Foto: H. Pustina
Republika
1 qershor 1996
Tre ditë grevë urie
Kandidatët e PS dhe PO provojnë formë të re proteste
BE u kërkon partive përgjegjësi
Deklaratë e Presidencës të Bashkimit Evropian mbi zgjedhjet në Shqipëri
BE u kërkon partive përgjegjësi maksimale për rifillimin e dialogut
Deklaratë e Presidencës të Bashkimit Evropian mbi zgjedhjet në Shqipëri
Në përfundim të konsultimit 15 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nën kryesinë e Italisë si presidente e radhës e këtij bashkimi, lëshuan këtë deklaratë.
1. BE po ndjek me vëmendje të veçantë dhe kujdes zhvillimin e fushatës elektorale në Shqipëri, në situatën që është krijuar. Ja debati lidhur me rregullsinë e votimit dhe tërheqjen e kandidatëve të partive opozitare.
2. Në pritje të raportit final të OSBE dhe në dritën e treguesve të paraqitur nga ODHR, BE, konsiston thelbësore që ky moment kyç elektoral të zhvillohet duke respektuar plotësisht normat dhe parimet themelore.
3. BE i drejton një apel qeverisë shqiptare që të bëjë ç’është e mundur për të siguruar kushtet për një kryerje të rregullt të procesit elektoral duke përfshirë këtu përsëritjen në bazë të rregullave elektorale ekzistuese në Shqipëri të zgjedhjeve nëpër zonat në të cilat janë vërtetuar shkelje të mëdha.
4. Në të njëjtën kohë BE u kërkon të gjitha partive që me një përgjegjësi maksimale të rifillojnë dialogun.
5. BE thekson se kryerja e procesit elektoral në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare përbën një element thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm pozitiv ndërmjet BE dhe Shqipërisë.
Shqipëria në Evropë pavarësisht nga zgjedhjet
Shqipëria u pranua dje në Forumin Evropian të Inisiativës së Evropës Qendrore.
Ky vendim u mor në mbledhjen e djeshme të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare ndër të cilët janë Austria, Italia, Hungaria, Çekia, Sllovenia etj.
Forumi evropian i Inisiativës së Evropës Qendrore duket se nuk është ndikuar nga zgjedhjet e ditës së diel në Shqipëri, në përpjekjet e tij për të inkuadruar vendin tonë në gjirin e kësaj inisiative të shumë të rëndësishme për vendet post-komuniste.
Kështutu dhjetë shtetet anëtare të këtij forumi, i cili synon të japë një impuls në drejtim të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në Evropë, kishin paraprakisht ndërmend të anëtarësonin edhe Shqipërinë së bashku me disa vende të tjera të rajonit.
Me tej f.3
Duhet të ecim drejt një zgjidhjeje politike
Deklaratë e zëdhënësit të PRSH
Komiteti Drejtues në mbledhjen e 30 majit shqyrtoi problemin e zgjedhjeve dhe arriti në përfundimin se deklarata e jonë e 28 majit në të cilën propozohet një zgjidhje politike është qëndrimi më i drejtë në të mirën e vendit e të demokracisë. Ribërja e zgjedhjeve në tërësi, nën të njëjtin ligj e me të njëjtat struktura do të çonte në përsëritje të 26 majit. Përsëri do të emëroheshin nga administrata sh-tetërore kryetarët dhe sek- sekretarët e komisioneve e do të vërtetoheshin të njëjtat presione dhe arbitraritete. Popullit duhet t’i jepet mundësia të ngrejë me vullnet të lirë pushtetin që dëshiron, dhe të vendosë një rend demokratik të përparuar e të qëndrueshëm. Në kushtet tona kjo mund të arrihet vetëm me një ligj kushtetues. Pavarësisht nga kritikat që i bëhen propozimit tonë nga disa personalitete nën emocionet politike të ditës, ne përsëri qëndrojmë në këto propozime, që mbeten edhe si kusht për vijimin e pjesëmarrjes në Parlament të Partisë Republikane. Sa për sqarim themi se në deklaratë nuk bëhet fjalë për pakt “social” por për një pakt me angazhim solemn që të detyrimisht në thirrjen e Asamblesë Kushtetuese dhe në ribërjen e zgjedhjeve brenda vitit të ardhshëm. U bëjmë dhe një herë thirrje gjithë partive të ecin drejt një zgjidhjeje politike. Kurrse konfrontimet e hapta dhe përdorimi i dhunës do të çojnë në një anarki të pakontrollueshme. Zëdhënësi i PRSH Neritan Alibali
Bojkotimi i
Bojkotimi i vonuar, - lëvizje pa efekt
F.2
Berisha garanton imunitetin e parlamentarëve të fjalës lirë
F3
Edhe një zonë tjetër “për vjeshtë”
F3