11/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 qershor 1996

Intransigjenca krijon kushtet për përçarje

Socialistët dhe disa parti minore që meshteten tek ta kanë zgjedhur rrugën e kundërshtimit të çdo gjëje duke vënë si kusht ribërjen e përgjithshme të zgjedhjeve. Mirëpo, pavarësisht nga fakti se manipulimet e bëra më 26 maj u vertetuan në një masë shumë të madhe, duke ndjekur zhvillimet e deritanishme, por edhe precedentë në vendet e ndryshme të botës, vështirë se këmbëngulja e socialistëve apo i frontit të tyre kryesuar prej tyre mund të kurorëzohet me sukses. Të paktën, eksperienca e deritanishme, duhet t’i kishte mësuar ata se pa u krijuar disa kushte të domosdoshme duke filluar nga kuadri ligjor, sipas të cilit do të zhvillohen këto zgjedhje, rezultati do të jetë pak a shumë i përafërt me atë të 26 majit. Rruga për tek zgjedhjet e përgjithshme nuk është dhe aq e shkurtër nga sa mendohet. Në radhë të parë, në rast se pretendojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike këto as mund të mendohen me një ligj zgjedhor si ky i tanishmi, ku partia në pushtet favorizohet në mënyrë të tejtë të dukshme, duke gëzuar një sërë privilegjesh që nxjerrin jashtë loje shprehjen “zgjedhje të lira dhe të barabarta”. Së dyti kërkohen ngarkuar për zhvillimin sipas të gjitha rregullave të zgjedhjeve do të kryejnë detyrën sipas ligjeve të përcaktuara. Konkretisht, duke filluar që nga braktisja e komisioneve dhe qendrave të votimit nga përfaqësuesit dhe vëzhguesit e PS dhe disa forcave politike të afërta me të u veprua pa menduar mirë sesa do të ishte fitimi dhe sa dëmi. Të dielën, lideri socialist i burgosur Fatos Nano, për herë të parë shprehjen në “ZP” nëpërmjet një analize lidhur me zgjedhjet e 26 majit dhe linjën e adoptuar nga partia e tij si dhe ato që tashmë njihen si “Fronti i Kuq”. Analiza e Nanos, ndonëse e përshkuar nga fryma kritike kundër Berishës dhe pushtetit, nuk mungonte që në ndonjë moment të adresonte kritika edhe në drejtim të partisë, të cilën ai prej tre vitesh po e drejton në distancë, nga burgu. Duke bërë fjalë për luftën e grupit të partive që kanë zgjedhur rrugën e bojkotimit të zgjedhjeve, të cilat këto i kanë konsideruar një farsë elektorale e deri një grusht shteti, Nano shfaq mendimin se megjithë bojkotimin e imponuar, tërheqja e anëtarëve dhe vëzhguesve të opozitës nga komisionet ndoshta eshte... zultateve. Kjo kritikë e Nanos, tregon se në PS nuk do të ketë kohë me diell. Vërtetja e liderit të socialistëve mund të shkaktojë probleme në gjirin e drejtuesve të PS-së. Zakonisht konfliktet në gjirin e një force politike lindin ose pas arritjes së fitore, si pasojë e pakënaqësive për ndarjen e “trofesë”, por edhe në momente disfatasash, ku krijohen kushte për të “çuar në gjyotinë” shkaktarët e humbjes. Por, N. Ceka, lideri i njërës prej forcave politike aleate të partisë së Nanos, kundërshton liderin socialist, gjë që mund të shikohet si fillimi i përçarjes që mund të shkaktohet në gjirin e “Frontit të Kuq” dhe madje në vetë PS. Në një intervistë në BBC, Ceka, deklaroi se “Nano duke qenë larg nuk e njeh mirë situatën e krijuar” dhe nuk mungoi me këtë rast t’ia hidhte fajin “izolimit” dhe “dëshpërimit” të cilët po dominojnë gjendjen e udhëheqësit socialist. Pra vetëm për një veprim me karakter të tillë filluan diskutimet, po vallë ç’do të ndodhë më pas, kur “frontit” do t’i duhet të kalojë nëpër një shungë me

Rugova falenderon Klintonin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dër-

Nga Parisi në Londër, njerëzit zhyten nëpër shatërvanë e burime

Evropa Qendrore është goditur nga një valë të nxehti që nuk ka precedentë në kujtesën e njeriut, të paktën për sa i përket ditëve të para të qershorit. Veç kësaj, sipas parashikimeve, në ditët që do të vijnë temperatura nuk do të ulet. Në Amsterdam që nga e premtja kolona e mërkurit ka arritur në 30 gradë, në Bruksel ka kapur 31 dhe në Bon e ka kaluar kuotën e 32 gradëve. Rekordin e mban Parisi me 33 gradë. Ndërsa në Londër dhe Milano termometri është fiksuar tek 31 gradët. Ajo që bezdis më shumë nuk është dhe aq temperatura e ngritur sesa niveli i lartë i lagështisë që provokon një ndjesi të pakëndshme mungese në frymëmarrje. Për të gjetur pak freski në Paris dhe në Londër njerëzit janë dyndur nëpër shatërvanë. Në kryeqytetin francez djemtë dhe vajzat kanë bërë banjë në vaskën e Trocadero-s, ndërsa në Londër zotërinj në moshë kanë përdorur derdhjet e Trafalgar Square për t’iu nënshtruar një dushi të freskët kohë pas kohe. Paradoksalisht temperaturat e larta të regjistruara në qendër të Evropës nuk kanë patur analoge në jug të kontinentit dhe as në Afrikën mesdhetare. Në Tunizi janë regjistruar vetëm 17 gradë, ndërsa në ishujt Kanarie, në mesditë, temperaturat më të larta nuk i kalojnë 25 gradët. Shumë pak për të bërë banjë në Oqeanin e ftohtë Atlantik. Deti është treguar “i ftohtë” edhe në Spanjën meridionale (në Gjibraltar temperatura ka prekur 25 gradë përkundër 31 gradëve në Madrid). Ndërkaq në Athinë është shënuar 32 gradëshi. Vala e të nxehtit ka përfshirë dhe Shqipërinë. Temperatura ditët e fundit ka arritur në 32 - 34 gradë celcius.

Klintonin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dërguar një letër presidentit të SHBA, Bill Klinton. dërguar një letër presidentit të SHBA, Bill Klinton. Nëpërmjet kësaj letre zoti Rugova e falënderon presidentin amerikan për përpjekjet e vazhdueshme lidhur me vendosjen e paqes në ballkan dhe në Kosovë. Shkas për këtë letër është bërë hapja e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë. “5 qershori i vitit 1996 është një datë historike për popullin e Kosovës”-shkruan në letër presidenti Rugova. Ai shprehet se “Zyra e Agjencisë Informative Amerikane në Prishtinë është bërë simbol i besimit dhe shpresës së liria për gjithë banorët e Kosovës. Paqa dhe demokracia do të vendosen në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit thuhet ndërmjet të tjerash në letër.” Letra me përmbajtjen e të cilës presidenti i Republikës së Kosovës u ka dërguar edhe personaliteteve të tjera të rëndësishme amerikane.

Socialistët mendojnë se janë populli

F. 2