15/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 qershor 1996

Kompromisi i PQ si kofini pas të vjelave

Të jesh në krye të një partie politike apo dhe të një grupimi partish, nuk do të thotë aspak se je ekspert në politikë. Ndonëse mund të tingëllojë disi vulgare, por duhet pranuar se politika është arti i kompromisit. Pas aty-re që ndodhën në zgjedhjet e 26 majit, që cilat sigurisht jo vetëm dëmtuan të gjitha forcat politike të vendit, me përjashtim të PD-së, por shënuan një regres të vërtetë në ecurinë e proceseve demokratike në vend. Megjith-ate, për ata që kanë ndjenjën e përgjegjësisë, detyrë imperative është gjetja e një kompromisi, i cili pavarësisht nga rrrethanat e krijuara, nuk ishte i pamundur dhe i papranueshëm. Faqe 2

BUSH mbërrin në Shqipëri përmes detit

Dje ish presidenti amerikan qëndroi për disa orë në Vlorë Ndryshe nga herë të tjera dje Berisha i dha dorën njërit prej miqve të tij jo pranë shkallëve të avionit, në aeroportin e Rinasit, por pranë jahtit në breg të detit Jon në Vlorë. Ish-presidenti amerikan Geoge Bush, i shoqëruar nga bashkëshortja Barbara dhe ish shefi i Kolin Powell qëndroi dje për disa orë në Vlorë si mysafir i presidentit Berisha. Sipas burimeve zyrtare, ndër të tjera gjatë takimit u bisedua për gjendjen politike në Shqipëri dhe veçanërisht për atë në Kosovë. Berisha ka përsëritur pikëpamjen shqiptare se zgjidhja e problemeve të Kosovës është një nga pikat kyçe të zgjidhjes së krizës në Ballkan. Takimi i djeshëm është takimi i katërt i Berishës me z. Bush. Berisha e ka takuar z. Bush si president të SHBA në 1992 Në 1994 Bush erdhi në një vizitë private pas referendumit për Kushtetutën. Në 1996 Berisha gjatë një vizitë në Amerikë ishte i ftuari i Bushit në vilën e tij.

Austria : Po kërkesës për vëzhgues në zgjedhje

Ftesa e Arbnorit drejtuar kryetarit të Parlamentit austriak, z. Fischer, për dërgimin e një delegacioni parlamentar austriak si vëzhgues në zgjedhjet e 16 qershorit, ka marrë përgjigje pozitive. Pas diskutimit me kryetarët e të gjithë grupeve parlamentare është rënë dakord që një grup parlamentarësh austriakë të vëzhgojnë turin e tretë të zgjedhjeve në 17 zonat. Dje kancelari austriak Vranicki i është përgjigjur negativisht ftesës së liderëve të Polit të Qendrës për të ndërmjetësuar për parregullsitë e vërejtura në zgjedhjet e 26 Majit.

Maqedonia heq dënimin me vdekje në kohë paqeje

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), nënshkroi të premten protokollin e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, duke shfuqizuar dënimin me vdekje, u mësua pranë Këshillit të Evropës (39 shtete anëtare). FYROM-i ka nënshkruar edhe Konventën Evropiane për parand-alimin e torturës, Kartën evropiane të Autonomisë lokale dhe tre protokolle të tjera të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, u mësua pranë të njëjtit burim. Protokolli i shfuqizimit të dënimit me vdekje ka të bëjë me dënimin kapital në kohë paqeje.

150 të helmuar nga mishi

KOSOVE Dyshohet se mishi i përdorur për hamburger në një lokal në Prishtinë ka çuar në helmimin e 150 qytetarëve. Sipas burimit, të sëmurët kanë shtrëngime të forta në stomak dhe shumë vetë janë në vëzhgimet e mjekëve në spital. Lokali është mbyllur dhe thuhet se ka filluar hetimi për çështjen.

QËSOTSHIRA TËRRËMBYESHËM:

Me kohën e keqe do të ndihemi më mirë... F.6

Njerëzit janë të brengosur, gjendja është shumë e rëndë...

F.4

KQZ i kujton OSCE-së tërheqjen e opozitës së majtë

VOTA F.2

GJERMANI: Qeveria nuk do të ndikohet nga protesta e rrugës

GJERMANI: Qeveria nuk do të ndikohet nga protesta e rrugës

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88