Në përpjekje për të fituar botën, PS dhe PD harrojnë elektoratin
Çelësat e fitores ndodhen në Shqipëri
Tani që fushata elektorale ka filluar, po ndodh një paradoks disi i çuditshëm. Në vend që liderët e partive kryesore të merren me hallet e elektoratit, me problemet e pazgjidhura, të cilat nuk janë të pakta, po e kërkojnë kapitalin elektoral së largu, jashtë kufijve të vendit ose nga të huajt që vijnë në Shqipëri për vizita qofshin këto edhe jo zyrtare. Një shembull domethënësish-in në këtë aspekt dy kongreset e këtyre partive, të cilët u mbajtën pak kohë më parë. Propaganda partiake, si ajo socialiste ashtu edhe ajo e demokratëve u dha një vend të gjerë fjalimeve të mysafirëve të huaj, të cilët përshëndetën në këto kongrese. Nisur nga një mentalitet i tillë një deklaratë e një personaliteti të huaj është shumë e rëndë-sisht se problemet e rëndë-sishme pa zgjidhjen e të cilëve nuk mund të sigurohet një ecje përpara me hap normal. Ndërsa PD-së vlerësimet e bëra nga personalitete të huaja i duhen për të mbuluar njëfarësoj mosrealizimet, moszgjidhjen e
disa problemeve jetike sic janë drita, uji, emigracioni i organizuar etj, PS-së, vlerësimet pozitive nga jashtë i nevojiten për të marrë një lloj “license” nga të huajt përsa i përket konsiderim-
Më tej f.2
[Ilustrim karikaturë; nënshkrimi: B. ...?]
Policia greke përdor plumba ndaj shqiptarëve
Tjetër viktimë shqiptare e plumbave të policisë greke.
Dje në afërsi të ishullit grek të Korfuzit është vrarë nga plumbat e policisë greke një shtetas shqiptar që drejtonte një skaf. Incidenti ndodhi pas kundërshtimit nga ana e motoskafit për një kontroll nga policisa kufitare greke, e cila, pas kësaj hapi zjarr. Vrasja e tij bëhet vetëm pak muaj pas vrasjes së dy shqiptarëve të tjerë po nga policia e Korfuzit, afërsisht në të njëjtin vend. Si gjithmonë, së pari njoftimet jepen nga agjencitë e huaja dhe nuk ka as reagime dhe as nota proteste nga pala shqiptare. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Greqisë bëhet e ditur se i vrari, i cili drejtonte motoskafin, dhe të tjerët që ishin me të po shkonin për grabitje në Korfuz. Po njëri nga pasagjerët tregoi se ata ishin të armatosur me automatik “Kallashnikov”, quhej Bashkim Ziza, me moshë 28 vjeç. E njëjta anije greke kishte arrestuar pak kohë më parë një shqiptar tjetër, të quajtur Artur Turako, edhe ky me moshë 28 vjeç. Një rast i ngjashëm ka ndodhur pak ditë më parë në Egje, ku grekët qëlluan mbi një anije turke, e cila ndodhej në ujërat territoriale të Turqisë. Si pasojë të shtetarit të bërë publike pak muaj më parë, nga plumbat e policisë greke kanë humbur jetën 42 shtetas shqiptarë në 6 vjet, nga të cilët 31 i pranojnë zyrtarisht edhe autoritetet greke. Edhe pse shumë vrasje janë kryer pa motive bindëse, asnjë polic grek nuk është shpallur fajtor, megjithëse në dy raste është zhvilluar proces gjyqësor. Vrasja e 28 vjeçarit nga Saranda B. Z. tregon se nuk ka ndryshuar asgjë
nga pasagjerët tregoi se ata ishin klandestinë dhe po dërgoheshin në drejtim të Korfuzit nga i vrari; në shkëmbim të një shume prej 20 mijë dhrahmi secili. Prej andej ata do të shkonin në pjesë të tjera të Greqisë për të gjetur punë. I vrari që drejtonte motoskafin dhe që iu gjet një au-
POLICIA SERBE PO HAKMERRET NDAJ SHQIPTARËVE
25 të arrestuar vetëm në Shtimje
Me një aksion të filluar që në orët e para të mëngjesit, policia serbe arrestoi sot në Shtimje 25 shqiptarë dhe 12 të tjerë me duar e këmbë të lidhura i çoi në stacion të policisë, bëjnë të ditur burimet e LDK-së në Shtimje.
Të arrestuarit janë futur në stacionin e policisë dhe po keqtrajtohen rëndë, kurse 15 shqiptarë të tjerë, prej të cilëve të femra janë lidhur pas parmakes. Mosha e tyre është deri në 40 vjeç. Emrat e tyre nuk dihen ende.
Preteksti i arrestimeve dhe dhunës është vrasja parambrëmë e një polici serb nga persona të paidentifikuar. Në mëngjes u arrestua serish pronari dhe punëtorja dyqanit “Mimoza”, që ndodhet pranë vendit ku u vra polici serb.
Në mesditë 25 policë serb i bastisën shtëpinë dhe arrestuan Ahmet Aliun kryetari i Aktivtit të LDK-se në Shtimje.
Policia ka bllokuar të gjitha rrugët që cojne nga Shtimja në qytet dhe qytetaret që hyjne ose dalin ne qytet ndalohen dhe rrihen.
Ne intervale prej dy tre oresh policia bllokon pjese te qytetit dhe bastia familjet.
...sa 60 metra
... kontrollo
... aty ku ...
... të dyja por...
... ekzekutane ...
... perositet ...
... interesant ...
... ushtria, shefi ...
... vendërimit ...
...llast Nad...
... FIPA e ...
... mund ti ...
... Rexhepi
PS larg Amerikës dhe Komisionit të Verifikimit
f.2
Sot në Kasacion përgjigjet e fundit
f.3
Deklaratë
Partia Republikane e konsideron të domosdoshëm pastrimin e jetës politike shqiptare nga figurat e implikuara më të kaluarën komuniste, si rrjedhojë mbështesim në parim Ligjin Nr. 8043, dt. 30.11.1995, por nuk aprovojmë subjektivizmin e zbatimit të tij.
Nuk është bindës konkluzioni mbi figurat politike mbështetur në dokumente anonime të ish-Sigurimit të Shtetit.
Mbështetur në këtë arsyetim Komiteti Drejtues i Degës PR Durrës, deklaron se e quan të padrejtë përjashtimin e kandidaturës së z. Raimond Todhenga zgjedhjet e 26 majit 1996.
Ne konsiderojmë një absurditet mospranimin e kandidaturës së z. Todhe. Një emër në një regjistër, një emër të thatë të pambështetur në asnjë dokument mund ta shkruante një dashakeqas në duart e të cilit kalonin këto regjistra.
Nuk është e vështirë që organet e specializuara të përcaktojnë me vërtetësi ekzistencën e një bashkëpunëtori ku siç dihet duhet të ekzistojnë një sërë dokumentesh.
Për z. Todhe nuk figuron asnjë element apo dokument i tillë, por vetëm një shënim anonim në një regjistër, shënim i cili nuk mund të merret për bazë sot në Shtetin e të drejtës, në sheshin demokratik, për të njollosur figura që kanë dhënë kontribut në vendosjen e demokracisë.
Shprehim bindjen se organet në kompetencë të të cilëve është në ngarkim çështja do të garantojnë me vërtetësi figurën e pastër politike të z. R. Todhe.
Komiteti Drejtues
Dega PR Durrës