16/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 qershor 1996

FRANC VRANICKI, DHJETË VJET KANCELAR I AUSTRISË

Sot, më 16 qershor 1996, kancelari i Austrisë, Franc Vranicki, mbush plot dhjetë vjet që qendron në postin e tij. Ai e ka drejtuar Austrinë me një dorë të sigurtë për një dekadë të tërë kthesash politike dhe është aktualisht kryetari më jetëgjatë i një qeverie pas kancelarit të Gjermanisë, Helmut Kohl. Franc Vranicki, 58 vjeçar, dikur lojtar i mirënjohur i basketbollit e më pas bankier e politikan i suksesshëm, njihet sot nga austriakët si simbol i stabilitetit të vendit. Përfaqësues i denjë i social-demokracisë austriake, franc Vranicki ka bërë betimin e tij si kancelar i vendit më 16 qershor të vitit 1986, dhjetë vjet më parë, pasi kishte shërbyer për një kohë si ministër i financave. Ai zëvendësoi Fred Zinovacin, në një kohë kur social-demokratët austriakë kalonin një proces të thellë reformimi dhe pas presidencës shumë të diskutueshme të Kurt Vald’haimit, ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ky i fundit, kryetar ceremonial i shtetit austriak, lider i Partisë Popullore e qendrës së djathtë, vuajti pozicionimin e ashpër ndaj tij të komunitetit ndërkombëtar si dhe refuzimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë vizën hyrëse për shkak të aktivitetit që Vald’haim kishte kryer në ushtrinë naziste të Adolf Hitlerit. Qysh në fillim të aktivitetit në postin e kancelarit, Vranicki u konsiderua nga opinioni i përgjithshëm si njeriu që do të vinte në vend imazhin e dëmtuar të vendit të tij. Në vitin 1991, Franc Vranicki, bëri një përshtypje të jashtëzakonshme në opinionin mbarëbotëror, kur në një fjalim të tillë vuri në Më tej f.2

Gjykata Kushtetuese i quan të vlefshme zgjedhjet e sotme

Edhe një jo tjetër ndaj PQ Gjykata Kushtetuese dje në mbrëmje ka rrëzuar njëzëri padinë e bërë nga partia e polit kundër KQZ për shpalljen të paligjshme të zgjedhjeve të 16 qershorit që zhvillohen sot. Padia e dorëzuar para 48 orëve është e vetmja në Gjykatën Kushtetuese që jo vetëm është gjykuar në një kohë rekord, por dhe ka përfunduar në një kohë rekord. Vetëm 10 orë pasi është depozituar janë lajmëruar palët për të marrë pjesë në procesin gjyqësor. Në seancën e filluar dje në orën 10.00 kanë qenë përballë Arben Imami dhe Gaqo Apostoli si palë e paditëse dhe KQZ si palë e paditur. Polistët pretendonin se KQZ ka shkelur ligjin së bashku me Presidentin që kanë dekretuar më datën 7 qershor ribërjen e zgjedhjeve në 17 zona elektorale, pasi sipas ligjit elektoral kjo e drejtë u ka humbur që më datën 2 qershor 1996. Ata kërkonin pezullimin dhe deklarimin të paligjshëm të këtij vendimi të KQZ dhe më 16 qershor të mos bëheshin zgjedhje. Por padia është kundërshtuar ashpër nga Komisioni i Zgjedhjeve. Kandidatët për deputetë e marim “mandatin” nga komisionet e zonave dhe KQZ vetëm sa ka njoftuar rezultatet që ka marrë prej komisioneve të zonave. Ajo nuk ka bazë ligjore pasi Komisioni kishte kohë për të shqyrtuar mangësitë dhe sapo ato i mori në shqyrtim, brenda 10 ditëve nga koha e paraqitjes, beri propozimet për dekretimin e tyre. Kushtetuesja në vendimin e saj arriti në konkluzionin se KQZ ve vendimet që ka marrë nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka vepruar në pajtim të plotë me kërkesat e ligjit dhe brenda kompetencave. Poli i Qendrës u “shkeput” nga aleatët socialistë dhe për të krijuar imazhin se janë për dialog dhe jo për dhunë kanë kërkuar që zgjedhjet në 17 zona të jenë në test për përsëritjen e zgjedhjeve në shkallë vendi. Por ka reaguar ashpër PD e cila ka krijuar të dyja partitë inekzistente. Të gjitha këto diskutime i ka fshirë nga axhenda e ditës - vendimi i djeshëm i bërë publik nga Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Rustem Gjata, i cili ka argumentuar se si në caktimi i 17 zonave, si firmosja e përsëritjes së tyre më 7 qershor, ashtu dhe dekretimi i tyre nga presidenti i Republikës janë konform ligjit. B. M.

SOT SFIDA PRESIDENCIALE NË RUSI

Faqe 4 - 5

DY DITË, TRE QËNDRIME

Në një hark kohor prej dy ditësh “Poli i Qendrës” ndryshon tre herë qëndrimet e tij lidhur me zgjedhjet e sotme. Ndryshe nga PS, e cila duket se ka vendosur t’i qëndrojë besnike idesë së bojkotimit të të gjithë procesit zgjedhor që po vazhdon pas asaj që ndodhi më 26 maj, krerët e PQ-së, gjatë këtyre ditëve dhanë shenja se po lëviznin nga “istikami”. Vetëm pak ditë më parë, liderët e PQ-së u shprehën Më tej f.2

KOHË TË VËSHTIRA PËR ITALINË

F.8

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986 /110 Tel/Fax 259 88