Kush është mësuar të lehë mes qenësh njeh për ushqim vetëm kockat
Mjegulla e dendur që rëndon mbi zgjedhjet e 26 majit është e natyrshme që të vërë në pozitë të ulët politikanët e fosilizuar që nuk mund të ambientohem dot me parimet modernizuara të politikës.
Sic ndodh rëndom në të tilla raste në fsheshtën e kësaj mjegulle ata kërkojnë duart për “kismet” që zoti u dergoi me duart e PD-së, duke i quajtur rrëmujës dhe kaosit të histerizimeve të cilat vlejnë të paktën për të mbuluar turpin që sjell një dështim total. Nuk të habit dalja në skenë e zërit femëror të Skënder Gjinushit, i njohur deri më sot si njeri i bishtave të aleancave nëpërmjet intervistës dhënë “Zërit të Amerikës”, por as të trondit aq shumë du fi gringjar i Petrit Kalakullës në faqet e gazetës “Koha Jonë”. Në fund të fundit, nuhatës të tavolinave ku gjellët e mbetura në pjatat gjysmë të boshatisura, presin gjenie që t’i lepinë, ata megjithëse në parim nuk thonë ndonjë gjë më të re për zgjidhjen e krizës që përjeton aktualisht politika shqiptare, se sa versioni që propozon Partia Republikane, me tendencën për të mohuar propozimet e saj, i ngjajnë më shumë qaramaneve që kërkojnë me çdo kusht një autoresi origjinaliteti (gjë që u ka munguar në vitet e ekzistencës së tyre si mini parti politike), se sa një debat të hapur dhe të argumentuar politik.
Zoti Gjinushi madje nuk u përmbahet as elementëve fillesatarë të etikës qytetare, kur përdor edhe terma të tilla si “dhënie kockash”. Megjithëse kjo hyn në gjuhën e qenve, jemi të detyruar t’i përgjigjemi të njëjtin fjalor, sepse kush është mësuar të lehë vazhdimisht mes qenësh njeh për ushqim vetëm kockat. Po qe se zoti Gjinushi do të ketë urtësinë të rishikojë të kaluarën e tij, do ta kishte të lehtë të aftësohej për të njohur zërin e vet në lukuninë e atyre që lehin. I mësuar prej vitesh të bëjë llogari matematike, zoti Gjinushi ia doli të rakordojë anët e ekuacionit të jetës së tij, herë si minister 1 Ramiz Alisë dhe herë si deputet në parlament, duke mundësuar vazhdimisht një kockë për veten. Me sa duket lepirja e përhershme e saj, ka qenë për atë vetë shumë herë më e rëndësishme se sa parimet, demokracia, reformat etj., për të cilat vazhdon të flasë aq shumë. Për të antikomunizmi i 92-shit ishte pjatë ku do të mund të gjente kockën e mbijetesës për partinë e vet, por poqë githësesi duhej mbajtur si antidot i komunizmit me të cilin komunikonte nga dera e prapme. I pafuqishëm t’i rezistonte tundimit të mandatit parlamentar,
Asgjë e konfirmuar për fatin e rezultatit të zgjedhjeve
Parlamentiri mund të fillojë punë pas një muaji.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbron rezultatet e publikuara deri tani për zgjedhjet e 26 majit.
Në një konferencë shtypi që zgjati rreth një orë para gazetarëve shqiptarë dhe të huaj, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Ermir Kapidani publikoi zyrtarisht rezultatet e balotazhit për zgjedhjet e 26 majit, por dhe mbrojti rezultatet e publikuara për fitoren e padiskutueshme nga PD. Në përfundim të shqyrtimit të dokumentave të ardhura nga 9 zonat e balotazhit rezulton se kanë marrë pjesë në votime 115324 zgjedhës që do të thotë 59% e të regjistruarve për të votuar. Kanë fituar mandatin e deputetit në 6 zona PD, në dy zona PR dhe në një zonë PBK. Pyetjes se pse Komisioni ka qëndruar hermetik ndaj shtypit dhe pse nuk ka caktuar një zëdhënës zoti Kapidani iu përgjegj: “Kemi qenë shumë të ngarkuar me punë dhe nuk mund të kontaktonim me gazetarë”. Për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe sidomos për ribërjen e zgjedhjeve në zonat që do të përsëriten do të pritet dekreti presidencial. Po ashtu për përzgjedhjen e ftuar nga subjektet elektorale, ndërsa për 25 vendet e parlamentit të ri do të duhet më shumë se një muaj pasi të zhvillohen zgjedhjet në zonat që do të vendosë komisioni. Deri tani partitë kanë paraqitur në komision ankesa, por asnjë prej tyre e detajuar dhe me fakte konkrete.
Në balotazh fitojnë dy republikanë
Në zonën 20 zoti Gjon Markagjoni...
Në votimet e rrethit të Mirditës fitoi kandidati i Partisë Republikane, Gjon Markagjoni, me 80 për qind të votave, bëri të ditur për ATSH-në kryetari i Komisionit të kësaj zone, Dodë Pepkola.
Kandidati tjetër, përfaqësuesi i Partisë Bashkimi Socialdemokrat, Mark Ruci, fitoi 20 për qind të votave.
Në këto votime, normal e konform ligjit, morën pjesë 60% e zgjedhësve.
... në Zonën 99 Isa Sinani
Siç njoftohet, në zonën elektorale 99 në rrethin e Pogradecit, në raundin e dytë të zgjedhjeve, fitoi kandidati i Partisë Republikane, Isa Sinani, me 55 për qind të votave, kundrejt kandidatit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Riza Berberi, që mori 35 për qind të votave.
Nga 21326 zgjedhës të regjistruar në këtë zonë, votuan 55 për qind e tyre.
Qeveria “dorëzon” hidrocentralet
Hidrocentrali i Kalivaçit mbi lumin Vjosa dhe ai i Banjës në Gramsh do të ndërtohen nga firma private.
Kështu ka vendosur dje Këshilli i Ministrave në lidhje me vazhdimësinë e punimeve në këto dy hidrocentrale. Edhe pse Banja ka mbi 10 vjet që ka filluar për sëri dita e përfundimit të tij është e largët. Qeveria Meksi prej disa shirttë për inaugurimin e disa pjesëve të tij por ato janë pjesë që janë larg përfundimit të tij. Ndoshta metoda që do të aplikohet për vazhdimin e punimeve do të çojë në inaugurimin e tij. Mendohet që punimet t’i vazhdojnë firma ndërmarrje të huaja pasi ato shqiptare nuk mund të përballojnë punime inxhinierike të nivelit të lartë. Krejt e vërtetë është gjithçka në lidhje me hidrocentralin e Kalivaçit në lumin Vjosa. Deri tani duket sikur është një sloggan elektoral pasi ndërtimi i tij, kërkon shumë procese të cilat janë të papërballueshme nga shteti shqiptar ashtu dhe nga privatët shqiptare. Nuk dihet nëse qeveria e ka seriozisht të bëjë një ndërmarrje të tillë.
A mund të ribëhen zgjedhjet me Ligjin ekzistues elektoral?
f. 2
Në Turqi fitojnë islamikët
f. 5
Kurt Kola: “Moraliteti i demokracisë qëndron në ndëshkimin e fajtorëve”
f. 4
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88