Partia Republikane ka marrë masat teknike për të konkurruar në 17 zonat ku do të përsëriten zgjedhjet të dielën e ardhshme. Konkurrimi ynë do të bëhet pa marrë parasysh kandidatët që do të kemi përballë. Nuk ekziston asnjë marrëveshje paraprake me forcat e tjera. Pjesëmarrja në këtë raund të tretë nuk paragjykon deklaratën e Komitetit Drejtues të 29 majit, të cilën Partia Republikane e ka ofruar si një zgjidhje të drejtë politike të problemit të tërësi. Republikanët dhe elektorati që voton për ne duhet të marrë pjesë në rizgjedhjet e të dielës, pavarësisht nga zhgënjimet që patën në raundin e parë. Çdo individ ka një votë dhe në asnjë rast nuk duhet të heqë dorë nga përdorimi saj, në çdo rrethanë, ndryshe i shmanget detyrës së tij prej qytetari. Partia Republikane do të vazhdojë përpjekjet për daljen nga kriza e sotme politike nëpërmjet një dialogu të hapët e konstruktiv. Konfrontimet politike që po ngrihen në shkallë të lartë, kanë lodhur popullin dhe po i sjellin dëm vendit, si dhe çështjes Kombëtare. Kërkesa e parë që do të bëjnë në Parlament deputetët e Partisë Republikane është pikërisht hapja e debatit politik në mbrojtje të demokracisë. Duhet luftuar për krijimin e grupit tonë të deputetëve, si rruga për shkalzimin e politikës republikane në tërësi. Ne shpresojmë se qortimet e rënda të strukturave evropiane dhe SHBA do të kenë efektin e tyre në mënjanimin e manipulimeve dhe shkeljeve që u vërtetuan në shkallë të gjerë më 26 maj. Po nëse këto do të përsëriten në çfarëdo mase të dielën e ardhshme, pushteti i sotëm duhet të dijë se po e fut vendin në një rrugë pa krye. Ftojmë elektoratin të votojë për PR, e cila gjithnjë ka vënë në krye interesat e vendit. Do të vijë shumë shpejt dita që të provohet se qëndrimi i PR dhe alternativa e saj, janë të bazuara në realitetin e sotëm, i cili imponon përdorimin e politikës si i vetmi mjet për arritjen e marrëveshjes qytetare. Zgjedhës, Vota për Partinë Republikane është votë për të sotmen dhe të ardhmen.
Kancelari austriak i thotë JO kërkesës së Liderëve të PQ
Zëdhënësi i kancelarit austriak, franc Vranicki, zoti Karl Kramer i deklaroi agjencisë APA në emër të Vranickit se mundësinë e ndërhyrjes apo të ndërmjetësimit në lidhje me “gjoja manipulimet e krijuara në zgjedhjet e 26 Majit”, kështu Austria hedh poshtë kërkesën e liderëve shqiptarë të opozitës për përkrahjen e kancelarisë austriake.
Ky deklarim bëhet pas një letre që Vranicki ka marrë nga kryetari i PSD Gjinushi dhe Kryetari i PAD Ceka për ndërmjetësimin e kancelarit austriak në lidhje me këto manipulime
Raporti i OSBE-së duhet lexuar me laps në dorë
. F.2
Rrëshqitja e Polit
Krerët e PAD-it dhe PSD kanë dalë në shesh si flamurtarët e votës së lirë. Shkeljet ndaj votës së lirë janë të rënda. Ndodhi diçka që goditi themelet e demokracisë. Të kundërshtosh këtë me forcë është detyrë e çdo njeriu që beson në rendin demokratik. Në ballë të kësaj përpjekjeje duhet të dalin demos politikanët. Deri këtu mirë. Por kur zëdhënësit e Polit e mbajnë veten si kalorësit me të pastër të demokracisë dhe fillojnë të shajnë gjithë saj. Kjo merr rëndësi të veçantë në kushte të Shqipërisë, ku shumica dërrmuese e popullit do ta shihte rikthimin e socialistëve, për një varg arsyesh, si katastrofë kombëtare. A e kishte parasysh Poli këtë fakt, kur vendosi të hyjë në aleancë të hapët me PS-në?
PAD që në themelimin e saj dhe pastaj PSD me njëfarë shkallëzimi në dy vitet e fundit, u rradhitën nën kundërshtarët më të ashpërtë PD-së. Nuk diskutohet e drejta rrugën e kthimit në pushtet. Kur mbërrin në pika të tilla s’mund të bëhet më fjalë për aleanca në mbrojtje të demokracisë. E gjithë puna reduktohet në një pragmatizëm që nuk mban erë të mirë. Atëherë humbet edhe e drejta morale të kritiko-sh të tjerët që përpiqen t’i bëjnë ballë situatës me politikë të ndershme e të hapët.
E megjithatë ndonjë zëdhënës i Polit vazhdon pa pikë ndrojtje të akuzojë ndër të tjerët edhe PR se po merr “kocka”.
zëdhënësit e Polit e mbajnë veten si kaloresit ata që nuk ndoqën verbërisht rrugën e tyre, bëhet e detyrueshme që ata të japin disa shpjegime.
Poli hyri në bashkëpunim të hapët me socialistët në fushatën elektorale. Cili do të ishte rezultati i një fitoreje të mundshme të këtij blloku? Përgjigja është një e vetme: rikthimi i socialistëve në pushtet dhe një koalicion qeveritar i treshes. Dihet se koalicionet krijohen në bazë të rezultatit. Poli do të dilte me dhjetë vendet që i fali PS-ja dhe po në këtë përqindje ose diçka më tepër, do të ishte përfaqësimi i tyre në koalicionin qeveritar. Po këto nuk ngrënë dhe aq peshë. Rëndësia e fakti që Poli pranoi e para imigrimin e socialistëve në pushtet dhe u vu ta zbatonte këtë në praktikë.
Aleancat elektorale janë një praktikë e njohur në vendet e demokracisë. Po s’mund t’ishmangesh pyetjes me kë e bën aleancën dhe cilat do të jenë rezultatet e të mbare Kombit. dy vitet e fundit, u radhitën nën kundërshtarët më të ashpërt e PD-së. Nuk diskutohet e drejta e tyre për të marrë qëndrime që gjykonë si më të përshtatshëm kundrejt partisë në pushtet. Por a duhet që ky qëndrim të çonte në një bashkëpunim total me socialistët? Autoritarizmi i hapët i PD-së nuk mjaftoi për të justifikuar një hap të tillë. Atëherë dikush mund të ngrejë akuzën se “Poli i Qendrës” për hir të hyrjes në Parlament nuk hezitoi aspak të njehsohej me ish-komunistët duke ua lehtësuar këtyre t’izem që nuk mban erë të mirë. Atëherë humbet edhe të drejtën ndër të tjerët edhe PR se po merr “kocka”. Sigurisht kjo vjen ngaqë nuk arrijnë të marrin kocka për vete, për të cilët dolën haptaz. Kurse PR mban qëndrimin e vet konsekuent konkurron pa asnjë marrëveshje duke e shikuar këtë si diçka të imponuar nga rrethanat e duke kërkuar mirëkuptim për deklaratën e 28 Majit, që mund edhe të shërbejë për hapjen e dialogut që do të çonte në një zgjidhje globale të problemit.
Itali: Shqiptarë “të punësuar” në një supermarket fantazëm
Ashpërsimi i kushteve të vëna për të fituar të drejtën e të qenit emigrant i ligjshëm dhe, nga ana tjetër, rritja e fluksit të emigrantëve gjatë sezonit të tanishëm e ka bërë së tepërmi të vështirë mbijetesën e klandestinëve në Itali.
Në këto kushte shumë klandestinë nga vende të ndryshme janë në kërkim të formave të ndryshme për të siguruar të drejtën e soggiorno-s në Itali. Në këtë mënyrë ata janë bërë pre e lehtë për mashtruesit dhe ata që merren me falsifikimin e dokumentave. Kështu, disa emigrantë në një provincë të Lecce-s, për të dalë nga hija e klandestinitetit, kishin arritur të siguronin nga një “pronar” një “vërtetim” i cili dëshmonte se ata ishin të punësuar në një supermarket. Mirëpo numri i madh i “të punësuarve”, rreth 50, pjesa më e madhe e cilëve ishin shqiptarë, në supermarketin fantazëm, beri që të lindnin dyshime tek personeli i kuesturës së Lecce-s, ku paraqiteshin “vërtetimet” e punësimit. Pas verifikimit u zbulua se një supermarket e tillë nuk ekzistonte dhe kështu, klandestinët ndodhen në duart e drejtësisë italiane, e cila parashikon dënime nga tre muaj deri në tre vjet. Sipas deklarimeve të klandestinëve të kapur, për një vërtetim të tillë fals, ata kishin paguar rreth 2 milion lire italiane.
Por, e keqja është se rastinë fjalë ka nxitur verifikimin e dokumentave të punësimit të lëshuara në të gjithë Italinë, gjë që do të sjellë edhe më të vështira për klandestinët, duke përfshirë edhe ata shqiptarë.
Çelësat e humbur
Zeqo si kishin humbur çelësat dhe po i kërkonte poshtë një neoni.
- Ku të kanë humbur çelësat e pyeti një kalimtar
Çelësat më kanë humbur atje ia bëri me dorë Zeqo, por po i kërkoj këtu se ka më shumë dritë.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë,
Nr. Llog. BTK 986 / 110
Tel/Fax 259 88