Më në fund Shqipëria do të ketë një parlament pa komunistë ose të paktën pa bishtat e tyre.
Pavarësisht nga rrethanat, në të cilat u krijua një situatë e tillë, gjithsesi kjo përbën një hap pozitiv për zhvillimet e mëtejshme të jetës së vendit dhe kjo, jo vetëm në aspektin politik. Gjatë këtyre pesë vjetëve, duke filluar nga parlamenti me shumicë komuniste, i zgjedhur më 31 mars të 1991-shit e deri tek parlamenti i fundit, duhet pranuar se pavarësisht nga përbërja, mentaliteti komunist ka dominuar në disa momente kyçe. Kështu, kur erdhi puna për të formuluar një ligj më adekuat për problemin e kthimit të pronave, edhe parlamenti i dominuar nga PD-ja, mbeti brenda caqeve të ligjit 7501, të miratuar nga parlamenti i më-parshëm, i kryesuar nga ish-komunistët e caktuar nga Ramiz Alia. E njëjta gjë ndodhi edhe me disa ligje të tjera, të cilat kanë ndikuar negativisht përsa i përket zhvillimit të luftës kundër komunizmit. Ishte e qartë se nën peshën e presionit të një numri relativisht të madh deputetësh të PS-së, nuk mund të shkohej edhe shumë larg në këtë drejtim. Këtu nuk mund të injorohet edhe roli negativ i një pjese deputetësh të vetë PD-së, të cilët pothuaj gjatë gjithë kohës kanë qenë më pranë pozicioneve të PS-së dhe aleatëve të saj se sa me prog
Lexo faqen 2
Socialistët të
Konspiracioni i “Polit të Qendrës”
Dje, legjislatura e 13 marsit mori rrogën e fundit
Dje, deputetët e legjislaturës së 13-të, që sapo mbaroi, kanë marrë rrogën e tyre të fundit.
Ka qenë hera e fundit që par-
Socialistët të tradhëtuar
Ditët e fundit nga radhët e PQ-së doli një propozim lidhur me një kompromis me PD-në, kompromis, i cili bëri bujë të madhe në qarqet politikë shqiptare.
Forcat politike përbërëse “Polin” vendosën të hiqnin dorë nga bojkotimi, duke i parashtruar disa kushte PD-së për të marrë pjesë në turin zgjedhor të 16 qershorit. Në këtë mënyrë “PQ” i shkaktoi të çarën e parë aleancës së tij me PS-në. Një gjë e tillë nuk mund të mos konsiderohej edhe si një tradhëti nga PS-ja; nga “dreka e fitore” së saj PQ kishte shpresuar të lepinte ndonjë kockë.
Por, në konferencën për shtyp të PD-së, dje pasdite, u zbulua se, në mënyrë sekrete, përfaqësues të PQ kishin kërkuar të bënin traktativa me PD-në gjithnjë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Fjala është për një propozim tjetër të PQ-së, ku PAD dhe PSD kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve të 16 qershorit, në mënyrë që të përgatiteshin për të marrë pjesë në zgjedhje. Ky flirt i fshehtë me PD-në është tradhëtia e dytë e bërë partisë e PQ-së, socialistëve, të cilët siç po tregojnë të gjitha shenjat, po përgatiten të kalojnë një periudhë të mbushur me trazira.
I. Z.
Komisioni Qendror njofton përfundimin e zgjedhjeve
Kryetari i komisionit Qendror të zgjedhje E. Kapidani (në qendër) gjatë konferencës së djeshme të shtypit
Komisioni Qendror njofton përfundimin e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vjen një konferencë shtypi të organizuar dje në orët e para të mëngjesit në Pallatin e Kongreseve, ku ka dhe selinë e tij, konfirmoi se të 17 zonat elektorale i ka fituar PD. Nga të dhënat që dispononte KQZ rezulton se pjesëmarrja në zgjedhje ishte shumë e lartë. Në 17 zonat në të cilat u ribënë zgjedhjet pas shkeljeve që u vunë re më 26 maj 1996, kanë marrë pjesë 68% e zgjedhësve të regjistruar. Më 16 qershor nuk morën pjesë vetëm 18% e atyre zgjedhësve që morën pjesë më 26 maj. Edhe pse në zonat elektorale morën pjesë mbi 8 parti, asnjëra prej tyre - përveç PD - nuk ishte në gjendje të konkurronte për të fituar një vend në Parlamentin e ri. Pjesëmarrja më e madhe e votim u vu re në Peqin, Berat, Pukë, Vlorë dhe Elbasan ku e kalonte shifrën 70%. Rezultatet përfundimtare, konfirmoi Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ed-mir Kapidani, do të jepen së shpejti. PD me 17 zonat e fituara dje e çoi në 106, numrin e zonave të fituara në zgjedhjet e 26 majit 1996, pa llogaritur numrin e deputetëve që do të fitojnë karriken parlamentare me anë të sistemit proporcional të cilët llogariten të jenë rreth 21. Po ashtu në Konferencën e shtypit njëri prej anëtarëve të KQZ shpjegoi para gazetarëve dhe të gjitha provokimet e Frontit të Kuq, të deklaruara nga vetë [teksti i prerë në figurë].
PD shton në mënyrë të ndjeshme numrin e karrikeve parlamentare. Në të 17 zonat elektorale të 16 qershorit ajo ka fituar bindshëm ndaj kundërshtarëve të saj të djathtë. Elektorati i Delvinës, skualifikon dhe Vasil Melon.
rrogën e fundit
Dje, deputetët e legjislaturës së 13-të, që sapo mbaroi, kanë marrë rrogën e tyre të fundit.
fundit që parlamentaret, kolegë prej katër vjetësh, i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit, por edhe arkëtarit të Kuvendit Popullor. Deputetët e PD-së madje edhe i ngushëlluan homologët socialistë, për “humbjen” e thellë, në zgjedhjet e fundit dhe u thanë se çdo gjë mund të rregullohej nëse do të kishte më shumë mirëkuptim midis tyre. Nga ana tjetër, shumica e atyre deputetëve të PD-së, nuk do të hyjnë më edhe vetë në Kuvendin Popullor të ardhshëm, jo sepse nuk fituan në 26 maj e më pas, por sepse nuk u kandiduan fare nga partia e tyre. E njëjta situatë edhe me socialistët, veçse ata u kandiduan, por nuk fituan, sepse siç thonë ata “votat u manipuluan”. Megjithatë të dy grupet, si edhe socialdemokratët (njëri prej këtyre u ankua se monedhat dukeshin si “të ngrëna nga miu”) apo aleancistët, dolën dje së bashku, me paketat e bardha të 27 mijë lekësh në duar.
A. S.
Qeveria e zgjeron rrethin e atyre që duhet të tregojnë xhepat
F.3
Anglia dhe Hollanda nuk bën dakord për barazim
PD shton në mënyrë të ndjeshme numrin e karrikeve parlamentare.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë,
Nr. Llog. BTK 986/110
Tel/Fax 259 88