08/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 qershor 1996

GODO në Konventën Nacionale të Partisë Demokratike të SHBA

Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, z. Sabri Godo, është ftuar të marrë pjesë Forumin e Vizitorëve Ndërkombëtarë të Institutit Nacional Demokratik, i cili është aktivitet përbërës i punimeve të Konventës Nacionale vjetore të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet nga 24 deri në 29 gusht në Çikago. Konventa Nacionale e këtij viti përbën një moment kyç për politikën e vendit për shkak se ajo do të përcaktojë dhe shpallë kandidatin e Partisë Demokratike për në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor të këtij viti në SHBA. Në këtë aktivitet janë ftuar të marrin pjesë një numër i madh personalitetesh politikë nga 100 vende të botës, të cilët do të kenë shansin të marrin pjesë në procesin e emërimit të kandidatit për president të SHBA. Paralelisht me punimet e Konventës Nacionale, për miqtë e ftuar do të organizohen një sërë seminaresh, të cilat do të fillojnë ditën e dielë më 25 gusht dhe do të vazhdojnë çdo ditë gjatë javës në vijim. Në këto seminare të cilët paraqesin një interes të veçantë, do të trajtohen çështje të tilla si: procesi i punimeve të Konventës, platforma dhe vijat e përgjithshme politike të kandidatit për president, si dhe një vështrim krahasues ndërmjet procesit elektoral të Shteteve të Bashkuara me atë të vendeve të tjera në botë. Ekspertë të politikës, juristë të njohur, gazetarë, funksionarë të Shtëpisë së Bardhë si dhe analistë të rangut kombëtar do të mbajnë fjalime mbi politikën e jashtme dhe çështjet politike të cilat padyshim do të ndikojnë mjaft në zgjedhjet presidenciale dhe legjislative të nëntorit të këtij viti. Zoti Sabri Godo, është ftuar nga vetë presidenti i Institutit Nacional Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Keneth D. Wollack si dhe nga kryetari i këtij instituti, Paul G. Kirk.

“Volejbolli” me sheshin “Skënderbej” të në hije mundësinë e bisedimeve

Situata politike ka mbetur në vend Komuniteti ndërkombëtar pasi u njoh pjesërisht me shkeljet flagrante të bëra, përveç sugjerimit për të bërë zgjedhje në një numër të konsiderueshëm zonash, ku janë konstatuar parregullsi, ka hedhur edhe idenë e krijimit të një klime dialogu ndërmjet forcave politike shqiptare në kërkim të një gjuhe të përbashkët për ta çuar përpara procesin e zgjedhjeve, i cili aktualisht nuk konsiderohet si i përfunduar. Ndonëse raporti përfundimtar i vëzhguesve të huaj qëmorën pjesë në zgjedhje nuk është dhënë akoma, kjo nuk do të thotë që forcat e ndryshme politike shqiptare të mos fillojnë konsultimet me njëra tjetrën lidhur me vazhdimin e procesit të zgjedhjeve. Me të vërtetë flitet për përsëritje të zgjedhjeve në një numër zonash, po ama përveç indikacioneve që do të vijnë nga jashtë, rëndësi të madhe kanë edhe konstatimet dhe vlerësimet e partive shqiptare, të cilat janë protagonistet dhe viktimat e manipulimeve të bëra në zgjedhjet e 26 majit. Parti të ndryshme kanë të dhëna për zona të ndryshme lidhur me shkeljet e bëra në kurriz të tyre. Kjo përbën faktorin e parë, i cili duhet t’i shtyjë partitë të ulen në tryezën e bisedimeve për të dalë me një gjuhë të përbashkët përsa i përket zonave ku duhet të përsëriten zgjedhjet. Por, në vend që të mendojnë për dialog, në mënyrë që të zhbllokohet situata, një pjesë e partive e kanë drejtuar vëmendjen vetëm tek protesta masive, e cila u duket si mjeti më i efektshëm për të arritur qëllimin final, përsëritjen e zgjedhjeve. Përsëri një pjesë e partive të opozitës kanë kërkuar të manifestojnë në sheshin “Skënderbej” dhe përsëri kësaj kërkese Ministria e Brendshme i përgjigjet negativisht. Është e drejta e kujtdo për të zgjedhur mjetet e luftës politike, mjete të cilat hyjnë edhe manifestimet proteste. Por, manifestimet që bëhen të frikshme, që kërcënojnë rendin publik, bien ndesh me interesat dhe me frymën demokratike. Shtare, nuk thellohet në gjykimin e problemit të lëshimit të sheshit “Skënderbej”, po përgjigjen vetëm me një “JO” të thatë, duke u munduar të justifikohen me disa formula aja të ndryshme? [teksti i paqartë] Në rast se do të arsyetonin me një minimum gjakftohtësie, nuk do të ishte vështirë për ta të arrinin në përfundimin se refuzimi është me shumë më tepër pasoja të dëmshme sesa lejimi i mitingut në sheshin “Skënderbej”. Po, çfarë do të ndodhë sikur pushteti të tregojë “zemërgjerë” ku është fjala për “Skënderbeun”? Opozita do të organizonte manifestimin aq të dëshiruar, do të mbaheshin fjalimet, ku do të hidheshin parulla kundër shtetit, presidentit Berisha dhe PD-së, do të brohoritej për PS-në, do të dënoheshin manipulimet e zgjedhjeve, do të kërkohej lirimi i Fatos Nanos etj. Kjo mund të zgjaste e shumta një apo dy orë dhe “manifestuesit do të shpërndaheshin qetësisht.” Por, në këtë mënyrë gjërshka do të përfundonte pa pasoja të tjera. Mbi të gjitha në adresë të shtetit tonë do të kishte edhe manifestimet proteste në sheshet kryesore, por të vjen keq kur shikon që ngulmohet vetëm në një gjë. Sigurisht, përfitimet politike duke pasur parasysh momentin, mund të jenë të konsiderueshme, por tani kur PD-ja ndodhet nën presion nga brenda dhe jashtë, do të ishin tepër frytdhënëse dhe përpjekjet për ta ulur atë në besime, duke ia lënë topin në fushën e saj. Në këtë rast ajo do të ndodhej para dy alternativave, ose do të lëshonte pe, duke pasur parasysh presionin në fjalë, ose do të humbiste edhe një herë pikë para opinionit të huaj, duke u paraqitur si një forcë politike, e cila kërkon të monopolizojë gjithçka dhe që synon të qeverisë me metoda autoritare. Por më shumë se këmbëngulja e një pjese të opozitës për të kërkuar sheshin “Skënderbej”, të habit këmbëngulja e shtetit për të mos e plotësuar këtë kërkesë. Kështu, edhe gjatë këtyre ditëve të fundit, po asistojmë në një volejboll kërkesash dhe përgjigjesh negative. Pushtetarët, të pushtuar nga mania e kundërshtimit të çdo propozimi që vjen nga forcat politike kundër denoheshin etj. Kjo mund të zgjaste e shtumta një mënyrë gjithshka në adresë të shtetit tonë do të kishte vlerësime krejt të kundërta me “hapat prapa lidhur me demokracinë”, për “rrezikun e vendosjes së një neodiktature”, për “politikë të shkopit dhe karotës” e kështu me radhë. Pushteti, fare mirë mund t’ua vërë në dispozicion sheshin “Skënderbej” forcave të opozitës për aq kohë sa u duhet atyre për të manifestuar, por ashtu siç veprohet edhe në vende të tjera demokratike, ka të drejtën t’u kërkojë pagesën e caktuar për mbajtjen e tij në dispozicion, ashtu siç veprohet me ndonjë sallë apo mjedis tjetër. Gjithashtu ka plotësisht të drejtën të kërkojë pagesën e caktuar për forcat e policisë që do të vihen në dispozicion për të “siguruar zhvillimin normal të tij”. Duke i mundësuar opozitës të “shfryjë” në mes të Tiranës, gjë që natyrisht do t’i ridimensionojë dukshëm ankesat e saj jashtë vendit. Mbi të gjitha opozita duke zhvilluar mitingun e kërkuar, do ta humbasë të drejtën për një “bis” në këtë drejtim. GAVROSH LEVONJA

Populli jep votën, nostalgjikët bëjnë biografi

Sot nis kampionati evropian i futbollit

Turqi: Islamikët drejt pushtetit