21/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 qershor 1996

STRASBURGU KËRKON ZGJEDHJE

Në mbledhjen e djeshme të Parlamentit Evropian Shteti shqiptar është ndodhur në një pozitë tepër të vështirë gjatë këtyre ditëve të fundit. Pikërisht atëherë kur mendohej se dalëngadalë po e hidhte lumin, nga jashtë filluan të vijnë sinjale jo fort të këndshme për pushtetin dhe vetë presidentin Berisha. Dy ditët fundit, nga SHBA, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Nicolas Burns, lëshoi në drejtim të Tiranës një mesazh me tone shumë më të ashpra se deklarata e pardokohshme e Departamentit të Shtetit, e cila kërkonte përsëritjen e zgjedhjeve në një numër të konsiderueshëm zonash, aty ku shkeljet kishin qenë flagrante. Burns, ndërmjet të tjerash e kritikonte Tiranën dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në 17 zona pa marrë më parë mendimin e përfaqësuesve të OSBE-së. Nga ana tjetër, Burns, vuri në dukje faktin se SHBA po nxit një iniciativë ndërkombëtare për të zgjidhur krizën politike të krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve të 26 majit, ku pati shkelje flagrante dhe parregullsi të shumta. Kjo ishte një tregues i cili nxirrte në pah faktin se Evropa, SHBA dhe organizmat ndërkombëtarë e kishin humbur së tepërmi besimin e tyre tek shteti shqiptar përsëri përket predispozicionit të tij për të vazhduar në rrugën e zhvillimeve demokratike. Ashtu siç theksohej edhe në deklaratën e Departamentit të Shtetit, të bërë fill pas zgjedhjeve dhe ngjarjeve që pasuan dy ditë më pas në sheshin “Skënderbeg”, Shqipëria tregoi se ishte hapur prapa lidhur me demokracinë. Ishte me të vërtetë e trishtueshme vetëm ideja e shprehur në atë deklaratë ku zgjedhjet e vitit 1992 cilësoheshin si më demokratike në krahasim me këto të zhvilluara më 26 maj. Por, një lajm me të vërtetë shqetësues do të vinte dje në orët e vona të pasdites nga Strasburgu. Parlamenti Evropian, i mbledhur dje pasdite, ndërmjet disa çështjeve të tjera, mori në shqyrtim edhe problemin e zgjedhjeve në Shqipëri. Pasi shqyrtoi raportimet e bëra nga përfaqësues të OSBE-së dhe vëzhgues të tij, ai doli me vendimin që Shqipërisë t’i rekomandohej anulimi i zgjedhjeve të 26 majit dhe në një kohë të përshtatshme të zhvilloheshin zgjedhje të tjera, por të ndershme. Nga ana tjetër, dhe kjo është ndoshta një goditje edhe më e fortë për pushtetin tek ne, që qeverive të 15 vendeve të BE-së, u rekomandohet që me mar-Më tej f.2

Jelcin shkarkon tre zyrtarë të lartë

Presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, ka shkarkuar gjatë ditës së djeshme, tre zyrtarët e lartë konservatorë duke përfshirë edhe vetë komandantën e gardës së tij, Aleksander Korzhakov. Dy të shkarkuarit e tjerë janë përkatësisht zëvendëskryeministri i parë i qeverisë aktuale, Oleg Soskovec dhe kryetari i shërbimit të sigurimit federal, Mikhail Barzukov, siç është bërë e ditur këto shkarkime janë bërë pasi gjatë natës janë arrestuar auditërisht në ndihmës të fushatës presidenciale të vetë Boris Jelcinit. Kryetari i ri i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ish-gjenerali Aleksander Lebed ka deklaruar për gazetarët se këto dy arrestime janë bërë në kuadrin e një strategjie që synonte pengimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend.

Çami, Murra, Asllani — they will spend the rest of their lives in prison

Çami, Murra, Asllani - do e ngrysin jetën në burg Faqe 3

SHQIPTARËT NUK LEJOHEN TË LAHEN NË PISHINA

SHQIPTARËT NUK LEJOHEN TË LAHEN NË PISHINA Faqe 4

PASAPORTA E KUQE SHPEJT JASHTE PERDORIMIT

PASAPORTA E KUQE SHPEJT JASHTE PERDORIMIT Faqe 4

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Te/Fax 259 88