungojnë emrat e shumëkujt të kësaj partie, të cilët kanë qenë protagonistë për një kohë të gjatë në aktivitetin e saj. Listës së të përjashtuarve i prin emri i njërit prej themeluesve të PD, “trurit” të programit ekonomik të partisë së parë opozitare të vendit, ish-ministri i financave, Ruli, ish-ministri I.Bujqësisë Uka, ish-nënkryetari i PD, Dosti, dhe deputetja e Durrësit, Kauri. Për Rulin e Ukën, genia deputet ishte vënë në dy- shim që gjatë këtij mandati, kur atyre iu kërkua heqja e imunitetit, por që shpëtuan në sajë të “zemërgjerësisë” së kolegëve të tyre deputetë pas një seance voti- mit të fshehtë. Të dielën, atë morën sinjalin e parë lidhur me mundës- inë e moskandidimit të tyre, duke u larguar nga “kupola”. Megjith- atë ata nuk do të heqin dorë nga puna për PD. Në të njëjtën mënyrë e dhe Dosti, Malasi e Toto, të cilët gjithashtu nuk janë më anëtarë të kryesisë, ndodhen jashtë listës së kandidatëve për deputetë. Ndërsa ish-nënkryetari Dosti mësohet të mos jetë kandidat, e në përgjithësi të rezervohet ndaj politikës për arsye shëndetësore. Por “arsyet shëndetësore” në politikë nuk janë fort të be- sueshme, pra, për Dostin shkaqet e vërteta të mosqenies në listën Më tej f. 2 tyre deputetë pas një seance votimi të fshehtë. Të dielën, atëmorën kandidatë për deputetë. Ndërsa ish-nënkryetari Dosti mësohet të mos jetë kandiduar, e

Enigma e privatizimit të Shkozëtit në gjyq

Rushen dhe Thomorr Golemi do të shpjegojnë misterin e milion dollarëve të përfituar nga privatizimi Më datën 2 maj 1996 në Gjykatën e Tiranës fillon procesi gjyqësor në ngarkim të Rushen dhe Tomorr Golemit dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje të akuzuar. Agjencia Kombëtare e Privatizimit, pranë Kryeministrisë. Padia është depozituar me firmën e kryetarit të AKP, Niko Glozheni, dhe qëshja do të gjykohet nga gjyqtari Gjergj Pojani. Si detonator për shpërthimin e këtij skandali shërbyen disa artikuj në shtypin e pavarur e më pas në atë opozitar. Familja Golemi akuzohej se Më tej f. 3 Gjykata e Tiranës

Gratë kosovare kërkojnë ndërhyrje në Kosovë

Dr. Edi Shukriu, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dr. Flora Brovina, kryetare e Lidhjes së Gruas Shqiptare, Sevdije Ahmeti, kryetare e Qendrës për mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe Safere Rug- ova, kryetare e shoqatës “Motrat Qiriazi” i dërguan sot letra sekretarit të përgjith- shëm të OKB-së Butros Gali, kryesueses së Këshillit të Ministrave të Unionit Evro- pian Suzana Anjeli, kryetares së Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europes, Leni Fisher, kryesuesit të OSBE- së Flavio Koti, raportueses speciale të OKB-së për të drejtat e njeriut, Elisabet Ren dhe sekretarit të përgjithshëm të UNESKO-s Federiko Ma- Shoqatat e grave kosovare kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për ndërpre- jen e dhunës në Kosovë. “Ko- sova që nga okupimi klasik i 1990 ishte militarizuar tej mase me ushtri dhe polici të sjella nga Beogradi. Popullsia serbe ishte e armatosur në mënyrë të pakontrolluar. Gjendja e luftës së pashpallur në Kosovë është tejet e ten- dosur dhe alarmante. Këtë e dëshmon rasti me i ri i vrasjes në rrugë të studentit Armend Daci (20 vjeç)”, theksohet në letër. Gratë kosovare vënë në dukje se çdo zvarritje e çesh- tjes për zgjidhjen e çështjes së Kosovës vë në rrezik rezis- tencën paqësore të sh- qiptarëve të Kosovës. “Kërkojmë qe urgjentisht të merren hapa konkrete për zgjidhjen e drejtë të çështjes se Kosoves, konform vullnetit të shprehur të popullit të Ko- sovës”, përfundonte letrën përfaqësueset e shoqatave të grave kosovare.

Po kyçem në politikë

Me Adem DEMAÇIN

Hidhet në erë tubacioni i ujit

“Atentatorët”, lënë qytetin tri ditë pa ujë Qyteti i Beratit prej tri ditësh mbetet pa ujë. Tubacioni kryesor që furnizon atë me ujë nga burimet e Bogovës është hedhur në erë me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e datës 22 prill 1996 kur tre persona kanë shkuar për të marrë disa kapsolla detonatore me ndjeshmëri të lartë, të fshehura në afërsi të tubacionit të ujit vetëm disa qindra metra larg burimit kryesor dhe janë vërejtur duke hedhur në erë dhe tubacionin e ujit. Burime të organeve të rendit të qytetit të Beratit konfirmojnë se hedhja në erë e tubacionit të ujit, të ndërtuar në vitin 1989 është bërë rastësisht nga të tre viktimat të cilët kanë qenë fshatarë nga zona përreth. Ata duke mos njohur fare funksionimin dhe rrezikshmërinë e këtyre kapsollave, jo vetëm që nuk i kanë marrë dot ato për të gjuajtur peshk në lumin Osum por janë bërë viktima të padijes së tyre. Për qytetin e Beratit furnizimi me orar shumë të reduktuar me ujë është bërë nga pompat e ujit të Ures Vajgurore. Po punohet që brenda dy tre ditëve të eliminohet defekti ndërkohë që policia e Beratit ka vënë nën përgjegjësi dy persona që mendohet se kanë lidhje me këtë ngjarje. B. P.

Njoftim

Kandidatët për deputetë të PR, duhet të paraqiten në Selinë Qendrore të PR, në Tiranë, në njën nga datat e poshtëshënuara, 23, 24 dhe 25 prill. Sektori i Propagandës

Një komunist godet me grusht Gorbaçovin

f.4